E premte, 29/03/2024, 01:11
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Urtësi

Përgjigjet e shpejta të imam Shafiut

 

Një grup dijetarësh ishin xhelozë ndaj imam Shafiut. Menduan një ditë t’i bëjnë një kurth me disa pyetje në lëmin e fikut, madje në prezencë të emirëve dhe kalifit Er-Reshid. Kalifi kishte kureshtje të veçantë ndaj këtij dijetari.

Pyetja e parë:

Çfarë mendimi ke nëse një njeri ka therur një dele në shtëpi, më pas ka dalë nga shtëpia për një nevojë dhe pasi është kthyer u ka thënë familjarëve: -Hani ju nga delja, kurse për mua është haram (e ndaluar).

Pasi mendoi një çikë, Shafiu u përgjigj: Ky njeri ka qenë idhujtar (mushrik), e ka prerë delen në emër të idhujve. Kur ka dalë nga shtëpia për nevojat e veta, Allahu i Lartësuar e udhëzoi në Islam, kështu ju bë haram delja e therrur. Më pas familjarët e pranuan Islamin dhe për të gjithë u bë haram ngrënia e deles.

Pyetja e dytë:

Dy muslimanë të logjikshëm kanë pirë alkool. Njëri prej tyre merr dënimin, kurse tjetri jo.

Mendoi pakëz dhe tha: Njëri prej tyre ka qenë në moshën madhore (dhe është penalizuar), kurse tjetri ka qenë fëmijë.

Pyetja e tretë

Pesë persona kanë bërë zina me një grua. I pari prej tyre vritet. I dyti gurëzohet (rexhm). I treti dënohet (hadd). I katërti merr gjysmën e dënimit (haddit). Ndërsa tjetri asgjë.

Mendoi pakëz dhe tha: I pari ekzekutohet sepse ai e ka bërë hallall zinanë dhe është bërë murted dhe vrasja e tij është vaxhib. I dyti gurëzohet (rexhm) sepse ka qenë i martuar. I treti dënohet (hadd) sepse ishte beqar (i pamartuar). I katërti ishte rob dhe merr gjysmën e dënimit. Kurse i pesti ka qenë i çmendur.

Pyetja e katërt:

Një njeri ka falur namaz. Kur ka dhënë selam në të djathtë ka shkurorëzuar gruan, kur ka dhënë selam në anën e majtë i prishet namazi dhe kur shikon në qiell i bëhet obligim dhënia 1000 dërhemë.

Mendoi pakëz dhe tha: Kur ka dhënë selam në anën e djathtë, ka parë burrin e gruas së vet, e cila është martuar pa prezencën e tij dhe menjëherë e ka shkurorëzuar gruan e vet. Kur ka dhënë selam në anën e majtë në rroba ka parë ndyrësi, kështu që namazi i është prishur. Ndërsa kur shikoi në qiell, pa hënën e re (fillimin e muajit) dhe iu kujtua borxhi që kishte për të kthyer.

Pyetja e pestë:

Çfarë thua për një imam i cili ishte duke u falur me katër veta në xhami dhe ka hyrë te ata një njeri. Pasi imami jep selam, duhet të vritet imami, ndërkohë që dënohen (xheld) katër veta (katër xhamatlinj) dhe rrënohet xhamia deri në themel.

Mendoi pakëz dhe tha: Njeriu i cili ka hyrë ka pasur një grua. Ai ka udhëtuar dhe e ka lënë gruan në shtëpinë e vëllait të vet. Imami e ka vrarë vëllanë e këtij dhe ka pretenduar se kjo femër është gruaja e të vrarit dhe imami me këtë grua është martuar. Gjithashtu këta katër veta (xhmatlinj) kanë qenë dëshmitarët e imamit. Kurse xhamia ishte shtëpia e të vrarit, që imami e kishte shndërruar në xhami.

Pyetja e gjashtë:

Çfarë thua për një njeri i cili ka marrë një gotë me ujë për të pirë. Ka pirë një
pjesë hallall, kurse pjesa tjetër e mbetur i është bërë haram.

Mendoi pakëz dhe tha: Njeriu në fjalë ka pirë gjysmën e gotës, ndërkohë ka rrjedh gjaku nga hunda në ujin e mbetur. Është përzier uji me gjakun kështu që i është bërë haram uji i mbetur në gotë.

Deri në këtë moment duroi kalifi Reshid, por nuk mundi të përmbahet dhe ta fshehë admirimin që kishte ndaj Shafiut për shkak të zgjuarsisë, shkathtësisë së tij, cilësisë së të kuptuarit. Ai i tha: -Ke sqaruar dhe qartësuar me shumë shkathësi. Ndërsa imam Shafiu i tha kalifit: -Allahu të dhëntë jetë të gjatë. Unë kërkoj që t’i pyes këta dijatarë vetëm me një pyetje. Nëse përgjigjen, elhamdulilah, nëse jo, atëherëë shpresoj që këta ta ndalin komplotin e së keqes ndaj meje. Rashidi i tha Shafiut: -Po, kështu do të jetë. Atëherë urdhëro dhe pyeti.
Imam Shafiu tha: -Ka vdekur një burrë dhe ka lënë trashëgim 600 derhemë. Motrës nga kjo pasuri i takon vetëm 1 dërhem. Atëherë si bëhet shpërndarja e trashëgimisë?
Dijetarët shikuan njëri-tjetrin një kohë të gjatë dhe nuk mundën t’i japin përgjigje Shafiut. Atëherë Reshidi e kërkoi përgjigjen prej Shafiut.
Ai tha: -Ky njeri ka vdekur dhe ka lënë pas vetes: dy vajza, nënën, gruan, 12-vëllezër dhe një motër. Kështu që dy vajzave u takojnë dy të tretat, pra 400 dërhemë; nënës i takon një e gjashta, pra 100 dërhemë; gruas i takon një e teta, pra 75 dërhemë, 12 vëllezërve u takojnë 24 dërhemë dhe motrës i ka mbetur vetëm një dërhem.
(400+100+75+24+1= 600)

Buzëqeshi kalifi Reshid dhe urdhëroi që Shafiut t’i japin 1000 dërhemë, por ai ua shpërndau të gjitha shërbëtorëve të pallatit.
 

 

Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu

Kategori: Urtësi | Shtuar nga: shpend-xhelili (19/04/2010)
Klikime: 1677 | Ranguar: 3.0/4
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024