E mërkurë, 04/12/2024, 09:55
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Pendimi i një djaloshi kundërshtar ndaj nënës së tij

Pendimi i një djaloshi kundërshtar ndaj nënës së tij

Një i ri kishte shkuar jashtë vendit që të shkollohet.
Pas përfundimit të shkollës së lartë kthehet në vendin e tij, martohet me një vajzë të pasur dhe të bukur.
Kjo vajzë ka qenë shkaktare në mjerimet dhe vuajtjet e këtij djaloshi po mos të përkujdesej All-llahu xh.sh. për të.
Thotë ky djalosh i cili dëshiron të jetë anonim: Më vdiq babai im dhe unë isha i vogël, kështu që mbeta nën përkujdesjen e nënës sime.
Nëna ime ishte shërbtore në shtëpi dhe kujdesej mirë për mua pasi që isha i vetmi fëmijë i saj.
Më regjistroi në shkollë dhe vazhdova derisa i përfundova mësimet e Universitetit.
Një herë erdhi nëna ime me një delegacion jashtë vendit ku mësoja, mu lut nëna ime ndërsa lotët ia kishin mbuluar sytë e saj, pastaj më tha mua: Ki kujdes ndaj vetes tënde o biri im dhe mos më ndërprit mua nga lajmet tua, dërgom mua ndonjë letër derisa të jem e qetë dhe e bindur për shëndetin tënd.
Pas një kohe të gjatë i përfundova mësimet dhe u ktheva në vendin tim, mirëpo u ktheva një njeri tjetër sepse kishte lënë gjurmë në mua “Civilizimi dhe kultura Evropiane”.
Pashë prapambeturi në fé dhe reagime, u bëra duke mos besuar tjetër përpos në jetën e kësaj bote të përkohshme.
U punësova në një profesion të lartë, pastaj fillova të kërkoj bashkëshorte derisa e gjeta atë, mirëpo nëna ime kishte zgjedhë për mua një vajzë besimtare, të matur dhe të kujdesur, mirëpo unë e zgjodha atë vajzën e pasur dhe të bukur sepse unë gjithmonë kam ëndërruar në jetën “Aristokrate”.
Gjatë gjashtë muajve të marteses sime, bashkëshortja ime ishte kundër nënës sime dhe më mashtronte mua derisa e kam urrejtur edhe nënën time.
Një ditë prej ditëve hyra në shtëpi dha ja bashkëshortja ime qante, e pyeta atë për shkakun pse qanë, mirëpo ajo mu përgjigj mua: Ose unë ose nëna jote në këtë shtëpi se nuk mund ta durojë më nga tani!!
Më kapi qmenduria dhe e përzura nënën time prej shtëpisë në këto momente hidhëruese.
Doli nga shtëpia duke qajtur dhe tha: All-llahu të dhashtë kënaqësi o biri im.
Pas një ore dola për t’a kërkuar nënën time, mirëpo pa ndonjë dobi, kështu që u ktheva në shtëpi, ndërsa bashkëshortja ime përpiqej që të më bind me mashtrimet e saja dhe me injorancën time që t’a harroj këtë nënë të shtrenjtë dhe të dashur.
U shkëputen lidhjet me nënën  time për një kohë të gjatë dhe gjatë kësaj kohe u sëmura prej një sëmundje të keqe dhe u detyrova të shtrihem në spital.
Nëna ime e kishte marrë vesh se unë gjindesha në spital dhe erdhi të më viziton, bashkëshortja ime në ato momente ishte tek unë dhe jashtë e kishte përzënë nënën time dhe i kishte thënë asaj: Djali juaj nuk ndodhet këtu!
Çka dëshiron nga ne? Largohu prej neve!
Ishte kthyer nëna ime prej nga kishte ardhur!
Dola nga spitali pas një kohe të gjatë që të rikthehem në gjendjen time shpirtërore, humba punën, shtëpinë dhe më ishin grumbulluar borgje të shumta, të gjitha këto ishin bërë për shkak të bashkëshortes sime, u lodha prej kërkesave të shumta të saja dhe në viziten e fundit më refuzoi gruaja ime e bukur dhe tha: E humbe punën tënde, pasurinë tënde dhe nuk të kthehet vendi në shoqëri, unë e shpalli për ty të qartën: Unë nuk të dua ty, shkurorëzom {ndamë nga martesa}/
Ishte ky lajm si një rrufe që ra në kokën time dhe e shkurorëzova atë.
U zgjova nga neglizhenca në të cilën isha në të.
Dola që ta kërkoj nënën time dhe së fundi e gjeta atë, mirëpo ku e gjeta atë? Ishte duke qëndruar në një vend ku hante nga sadakatë {lëmoshat e bëmirësve}!!
Hyra tek ajo dhe vërejta se kishte lënë gjurmë të qajturit e saj dhe ishte zbehur, u afrova afër saj dhe fillova të qajë pandërprerë, filloi edhe nëna ime që të më shoqëron në vajtim.
Mbetëm në këtë gjendje përafërsisht një orë të plotë, pastaj e mora atë në shtëpi dhe u betova në veten time që të jem i dëgjueshëm për të, mirëpo para kësaj jam i kujdesshëm ndaj urdhërave të All-llahut xh.sh. dhe i larguar nga ndalimet e Tij dhe tani jetoi në ditët më të bukura me të dashuren e jetës: Nënën time, All-llahu e ruajtë atë!
E lus All-llahun xh.sh. që të na i mbulon të metat tona dhe të na i falë gabimet tona.

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/09/2009)
Klikime: 663 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024