E premte, 10/01/2025, 06:10
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Përse është haram alkooli?
Përse është haram alkooli?

 
Një njeri i cili nuk kuptonte ose nuk dëshironte të kuptonte arsyen përse është haram alkooli shkoi tek një dijetar dhe e pyeti: - A më bën dëm po të ha pak rrush? - Jo nuk të bën dëm. - Po sikur të ha pak bar pas rrushit? - Nuk të ndodh asgjë, mund të hash. - Po sikur të pi edhe pak ujë a më bën dëm? - Jo, nuk të bën dëm.
 
Burri mbeti shumë i kënaqur nga këto përgjigje dhe tha:

- Por, nëqoftëse përzien këto të trija bëhet një verë shumë e mirë... po t'i përziej këto në stomak nuk është haram, përse atëherë bëhet haram t'i përziej para se t'i fus në stomak?

Dijetari buzëqeshi, morri një grusht dhe, dhe e pyeti burrin:

- Po ta hedh këtë dheun a vritesh?
- Jo!
- Po të hedh edhe pak ujë a vritesh?
- Jo!
- Po të të lë të presësh pesë minuta në diell a ndien dhimbje?
- Jo, nuk ndiej.

Atëherë dijetari vazhdoi:

- Po t'i bashkoj dheun, ujin dhe nxehtësinë e diellit dhe më pas të godas në kokë çfarë ndodhë?

Burri kur dëgjoi këto fjalë vuri të dy duart në kokë dhe filloi të bërtiste:

- Ah koka... ah koka!
- Nuk po të gjuan askush me tullë në kokë tani, çfarë ke që bërtet?
- Nuk po më gjuan me tullë, por fjalët që i the më ranë në kokë më të rënda se tulla, u përgjigj burri.
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (23/05/2010)
Klikime: 1362 | Ranguar: 4.5/4
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025