E hënë, 16/09/2019, 21:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Përse evropianët po pranojnë Islamin?
Përse evropianët po pranojnë Islamin?
 
Shkruar nga Peter Ford
 
PARIS - Mary Fallot është një e konvertuar e re në Islam. Ajo e pranoi Islamin tre vjet më parë, pasi i kishte bërë vetes shumë pyetje shpirtërore të cilat nuk kishin gjetur zgjidhje në Katolicizmin e fëmijërisë së saj. Ajo thotë se dyshimet që ngre feja e saj e re te të tjerët janë "të dhimbshme” për të. "Për mua,- shton ajo,- Islami është një mesazh dashurie, tolerance dhe paqeje."
Ky është një mesazh që po tërheq gjithnjë e më shumë evropianë në një kohë kur kureshtja për Islamin është rritur që prej 11 Shtatorit 2001, pohojnë hulumtues muslimanë dhe jomuslimanë. Edhe pse nuk ka shifra precize, vëzhguesit që monitorojnë popullsinë islame evropiane vlerësojnë se disa mijëra burra e gra konvertohen në Islam çdo vit.
Hulumtimet tregojnë se shumica e të konvertuarve janë femra, por, në kundërshtim me perceptimin e përgjithshëm, vetëm një pjesë e vogël konvertohen për t’u martuar me muslimanë.
"Kjo ka qenë mënyra më e zakonshme e konvertimit, por kohët e fundit më shumë gra janë duke u konvertuar për shkak të bindjeve të tyre", thotë Haifa Jawad, e cila jep mësim në Universitetin e Birmingham-it në Britani.
Fallot qesh kur e pyesin nëse konvertimi i saj kishte të bënte me jetën e saj dashurore. "Kur u thashë kolegeve në punë se isha konvertuar, reagimi i parë i tyre ishte të pyesnin nëse kisha një të dashur musliman", mban mend ajo. "Nuk mund ta besonin se isha konvertuar falë vullnetit tim të lirë. Në fakt,- shpjegon ajo,- më ka pëlqyer mënyra se si Islami kërkon një afërsi me Zotin. Islami është më i thjeshtë, më rigoroz dhe më i lehtë sepse është eksplicit. Unë isha në kërkim të një sistemi vlerash; njeriu ka nevojë të pasojë rregulla dhe sjellje në jetë. Krishterimi nuk m’i jepte të njëjtat pika referimi."
Këto arsye reflektojnë mënyrën e të menduarit të shumë femrave të konvertuara në Islam, mendojnë ekspertët që e kanë studiuar këtë dukuri. "Shumë gra po reagojnë ndaj pasigurive morale të shoqërisë perëndimore", thotë Dr. Jawad. "Atyre u pëlqen ndjenja e përkatësisë dhe e kujdesit që ofron Islami."
Të konvertuarit e tjerë janë të tërhequr nga "një ide e caktuar e femërores dhe e burrërores që ofron Islami," sugjeron Karin van Nieuëkerk, që ka studiuar dukurinë e konvertimit te femrat holandeze. "Ka më shumë hapësirë për familje dhe mëmësi në Islam dhe gratë nuk janë objekte seksi", shton van Nieuëkerk.
"Në të njëjtën kohë,- thotë Sarah Joseph,- një e konvertuar angleze që ka themeluar revistën "Emel," një revistë mbi mënyrën islame të jetesës, "ideja se të gjitha gratë e konvertuara janë në kërkim të një mënyre jetese familjare larg nga ekseset e feminizmit perëndimor nuk është plotësisht e saktë."
"Disa të konvertuar i japin vendimit të tyre një kuptim politik”, thotë Stefano Allievi, një profesor në Universitetin e Padovës në Itali. "Islami ofron një spiritualizim të politikës, ofron idenë e një urdhri të shenjtë, por kjo është një mënyrë më mashkullore e të kuptuarit të botës dhe rrallë i josh femrat”, shton ai.
Pasi marrin vendimin për t’u konvertuar, disa të konvertuar i marrin gjërat me nge, duke iu përshtatur zakoneve islame pak nga pak. Fallot, për shembull, nuk është ende gati të mbajë mbulesën islame, edhe pse ka veshur rroba më të gjata e më të gjera se më parë.
Disa të tjerë nuk vonohen, të shtyrë edhe nga ekzotizmi i fesë së re, dhe bëhen më të devotshëm sesa anëtarë të tjerë të bashkësisë islame që kanë lindur muslimanë.

The Christian Science Monito
27 dhjetor 2005

Përkthyer me shkurtime nga Eglantina Muça
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 918 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2019