E mërkurë, 04/12/2024, 09:42
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Pendimi i djaloshit që ka qenë i ekspozuar për vajza

Pendimi i djaloshit që ka qenë i ekspozuar për vajza

Vërtetë kjo ngjarje është e efektshme, e transmeton këtë ngjarje njëri prej të përkushtuarve ndaj fesë së All-llahut xh.sh.
Thotë: Dola me veturen time një ditë prej ditësh për t’i kryer disa punë dhe në njëren prej rrugëve e takova një djalosh i cili po e ngiste veturen e tij të vogël, ai nuk më vërejti mua sepse ishte i zënë me ndjekjen dhe përcjelljen e disa vajzave në këtë rrugë të zbrazur prej kalimtarëve.
Isha duke shkuar shpejt dhe e kalova atë, mirëpo pasi që kalova jo aq larg, thashë në veten time: A të kthehem e t’a këshilloj këtë djalosh? Apo ta vazhdoj rrugën time e t’a lërë atë djalosh të vepron çka të dëshiron?
Pas një konkluze të brendshme dhe atë disa sekonda, zgjodha qështjen e parë.
U ktheva për së dyti dha ja ai djaloshi e kishte ndalur veturen e tij dhe i shikonte ato vajzat dhe ishte në pritje të tyre që ta shikojnë ose së paku ta kthejnë vëmendjen tek ky djalosh, hyren ato vajzat në një shtëpi.
E ndala veturen time afër vetures së tij dhe shkova tek ai, së pari e përshendeta pastaj e këshillova atë, disa prej atyre fjalëve ishin: Paramendo që këto vajza të jenë motrat tua ose vajzat tua apo të afërmet tua, a kishe lejuar që ndokush prej njerëzve t’i ndjek ato ose t’i pengon ato?
Sa isha duke biseduar me të, e ndiva një lloj frike, ishte ai djalosh i gjatë dhe trupin e mbushur, më ndëgjonte atë çka flisja, por duke mos folur asgjë, ndërsa lotët i rridhnin faqëve të tij, e konsiderova këtë shenjë të mirë, lotët e tij më nxitën mua që ta vazhdojë këshillimin, mirëpo te une vazhdonte një frikë plotësisht...
Nuk u largova nga fjalimi derisa se e kryeva këshillimin ndaj tij, pastaj e lashë atë mirëpo ai më ndali dhe kërkoi prej meje që t’ia shkruaj numrin e telefonit dhe adresen time dhe më lajmëroi se ai jeton vetëm, i shkrova atij çka dëshiroi ai.
Pas disa ditësh erdhi tek une në shtëpi, iu kishte ndryshuar fytyra e tij dhe iu kishin ndryshuar tiparet {veqoritë} e tij, e kishte lëshuar mjekrren dhe i ndriqojke drita e besimit prej fytyres së tij.
U ula me të dhe filloi të më tregon për ato ditët të cilat i kishte kaluar kot në rrugët dhe rrugicat duke i dëmtuar muslimanët dhe muslimanet.
I tregova atij se All-llahu xh.sh., është Mëshirues i madhë dhe i lexova atij fjalët e të Lartëmadhërishmit:
(قل يا عبادي الذين أسرفوا علي أنفسهم لا تقنطوا من رحمة الله إن الله يغفر الذنوب جميعا إنه هو الغفور الرحيم.  الزمر: 53)
Që don të thotë: Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, se vërtet, All-llahu ifalë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" (Ez-zumer: 53)
Iu happen tiparet e fytyres së tij, e konsiderova këtë të mirë, pastaj u largua nga unë por kërkoj që t'a vizitoj atë.
Kaluan ditët dhe unë isha izënë me disa punë të kësaj jete, kështu që e vonova viziten.
Pas disa ditësh gjeta një shansë dhe shkova tek ai.
Trokita derën dhe ja deren e hapi një njeri i moshuar, u vërejshin tek ai gjurmët e dëshpërimit dhe pikëllimit, ai ishte babai i tij.
E pyeta atë për shokun tim, e uli kokën dhe heshti, pastaj tha me zë të vogël: All-llahu e mëshiroftë dhe e faltë atë, veq ka vdekë ai, pastaj tha: Vërtet veprat shpërblehen me përfundimet e tyre.
Pastaj më mori Brenda dhe filloi të më tregon për gjendjen e tij dhe si ka qenë ai ekstrem ndaj urdhërave të All-llahut xh.sh., dhe i larguar ndaj bindjes së All-llahut xh.sh.
All-llahu xh.sh. i dha suksese duke e udhëzuar atë në rrugën  e vërtetë para se të vdesë vetëm disa ditë.
E kishte ndjekur mëshira e All-llahut para pak kohëve.
Pasi që u ndal prej fjalimit të tij e ngushëllova atë dhe shkova.
Jam betuar në All-llahun që t'i jap këshillë cdo muslimani…

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/09/2009)
Klikime: 759 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024