Pendimi i nxënëses në duart e mësueses së saj
Thotë: Nuk di me cilat fjalë ta përshkruaj ndodhinë time? Apo me çfarë shprehjesh ta përmendi të kalueren time të cilën shpresojsha se nuk do ta regjistroja fare? Ka qenë prania ime e madhe te ndëgjimi i muzikes derisa unë nuk kam fjetur, dhe nuk jam zgjuar ndryshe përveq se me zërat e muzikes, ndërsa sa i përket serialeve dhe filmave mos pyet për ta gjatë ditëve pushimore ku nuk kam lënë pa shikuar asgjë deri në mëngjes. Në orët që zbret All-llahu i Madhërishëm në qiellin e kësaj dynjaje dhe thotë: A ka dikush që kërkon falje e t'ia fali atij? A ka ndonjë lutës që me lutet e t'ia pranoj lutjen e atij?. Dhe unë isha e pagjumë duke u zbavitur me filmat e humbur, ndërsa zbukurimi im dhe forma ime sikurse format e vajzave të pakujdesura, shembulli im në këtë moshë si një ndodhi e perëndimit, rrobat e ngushta dhe të shkurtëra, thonjët e gjatë, braktisja e mbuleses (hixhabit) dhe shumë e shumë të tjera.
Shembulli i ndikimit të mësimit të mirë
Në vitin e dytë të shkollës së mesme erdhi te ne nje mësuese e lëndës së kimisë. Ishte mësuese shumë e mirë dhe më ka tërhjekur morali i saj i mirë, përmendja e shumtë e zemres dhe lidhja e saj me lëndën e kimisë me fe. Një herë shkova te ajo dhe nuk e di çka më dërgoi te ajo, mirëpo ky ishte edhe fillimi, u ula te ajo dhe pasi që më vërejti kërkoi prej meje që t'i përgjigjem këshillave të saj me anulimin e ndëgjimit të muzikes dhe shiqimit të filmave. I thashë asaj: Nuk mundem. Më tha ajo: Bëre këtë për shkak timin. Thashë: Në rregull do ta bëjë për shkak tëndin dhe heshta pak, pastaj i thashë asaj: Jo për shkak tëndin por për All-llahun inshaallah. E kuptoi ajo kundërshtimin e hapur shpirtëror. Më tha do të bëhet kundërshtim i hapur ndërmjet teje dhe ndërmjet shejtanit dhe do të shiqojmë se kujt do t'i takon fitorja. Ka qenë lidhja e fundit në këtë ditë e mos pyet për gjendjen time, pas kësaj i ndëgjojsha prej së largu zërat e aktorëve në seriale (filma). A të filloj të shiqoj filma? Kështu do të më mund shejtani. Prej këtij momenti e lashë ndëgjimin e muzikes dhe shiqimet e filmave, mirëpo përafërsisht pas një muaji u ktheva veqanërisht në ndëgjimin e muzikes, nga këtu ngadhnjeu shejtani mbi mua megjithë dobësitë dhe mashtrimet e tij sikurse na ka lajmëruar All-llahu xh.sh. se shejtani ngadhnjen mbi ne për shkak të besimit të dobët që e kemi ne All-llahun xh.sh. Në vitin e tretë e që ishte viti i fundit erdhi te ne një mësuese tjetër që nuk mundesha t'i mbaj orët e saj, shprehjet e saja letrare dhe këshillat e saja. Ajo ka qenë mësuese e gjuhës arabe dhe në provimin e parë në lëndën e gramatikes erdha në një pozitë shumë të dobët me poena. Ajo mësuese në fleten e fundit kishte shkruar shprehje për qëllimin e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe domosdoshmërinë e shtimit të përpjekjeve. Më është ngushtuar toka me gjithë gjerësinë e saj me atë çka kam arritur në këtë shkallë me poena, mirëpo dhe ndoshta që urrejtja e një sendi është më i mirë për ju. Shkova te mësuesja duke i numëruar hapat dhe iu drejtova asaj: Për çfarë të drejte mi drejtove këto shprehje? Më mori mua duke më lajmëruar për qëllimin e sinqeritetit në kërkimin e diturisë dhe më tregoi për shumë gjëra tjera.
|