E premte, 10/01/2025, 06:26
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Përgjegjësite e burrit dhe të gruas !!!
Përgjegjësite e burrit dhe të gruas !!!
 

Hadithe:"Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe të gjithë ju jeni përgjegjës për kopenë tuaj (atë amanet që u është lënë në përgjegjësi). Kryetari njerëzve i cili është kujdestar i tyre ëhtë përgjegjës për ta; burri është kujdestar për anëtarët e familjes së tij dhe përgjegjës për ta; gruaja është kujdestare për shtëpinë dhe fëmijët e burrit të saj dhe përgjegjëse për ta; robi është kujdestar për pronën e zotëriut të tij dhe përgjegjës për atë.” (El-Buhariu, Musli)

"…Gruaja është kujdestare për shtëpinë dhe fëmijët e burrit të saj dhe përgjegjëse për ta…” Përgjegjësia e burrit është njohur dhe është përmendur në temat e mëparshme. Por cila është përgjegjësia e gruas? Dikush ka thënë: "Ajo ka përgjegjësi të rëndësishme. Përveç që ajo është përgjegjëse për të edukuar fëmijët e saj në frymën islame, ajo është burim i dashurisë dhe i mëshirës në shtëpi dhe përgjegjëse për vazhdimin e të njejtave. Gruaja nuk është vetëm ajo e cila i dhuron burrit dhe fëmijëve të saj dashuri, dhembshuri dhe mëshirë, mirëpo ajo qëndron pas vazhdimësisë së këtyre faktorëve. Ajo është e cila i siguron familjes ngrohtësi, dritë dhe lumturi. Burrin e gëzon kur në buzët e gruas së tij sheh buzëqeshjen; kur të shikojë në sytë e saj dhe vëren shikimet plot ngrohtësi dhe dashuri si dhe bukurinë e natyrshme të syve të saj. Kjo është detyrë e madhe në supet e gruas, sepse në përgjithësi, ajo me vullnetin e saj kontrollon këto gjëra më shumë se burri. ا’është e vërteta, gruaja në të gjitha situatat është shtylla e familjes, dhe mbi supet e saja bien përgjegjësi të shumta. Për sa i përket në lidhje me burrin e saj, ajo është përgjegjëse deri në një masë të madhe për përmirësimin e gabimeve të tij, prandaj edhe për udhëzimin e tij në rrugë të drejtë dhe për përmirësimin e sjelljeve të tij. Në situata të cakuara, mund të ndodhë që burri në njëfarë mënyre të devijojë nga sjellja e drejtë. Në raste të këtilla shfaqet personaliteti i gruas, se sa është ajo e gatshme të ballafaqohet trimërisht me kësi situata; se sa është e gatshme të mirret me këtë çështje me maturi, vendosmëri e kujdes. Ajo duhet të përpjeket ta kthejë burrin e saj në rrugë të mirë, e pastaj të vazhdojë ta ruajë familjen e saj nga sprovat e jetës. Kurse, poqë se ajo bie në sëmundjen e hakmarrjes dhe inatit, kjo do të paraqiste shkatërrim për lidhjen e tyre.

