E shtunë, 11/05/2024, 06:27
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Pema e palmës
Pema e palmës

"Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluar njëri mbi tjetrin".




All-llahu i gjithëfuqishëm flet në Kur'an për disa shenja të qartë e të çuditshëm të krijesave të veta dhe shpërblimet që Ai e ka ruajtur për besimtarët në Xhennet dhe ka thënë: "Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluar njëri mbi tjetrin". (Kaf, 10) "Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët". (Esh shuraë, 148)
Termi kur'anor që përdoret në të dy këto versete është tela' ose sythi, i cili është prodhim i drurit të palmës ose i lulesës së tij, që është fillim i lulëzimit dhe duket si një grup lulesh në një kërcell të zakonshëm të vendosura si një kalavesh rrushi. Kalavesh të këtillë janë gjemba të shkurtër të gjetheve të renditura si kurorë (gjeth i ngjashëm me atë që e rrethon lulesën) të ngulura drejtpërdrejt në kërcellin kryesor. Tala' në arabisht do të mund të ketë edhe kuptimin e polenit (arab. Suvah). Në këtë pikëpamje, shprehja në ajetin e theksuar do të mund të lidhej në çudinë e polenizimit (arab. ta'bir).(1)

Lidhur me këtë temë, Talha bin Ubejdullahu r.a., ka treguar se njëherë ishte duke ecur me të Dërguarin e All-llahut, s.a.v.s., kur i kishin parë disa njerëz si i pjalmonin palmat. Ai i kishte pyetur: "Çka bëjnë këta njerëz?" Talha ishte përgjigjur: "Ata i vënë lulesat mashkullore në mesin e lulesave femërore për t'i pjalmuar". I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., tha: "Mendoj se kjo nuk është mënyra më e mirë".(2) Njerëzit e dëgjuan vërejtjen e të Dërguarit të All-llahut , s.a.v.s., dhe menjëherë e ndërprenë pjalmimin. Atë vit palmat nuk lidhën fruta. Kur e dëgjoi këtë i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., duke pasur parasysh pakënaqësinë e njerëzve, tha: "Unë jam vetëm njeri. Atë që e kam thënë ka qenë supozim, kurse supozimi ndonjëherë mund të jetë i gabuar ose mund të kontribuojë edhe më shumë. Është tjetër kur ju them 'All-llahu i gjithëfuqishëm thotë', sepse unë nuk imagjinoj asgjë për All-llahun".(3)

Sythat e palmës përdoren në përshtatjen e spermës së prishur dhe për rritjen e pasionit për seks. Thuhet gjithashtu se nëse gruaja hedh pak polen në vaginën e vet para aktit seksual, poleni do ta lehtësojë mbarsjen.

Frutat e palmës janë të ftohtë dhe të thatë në shkallë të dytë. Ato e forcojnë lukthin dhe veprojnë si terës që thanë lagështinë e tepërt në lukth dhe e qetësojnë gjakun pejzor, edhe pse ato mpiksen dhe mund të shkaktojnë flashkësinë e lukthit dhe vështirësi në tretje. Njerëzit me karakter të nxehtë nuk i durojnë sythat në ushqimin e tyre, ndërsa ata që në gjellët e veta shtojnë shpesh pemë, kërkojnë gjithashtu të hanë një sasi të vogël të sythave të bluar e të përzier me mëlmesa të nxehta për t'i zbutur.

Sythat i ekuilibrojnë sekrecionet e trupit, i forcojnë zorrët, kurse dobitë prej tyre janë të ngjashme me ato të palcës së palmës (arab. Xhummar), hurmave të pjalmuara e të papjekura mirë (arab. Balah) dhe hurma femërore të papjalmuara ose të papllenuara (arab. Busur).

Ngrënia përtej mase e frutave të palmës mund ta dëmtojë lukthin dhe bronket, kurse ndonjëherë mund të shkaktojë dhembje të lukthit. Megjithatë, për të evituar këtë mangësi dhe për të ekuilibruar gjendjen, së bashku me një ushqim të këtillë mund të hahet gjalp.




.1. Palmat janë zakonisht pa gjini, sepse përmbajnë edhe lulëza mashkullore dhe femërore uniseksuale në të njëjtin dru. Disa lloje janë biseksuale, me degë mashkullore dhe femërore të ndara ose me lulëza poligamike uni - dhe biseksuale në të njëjtin trung. Druri jep frytet e para përafërsisht pas pesë vjetësh. Lulëzat e lira e të degëzuara mashkullore dhe femërore rriten nga kurorat e degëve të ndryshme, ndërsa pjalmimi bëhet me vendosjen e disa luleve mashkullore në mes të atyre femërore (me vendosjen e polenit pranë frutave).
2. Shikoje me kujdes profetizimin: sot ka makina të tilla që e bartin polenin në kurorë dhe arrijnë rezultate më të mira, me më pak hipje në pemë.
3. Muslimi, 2361.



.
MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (07/01/2010)
Klikime: 1376 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024