E mërkurë, 04/12/2024, 10:13
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Pendimi i vajzës së magjepsur

Pendimi i vajzës së magjepsur

Unë jam një vajzë Egjiptase që më ka udhëzuar All-llahu xh.sh. dhe më ka zgjuar prej pakujdesive para pak kohëve.
Tek ju do t’ua përcjelli ngjarjen time ndoshta do të keni dobi prej saj.
Jeta ime në tërësi ka qenë ngatërruese dhe zbukuruese, kam jetuar ashtu si dëshiroja për vetën time, kam dalur kur kam dëshiruar.
Më ka dhuruar All-llahu xh.sh. begati të shumta, mirëpo nuk kam pasur ndonjë dobi që vlen të ceket; përpos që kam shpenzuar tri të katërtat {¾} e pasurisë në blerjen e rrobave të ngushta dhe të shkurtra dhe kozmetikë për fytyren time, gjithmonë kam blerë parfumet më të shtrenjta dhe aromatike {erë të mira}.
Kështu  ishte pozita ime saqë disa fqinjë disa shokë kanë qenë të informuar për ardhjen time prej erës së parfumeve aromatike të cilat mund të nuhatshin prej së largu.
Isha e humbur në ndjekjen e modës prej filmave dhe pjesëve teatrale.
Isha një herë në një shëtitje eskursioni, ishim bashkë djem e vajza, u tallshim dhe këndojshim muzikë të ndaluar {haram}.
Dhe kjo vallahi është ajo çka e dëshirojnë armiqtë e Islamit prej rinisë muslimane, dëshirojnë që të jenë rinia sikurse shtazët e egra, nuk ka rëndësi te ata kërkimit ndaj epsheve.
Më kujtohet një herë ku isha në atë shëtitje të përzier me djem e vajza, kemi kënduar dhe i munërojshim llojat e barcoletave {shakave}, derisa e kemi bërë vozitësin të mërzitur, është penguar prej zërave tonë të lartë dhe nganjëherë na shiqonte neve me sy vjedhurazi.
U afrua një herë tek ne dhe dëshiroj që të na sprovon neve duke na thënë: A i dini ju të gjitha këngët?
I thashë atij me plot bindje: Po, nëse dëshiron që të këndojë unë mund të këndojë për ty?
Mirëpo ai nuk mu përgjigj mua dhe shkoi, pastaj u kthye dhe na pyeti për herë të dytë duke na thënë: A e dini ju përgjigjen e çdo gjëje {sendi}?
I thamë me plot bindje: Po, ne e dimë çdo gjë.
Tha ai: Pra do t’ua parashtroj juve një pyetje dhe përgjigjmuni mua për atë pyetje: Sa fëmijë i ka pasur Muhammedi s.a.ë.s.?
Heshtum të gjithë dhe nuk mundi askush nga ne që t’i përgjigjet kësaj pyetje për shkak të injorancës së thellë që na kishte kapluar.
Vallahi kjo është e vërtetë dhe nuk ka shtesë apo rritje në të, as unë nuk kam mundur t’i përgjigjem, sepse unë kam qenë duke u tallur me djelmoshat të cilët e kanë shitur këtë botë kalimtare me botën e përjetshme {me besimtarët e mirë} gjithashtu jam tallur dhe përqeshur me mbulesat e vajzave dhe gjithmonë u kam lëshuar atyre shprehje tallëse ndaj rrobave modeste të tyre.

Ndikimi i ambientit {rrethit} të mirë

Kam vazhduar në këtë gjendje derisa ka ardhë koha e udhëtimit për në Arabinë Saudite që të punojë atje.
Atje u befasova kur pashë se të gjitha gratë vishnin mbulesë të plotë, kam menduar në shikim të parë se atje {Saudi} mbulesen e veshin vetëm kur të hynë në punë dhe kur të dalin në treg apo në rrugë e hjekin atë {mbulesen}.
Kur arrita atje u befasova me ato dhe me veshjen e tyre në çdo vend pa përjashtim!! D.t.th. nuk e hjekun mbulesen kudo që janë.
Vallahi nuk kam imagjinuar se ka ndokund në botë të ngjajshme me këto forma prej mbuleses, modestisë dhe sjelljeve.
Pas një kohe të shkurtër të ardhjes sime {në Saudi} u takova në punë me një vajzë të mirë e cila njihte  nga feja një sasi të caktuar, më urdhëroi që të mbulohem, u tallsha me të dhe nuk mundesha që të ulem me të për shkak të fjalimit të saj të shumtë ndaj fesë dhe mbuleses.
Megjithë kundërshtimeve të mia ndaj saj, ajo asnjëherë nuk u dëshpërua duke më dhënë këshilla dhe përkujtime mua, mirëpo ajo mi dhuroi disa kaseta dhe disa libra të dobishme të cilat e ndryshuan formën time derisa kam filluar të anojë ndaj disa gjërave në fjalimet e saja.
Më begatoi All-llahu xh.sh. me një bashkëshort të mirë i cili e njihte mirë fenë e All-llahut xh.sh., me dëshirë më ka urdhëruar në fenë e Zotit, më urdhëroi që të falem.
Ndikoi shumë fjalimi i tij derisa i jam bindur mënyrës së tij të mirë që më ka tërhjek në rrugën e besimit.
Përderisa isha kështu u lëkunden ndjenjat e mia dhe u dridh ekzistenca ime kur e ndëgjova lajmin i cili erdhi sikur rrufeja se burri im kishte qenë në anijen me avull Egjiptase Salim Ekspres, e cila ishte përmbysur në thellësi të detit të kuq.
Ndodhi ky lajm i cili e dridhi furishëm shpirtin tim, nuk kam mundur ta kontrollojë veten time, sa kam qajtur derisa sytë e mi mu vërbuan, qajta me një të qajtur të vuajtshëm, mirëpo në fund u zgjova prej kësaj pakujdesie dhe i bëra pyetje të qarta vetes sime: Deri kur të jem kështu e pakujdesur?
Deri kur të vazhdoj të sillem e humbur e shejtani të më urdhëron në të këqija?
U sillen pyetje të shumta dhe të dyshimta prej këtij lloji.
Pas pak momentesh pas mendimeve dhe llogaritjes së vetvetes, u ngrita shpejt dhe shkova te ajo vajza e mirë, ndaj së cilës më parë i urrejsha tubimet me të, i mora një sasi kasetash muzikore dhe ia dhashë asaj që t’mi inçizon disa kaseta Kur’an, ligjërata dhe disa prezentime Islame.
E deklarova pendimin tim të sinqertë, u zotova në Zotin tim që të jetë qëllimi im në këtë botë  që All-llahu xh.sh. të jetë i kënaqur dhe qëndrimi im të jetë ne fenë e Tij.
Në realitet kurrë nuk kam menduar që një ditë unë do të mbulohem apo të largohem prej erërave më të mira gjatë daljes prej shtëpisë.
Dhe së fundi e falënderoi All-llahun xh.sh. me falënderime të shumta për udhëzimin tim dhe zgjimin tim prej pakujdesive para momentit të vdekjes.
All-llahu na ndihmoftë.

E përktheu Ejup Haziri
Nga libri: Pendimet e vajzave.

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/09/2009)
Klikime: 781 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024