Disa mendjelehtë konsiderojnë se funksioni dhe puna e gruas në shtëpi është e lehtë dhe nuk kërkon nga ajo t’i përkushtohet asaj pune gjatë tërë ditës. Ky gjykim është injorant. Meqenë se shumica e barrës së edukimit të fëmijëve i bie gruas, ajo ka nevojë të studiojë dhe të vrojtojë në mënyrë që të jetë e suksesshme në funksionin apo përgjegjësinë e saj në të cilën aludon ky hadith i Pejgagmberit Muhammed. Për më shumë, është e nevojshme që ajo të jetë e qetë, larg nga tensionimet të cilat shumë shpejt barten te fëmiu në fazën embrionale dhe në fazën kur ai është në gji të nënës gjë që shkakton rreziqet më të këqia, siç e vërtetojnë këtë provat e psikologjisë. Dr.Muhammed Muhammed Husejn pohon: "ثshtë e qartë se puna e parë e gruas të cilën askush tjetër pos saj nuk mund ta kryejë, është lindja dhe ruajtja e llojit, meqë ndërtimi organik mashkullor nuk mundëson mbajtjen e embrionit e as gjithënien e fëmiut. ثshtë e njohur se ngarkimi i gruas me punë le gjurmë në disponimin dhe në nervat e saj. Po ashtu është e njohur se këto gjurmë barten tek embrioni i saj në shtatzani dhe te fëmija i saj në gjidhënie. Për më tepër, disa embriologë flasin për trashëgiminë e cilësive të cilat janë prezente te babai dhe nëna në momentin e fekondimit dhe gjatë shtatzanisë. Prandaj, gruaja e cila mban embrionin i cili zhvillohet në të ka nevojë të jetë e qetë nga tendosjet nervore dhe ngarkesat muskulare e mendore, ngase këto lënë gjurmë të këqia në fëmiun e saj në bark si dhe në periudhën e gjidhënies. Detyra më e madhe e gruas pra, është ruajtja e shëndetit të llojit njerëzor. Më tutje, asaj duhet t’i ipet rasti i plotë për t’iu përkushtuar fëmijës së saj aq sa ka nevojë që nën kujdesin e saj të formohet trupi, mendja dhe morali i fëmijës, në mënyrë që në të të mbjellë virtytet e larta dhe të largojë veset. Kjo gjë nuk arrihet shpejt, mirëpo për këtë nevojitet mbikëqyrje dhe kujdes i vazhdueshëm derisa virtytet të nguliten në fëmiun dhe veset të çrrënjosen nga personaliteti i tij. Vepra e mirë duhet të përsëritet disa herë derisa të përvetësohet nga fëmiu dhe në anën tjetër që vepra e keqe të mos ngulitet në personalitetin e tij qortimi duhet të përsëritet. Kjo mbikëqyrje nuk duhet të injorohet, sepse vetëm nëna, që karakterizohet me durim dhe jolodhje, është ajo e cila zbulon shkaqet e sëmundjeve te fëmijët para se të jetë vonë për shërimin e tyre. Mendimi se gjithë lidhja e nënës me fëmiun e saj mbaron në shtatzëni dhe në lindje e zbret njeriun në shkallën e kafshës. Njeriu veçohet me kujdes të gjatë për fëmijët e tij, kujdes i cili nuk është vetëm ushqimor, siç është te kafshët, mirëpo ky kujdes te njeriu është edhe moral dhe intelektual. Pikërisht kjo është një nga shkaqet më të rëndësishme të progresit njerëzor, meqë ai trashëgon përvojat e gjeneratave të kaluara, gjë që i mundëson kursimin e kohës dhe mundit që shpenzon në përsëritjen e përvojës.

"All-llahu i Lartëmadhërishëm do të pyesë secilin kujdestar për amanetin e tij nëse e ka ruajtur apo e ka humbur. Bile do të pyesë edhe burrin për anëtarët e familjes së Tij.” (En-Nesaiu, Ibën Hibbani)
Martesa – kënaqësi dhe përgjegjësi

Jeta martesore nuk është vetëm kënaqësi

Bashkëshortët si besimtarë të mirë duhet të kenë horizonte të gjera të njohurisë dhe në kohë të lirë të shfletojnë shumë e të studiojnë Islamin thellësisht dhe t’ua mësojnë këtë edhe muslimanëve dhe muslimaneve të tjerë. Gjithashtu ata duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre sipas kultures së mirfilltë islame, e të mos kredhen tërë kohën në pushim dhe argëtim dhe të kënaqen me atë që mësojnë fëmijët e tyre në shkollë. Shpeshherë lënja pas dore e kësaj detyre ka shkaktuar pasoja të padëshirueshme për prindërit, bile-bile ka shkaktuar edhe braktisjen e Islamit nga ana e fëmijve të tyre. Të mjerë këta prindër! Zoti ka thënë: "… Ne shënojmë veprat dhe gjurmët e tyre.” (Jasin, 12), kurse fëmijët janë gjurmët më të mëdha të prindërve që lënë në këtë botë dhe pas vdekjes. Pejgamberi ka thënë: "Kur vdes biri i Ademit ndërpritet puna e tij, përveç tri: lëmoshë rrjedhëse, dituri nga e cila njerëzit kanë dobi dhe fëmija i mirë i cili lutet për të."

Ajetet

"Dhe nga treguesit e Tij se Ai ju krijoi juve gra në mesin tuaj, që ju të gjeni prehje tek ato dhe Ai vendosi mes jush dashuri e mëshirë. Vërtet që në të ka tregues të qartë për popullin që e vret mendjen. " (DS) (Err-Rrum, 21)

"O gratë e pejgamberit! Ju nuk jeni si çdo grua tjetër. Nëse ju i përmbani detyrimit (ndaj All-llahut), atëherë mos flisni me zë të ëmbël e duke u llastuar, se mos ndonjë me sëmundje në zemër (me hipokrizi ose dashakeq) shtyhet nga dëshira e ligë të lakmojë, por flisni të folur të ndershëm e të drejtë.
Dhe qëndroni në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në kohën e injorancës (para Islamit), faleni namazin, jepni zeqatin dhe bindiuni All-llahut dhe të dërguarit e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë (së Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t'ju pastrojë plotësisht.
Dhe kujtoni atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga vargjet e All-llahut dhe urtësinë (el-hikme, sunnetin e të dërguarit të All-llahut, rrugën e vertetë të vënies në jetë të islamit). Vërtet që All-llahu është gjithnjë më Dashamirësi, në dijeni të plotë për çdo gjë.” (El-Ahzab, 32-34)

