E hënë, 23/12/2024, 12:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Nuk mund të përqendrohem në namaz nga vesveset

Pyetja:

Es-selamu alejkum!
Jam më se e kënaqur me disa përgjigje që kam marrë në lidhje me ca pyetje të miat nga vëlla Alaudini, andaj edhe ju lutem të më përgjigjeni edhe në një pyetje e cila prapë ka të bëjë me vesvese dhe harresë në namaz.
Pyetja: Lirisht mund ta quaj vuajtje, jam duke vuajtur përse nuk mund të përqendrohem në namaz, përse harroj, përse kam vesvese për prishjen e abdestit (që e marr para çdo namazi).
Ndodh që filloj mirë, diku në rekatet vijuese më shkon mendja diku dhe harroj nëse e kam thënë Elhamin apo kam bërë rukunë, nëse i kam bërë dy sexhdet, nëse kam thënë Etehijatin, nëse kam bërë Bismilah para duave, nëse kam dhënë selamin etj. Ndodh edhe që harroj se kam bërë tekbirin fillestar apo Eudhubilahin dhe Bismilahin para hyrjes në namaz. Shpesh përsëris namazin 2-3 e ndoshta edhe 4-5 herë. Kam filluar të urrej veten, përse më ndodhin këto gjëra? Mos janë shenja që namazet e mia nuk po më pranohen? Bëj dua pandërprerë, madje edhe duke qarë, që të më largohen këto vesvese, të cilat më parë kurrë nuk më kanë ndodhur. Ju lutem më tregoni si t'ia bëj, a duhet në këto raste, kur dyshoj nëse nuk kam thënë/bërë këtë ose atë, a duhet të bëj vetëm sehvi sexhde apo si? Kam frikë mos po kaloj në çmenduri, ndoshta edhe kam nevojë për rukje apo nuk e di se çka. Ju lutem më jepni sqarime sa më gjerësisht.
Allahu i Madhëruar ju shpërbleftë!


Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen  e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

   Motër e nderuar, ju përshëndesim edhe një herë me selam dhe ju kujtojmë se në një pyetje të mëhershme keni marrë përgjigje të mjaftueshme në lidhje me problemin tuaj. Por pasi, si përmendni, vuani nga vesveset e shumta, do t`ju bëjmë disa sqarime me të cilat kërkojmë që t`i jepni fund njëherë e përgjithmonë këtyre vesveseve dhe të mos humbni kohën dhe energjinë duke pasuar çdo cytje që futet në zemrën tuaj.

   Islami shumë qartë por edhe thjesht e ka zgjidhur këtë problem dhe në këtë nuk ka ndonjë filozofi apo komplikim. Kur iu ankua Muhamedit salallahu alejhi ue selem një njeri rreth prishjes së abdestit, ai i thotë: “Nëse ndonjëri prej jush ka shqetësime nga barku dhe nuk është i sigurt nëse ka nxjerrë gazra apo jo, ai kurrsesi nuk duhet ta lërë xhaminë derisa të dëgjojë zë apo të nuhasë erën." Shënon Muslimi. Do të thotë se vesvesi nuk merret për bazë vetëm pse në zemër na janë futur dyshime dhe cytje se mos e kemi prishur abdestin.

   Në përgjithësi kjo formë e trajtimit të vesveseve duhet të jetë bazë edhe te ju. Ju nuk duhet të ndërmerrni asnjë hap vetëm pse ju vjen në mendje cytja se a e keni thënë Elhamin apo jo ose keni bërë dy sexhde apo një. Më konkretisht, nëse ju jeni në namaz dhe duke u falur ju bëhet vesvese a keni bërë tekbirin fillestar apo jo, kjo nuk duhet t’ju pengoj fare në vazhdimin e namazit, pasi në esencë ju jeni në namaz dhe vesvesi i ngritur nuk ka kurrfarë peshe. Gjithashtu edhe në këndimin e Elhamit, të edhubesmelës etj. Të gjitha këto janë vesvese dhe ju nuk duhet të ndërprisni namazin dhe të filloni prapë, vazhdojeni namazin dhe mos i shikoni këto vesvese. Allahu e di më së miri!
 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (10/09/2009)
Klikime: 1759 | Komentet: 5 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 5
5 astrit  
0
kur je ne namaz dhe ne perditshmeri sa here qe te hapet goja mbuloje me dore pasi ne te hyn shejtani i mallkuar.

4 meri  
0
falemenderit

3 klarita  
0
mendoj se c do njeri i ka pak apo shume keto shqetesime qe i vijne rralle apo shpesh...
Por Allahu e di se c ka ne zemrat tona, dhe e di qe ne po falemi me sinqeritet dhe me zemer .
Ndoshta kjo fazë do jetë kalimtare, dhe eshte thjesht sprovë per ju. E ju perseri s po e lini namazin Elhamdu lil-lah !
Inshalla Allahu jua lehteson kete gjendje dhe Inshalla ju ndiheni perhere e me e sigurte ne namazin tuaj. :)

2 meri  
0
une tsh kam filluar me namaz inshahalla zoti me ndihmon por kur jam ne namaz kur filloj duvat te them me japet goja ac shum sdo minut ju lutem pergjigjuni

1 meri  
0
dua qe te me pergjigjeni ju lutem kur jam ne namza dhe me japet goja ne cdo minut kur kendoj duva ju lutem tregomni

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024