Kthehu motër!
E porosis çdo motër të pakujdesshme ndaj përkujtimit të All-llahut dhe e cila është fundosur në kënaqësitë dhe epshet e kësaj dynjaje: Motër e dashur kthehu tek All-llahu xh.sh. Se për Zotin kënaqësia e çdo kënaqësisë është t'i bindesh All-llahut xh.sh. dhe po ashtu i drejtohem asaj që e gjenë zemren e saj të ngushtuar apo nuk mundet me e braktisë ndonjë mëkat, le të shkon vetëm një herë në vendin ku i pastrojnë të vdekurit dhe le t'i shiqon se si i pastrojnë të vdekurit dhe si i vendosin në qefin, se për Zotin kjo është prej këshillavë më të mëdhaja, e të mjafton vdekja këshillë. Dhe së fundi e lus All-llahun xh.sh. që të më jep mua dhe juve përfundim të mirë.
E përktheu Ejup Haziri E diele 28.04.2002 Kairo
Pendimi i vajzës e cila ndëgjoi thirrjen e vërtetë
Kam qenë këmbëngulse në urrejtje dhe mëkate. Sa e sa herë është përpjekur nëna ime që të më këshillon mua dhe të ma përmend poziten time derisa ka qajtur para meje, por e gjithë kjo ishte pa dobi. Kam vazhduar të shëtitem në rrugët e errëta dhe të trishtuara. Isha e humbur ndërmjet iluzioneve dhe imagjinatave, kështu që kur ardhke nata dhe e mbulojke dhe e mbulojke errësira, mendojsha se çka do të bëjë nesër, pastaj kur ardhke dita dhe shëndritke qartë me ndriqimin e saj, i bartsha ato mendime dhe gjykojsha me to. Nuk ishte asgjë për mua e rëndësishme përpos kësaj dynjaje! Humbja e kohëve pa ndonjë dobi dhe kalimi i orëve kurse unë isha ndërmjet muzikes dhe revistave, apo filmave shkatërrues. Isha e pakujdesur edhe në veshmbathje, duke veshur rroba të ndryshme derisa një ditë u lodha prej kësaj monotonie ditore dhe prej këshillave të nënës sime duke ma përkujtuar babain tim i cili kishte vdekur All-llahu e mëshiroftë atë.
|