Këto vargje të mëdha tregojnë se gruaja duhet të stoliset me disa cilësi dhe virtyte, sikur është të folurit si ka hije dhe pa pispillosje me burrat e huaj po që se ka nevojë të flasë me ta, të qëndrojë në shtëpi - mbretërinë e gruas - e cila me dorën e majtë përkund djepin e fëmijut dhe me të djathtën përkund botën, e me këtë ndikon në fatin e ummetit, bile në fatin e gjithë njërëzimit po që se edukon djemët dhe vajzat e saj sipas edukatës së drejtë islame. Një nga edukuesit ka thënë: ”M’i jepni frerët e edukimit, unë ju garantoj se do t’ua ndërrojë botën." Nga detyrat më të rëndësishme të gruas për të cilat flasin vargjet e sipërpërmendura është se ajo duhet ti ndihmojë burrit të saj në thirrjen në Islam. Në këtë mënyrë gruaja bëhët për burrin jo vetëm bukuroshe në shtrat, por edhe sekretareshë e tij që t’i ndihmojë dhe ta trimëroj atë në këtë rrugë.

Hadithet

I Dërguari i All-llahut ka thënë: "All-llahu e mëshiroftë burrin i cili ngritet natën për t’u falur dhe zgjon gruan e tij, e në qoftë se ajo refuzon, ai e stërpikë në fytyrë. All-llahu e mëshiroftë gruan e cila zgjohet natën për tu falur dhe zgjonë burrin e saj, e në qoftë se ai refuzon stërpikë fytyren e tij me ujë." (El-Bezari, E-Nesaiu. Sahih.)

Imam Ibnul-Kajjimi thotë: "Namazi i natës ndritë fëtyren dhe e zbukuron atë. Disa gra falnin shumë namaz natën, u kur pyetëshin përse e bënin këtë ato përgjigjeshin: - Namazi i natës e zbukuron fytyren, e unë dëshirojë të më zbukurohet fytyra.” (Reudatul muhibbine, f.120). Dhe nuk është kjo për t’u habitur, nga që namazi i natës fut në lëvizje trupin pas orëve të gjata të kaluara si i ngurtë, gjë që mund të shkaktojë arteriosklerozën për shkak të rënies poshtë të elementeve përbërës të gjakut. Veç kësaj, larja e fytyrës si pjesë e abdesit zbukuron më teper atë ngase e aktivizon më tepër qarkullimin e gjakut në të.
Në librin El-usratu fil-islam mbi komentimin e këtij hadithi qëndron: "ثshtë fotografi e bukur kur burrë e grua të dashuruar shijojnë ëmbëlësinë e adhurimit të Zotit. Në kohën tonë ka ndryshuar kanari dhe feja nuk ka vlerë te bashkëshortët. Ndonjëherë, në qoftë se burri është fetar i përkushtueshëm i mjafton kjo vetem për vete dhe sikur mendon që dikush tjeter është përgjegjës për gruan dhe familjen e tij! Kjo gjendje ka shkaktuar ka lënë gjurmët e veta në lëkundjen dhe dobësimin e themeleve të familjes…”

Nga gjerdeku në fushën e xhihadit

Në mënyrë që njeriu të jetë i pregaditur për martesë nuk duhet ta mashtrojë iluzioni se martesa do t’i sjellë lumturinë e përkyer pa asnjë njollë në të, se për ndryshe posa të hasë në vështiresi do të dëshpërohet. Ai duhet ta dijë që nga fillimi se martesa është institucion dhe se çdo institucion ka rregull dhe obligime, dhe se mund të has në disa probleme, mirëpo në përgjithësi ajo ia garanton mirëqenien në këtë botë dhe shpërblimin në botën tjetër për shkak të kënaqësisë, bashkjetesës dhe fëmijës më të cilin prindi kënaqët, i cili lutet për të dhe e nxitë të angazhohet edhe më tepër në punë. Kjo arrihet duke qenë i durueshëm në procesin e edukimit dhe karshi telasheve që shkakton martesa, ngase në kohë ndërrohen dita dhe nata dhe jeta nuk e ka vetem një anë…

Kur u vra Handhale ibn Ebu Amir në fushbetejë Pejgamberi tha: "Shokun tuaj po e lajnë melaqet.” Njerëzit e pyeten gruan e tij rreth asaj se çfarë donte të thoshte Pejgamberi. Ajo u tha atyre: "Posa dëgjoi kushtrimin për xhihad u përgjigj dhe doli ashtu i pa larë (xhunub).” (Et-Tirmidhiu, El-Hakimi. Sahih).
Sa i madh që ishte ky njeri, posa dëgjoi kushtrimin parapëlqeu të bie shehid mbi kënaqësinë e martesës! Me personalitete të tilla triumfojnë dhe ngrihen popujt.

Nga libri me titull "Tuhfetularus"
Muhammed El-Istanbuli
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (23/05/2010)
Klikime: 1375 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025