Pendimi i një mësuesi në duart e një nxënësi të vogël
Një ditë prej ditësh, djaloshi i cili nuk kishte kaluar moshën shtatë vjeçare u kthye nga shkolla duke qarë. Kur e pa nëna e tij e pyeti për shkakun e të qajturit? Ai i tregoi se njëri prej mësuesve të tij e kishte rrahur dhe e kishte fyer. Zemra e nënës nuk e përballoi dot këtë që i kishte ndodhur birit të saj. Të nesërmen, thirri në shkollë dhe e pyeti mësuesin për shkakun e rrahjes së birit të saj të vogël dhe se çfarë kishte bërë ai. i tha: Ai shumë lozë në klasë, flet shumë e poashtu lëviz tepër, ai refuzoi nënshtrimin ndaj urdhërave dhe u tregua i pasjellshëm. Nëna heshti dhe nuk dha asnjë përgjigje. Kur djali u kthye nga shkolla, ajo i tregoi çfarë i kishte thënë mësuesi. Djali tha: Po, kështu ka ndodhur. Shenjat e habisë u shfaqen në fytyrën e nënës dhe i tha djalit e hidhëruar: E pse e bërë këtë?! Përgjigja ishte e çuditshme, djali tha: Ngase mësuesi nuk është praktikues i fesë, thith duhanin e unë e kam këshilluar disa herë e ai nuk më dëgjoi!! Unë nuk dita se si ta shpreh ndryshe hidhërimin dhe urrejtjen time për veprën e tij përveç të tregohem i paedukuar në orën e tij. Kur dëgjoi nëna këto fjalë, shenjat e habisë dhe hidhërimit u larguan nga fytyra e saj, e sidomos duke ditur se ai është fëmijë i vogël në zemrën e tij bartë të gjitha kuptimet e pafajësisë. Mirëpo, ajo prapë se prapë donte ta vërtetonte këtë gjë. E thirri mësuesin dhe i tregoi për fjalët e djalit të saj. Atë e kapi njëfarë tronditje e i tha asaj: Pasha Allahun, atë që e ka thënë ai është e vërtetë, e unë prej këtij momenti pendohem nga çdo gjë që e hidhëron Allahun e Lartësuar, merita për këtë së pari i takon Allahut e pastaj ty dhe birit tënd të vogël.
Përktheu: Abedin Haxhiaj
|