Pyetja:
Selam alejkum!
Para një viti jam falur, e kam ndërprerë dhe tani kam filluar. Çdo ditë që fal namaz, të paktën çdo ditë në njërën nga namazet qaj për shkak të respektit të adhurimit ndaj Allahut.
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Rreth çështjes së faljes së namazeve kemi folur disa herë dhe ju porosisim të ktheheni në ato përgjigje të cilat kanë të bëjnë me këtë. Sa për lehtësim, mund të ktheheni në këto përgjigje:
http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1871
http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1339
http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1307
Nëse një musliman e ka lënë namazin me qëllim, ky njeri duhet të pendohet thellë dhe të vendosë që kurrë mos ta lërë namazin dhe të vazhdojë me namazet që vijojnë derisa të jetë në këtë botë.
Ndërsa për sa i përket se qani në namaz, ju themi se kjo është shenjë e mirë dhe aludon në përkushtimin që ndieni gjatë faljes. Nuk ka dyshim se të qarët nga frika e Allahut të Lartësuar ka vlerë të madhe. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Shtatë grupe njerëzish Allahu do t’i fusë nën hijen e Tij ditën kur nuk do të ketë hije tjetër pos hijes së Tij.” Ndër ta përmendi edhe njeriun e vetmuar, "i cili e përmend Allahun dhe i rrjedhin lotët.” Shënon Buhariu dhe Muslimi. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi
|