E mërkurë, 04/12/2024, 10:29
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Pendimi i djaloshit të pakujdesur pas vdekjes së motres së tij besimtare

Pendimi i djaloshit të pakujdesur pas vdekjes së motres së tij besimtare
 
Thotë shoqëruesi i  kësaj ngjarje: Isha një djalosh i pakujdesur ndaj All-llahut xh.sh., i larguar prej Tij, i përmbysur me këmbëngulje në mëkate dhe gabime.
Pasi që deshi All-llahu që të më udhëzojë mua e caktoi një ngjarje që të më kthen në udhëzim, do t'ua përcjell te ju ngjarjen:
Një ditë prej ditësh, pasi që i kalova ditët e  bukura në kopshtin e familjes në qytetin "Dimam" (ndodhet në Arabinë Saudite), nxitova me veturen time përgjatë rrugës së shpejtë ndërmjet Dimamit dhe Rijadit (kryeqyteti i Arabisë Saudite) me mua ndodheshin edhe tri motrat e mia, e kam konsideruar se thënjia e duasë së udhëtimit (kur të udhëtosh duhet thënë duanë e udhëtimit) është gjurmë e parëndësishme, më ngacmoi shejtani me zërin e tij, me tërheqi me koprracinë e tij duke ma zbukuruar mua ndëgjimin e muzikës që të vazhdojë i pavëmendshëm dhe i pakujdesur ndaj All-llahut xh.sh..
Nuk kisha dëshirë në atë kohë për ndëgjimin e Kur'anit apo ndëgjimin e kasetave islame të dobishme të hoxhollarëve dhe të dijetarëve, sepse e vërteta dhe e kota nuk bashkohen në një zemër asnjëherë.
Njëra prej motrave tona ishte e mirë dhe besimtare, përkujtuese ndaj All-llahut dhe e ruajtur ndaj kufijve të Tij, kërkoi prej meje që t'a ndali zërin e kotë të muzikes dhe të dëgjojmë zërin e vërtetë të Kur'anit, mirëpo unë nuk iu përgjigja për këtë sepse më kishte përmbysur mua shejtani dhe kishte zotërim të plotë ndaj anës sime dhe zemres sime, më mori mua krenaria në mëkate dhe e refuzova kërkesën e saj, në këtë rast mu bashkangjiten mua edhe motrat tjera.
E përsëriti motra ime besimtare kërkesën e saj, mirëpo unë vetëm sa e shtova mendjemadhësinë dhe këmbënguljen  time.
E morum kërkesën e saj si tallje dhe përbuzje, bile unë i thashë asaj fjalë tallëse: Në qoftë se nuk të pëlqen kjo gjendje, atëherë të zbresë në rrugë!!
Heshti motra ime pa dëshirë, mirëpo e urreu këtë veprim me zemren e saj dhe e kreu atë cka patë mundësi, dhe All-llahu xh.sh. nuk e ngarkon asnjë njeri përpos cka mund të bartë ai.
Dhe befasisht, caktimi prej All-llahut, shpërtheu njëra prej rrotave të vetures dhe ne ishim në një shpejtësi të madhe.
Vetura u largua nga rruga, duke anuar ran ë anën time e unë mbeta i përmbysur pasi që vetura jonë u përmbys disa herë dhe u bëmë në një gjendje që nuk e din askush përpos All-llahut të Madhërishëm.
U tubuan njerëzit përreth vetures sonë të goditur nga fatkeqësia.
U ngriten njerëzit e mirë për të na nxjerrur neve nga mesi i gërmadhave
Dhe xhamave të shpërndarë, mirëpo cka kishtë ndodhur?
Dolëm të gjithë të shëndoshë përpos disa lëndimeve të thjeshta me përjashtim të motres sime besimtare, motres sime durimtare, motres sime të mirë e cila e dha frymën e fundit duke e dorëzuar shpirtin tek All-llahu xh.sh.!!
Po vallahi vdiq motra ime e dashur me të cilën ne u tallshim me të.
E zgjodhi All-llahu xh.sh. në anën e Tij.
Unë e lus Zotin që ajo të jetë në mes të shehidëve (dëshmorëve) të mirë dhe gjithashtu e lus Zotin xh.sh. që t'ia ngritë vendin e saj dhe t'ia lartëson pozitën e saj në Xhenetet e begatshme.
Ndërsa unë kam qajtur për veten time para se të qajë pëe motren time, u hjekë prej meje mbulesa dhe e pashë të vërteten e vetës sime në të cilën isha në të prej mashtrimeve, pakujdesive dhe humbjeve.
E dita se All-llahu xh.sh. ka dëshiruar për mua të mira dhe se ka shkruar për mua jetë të re.
Të filloj jetë të re duke  e mbushur me besim e punë të mira.
Sa herë që e përjetoj motren e dashur më mbushen sytë me lot nga pikëllimi dhe pendimi, i bëra pyetje vetes sime: A do të më falë mua All-llahu xh.sh.?

Përgjigjen e gjeta në librin e Zotit xh.sh., në fjalët e Tij të larta:
(قل يا عبادي الذين أسرفوا علي أنفسهم لا تقنطوا من رحمة الله إن الله يغفر الذنوب جميعا إنه هو الغفور الرحيم.  الزمر: 53)
Që don të thotë: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, se vërtetë, All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!
Dhe së fundi ju paralajmëroj vëllezër të dashur që të ruheni prej mashtrimeve dhe pakujdesive.
Zgjohuni o ju të pakujdesur e merrni shembuj prej të tjerëve para se të marrin të tjerët shembuj prej juve!!
 
   Përktheu nga gjuha arabe: Ejup Haziri.

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/09/2009)
Klikime: 977 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024