Njeriu i parë dhe i dërguari i parë: Ademi a.s.
Ademi ishte gjithashtu edhe profeti i parë. Domethënë, Allahu kishte dërguar profetë që në bashkësinë e parë që Ai krijoi në faqen e tokës dhe i mësoi ata dinin (fenë) dhe si të bëhen shërbëtorë të devotshëm të Allahut.
Allahu mësoi Ademin të flasë dhe emrat e të gjitha sendeve. Kjo tregohet në Kur’an si vijon: E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve)... (Bekare:31)
Kjo sigurisht është gjë shumë e rëndësishme. Në mesin e të gjitha qenieve të gjalla, vetëm njeriu ka aftësi që të flasë. Të folurit është veti e veçantë për njerëzit. Duke iu falenderuar faktit se Allahu fillimisht ia dha këtë aftësi Ademit, u bë e mundur që njeriu të njoh të gjitha sendet përreth dhe t’ia u ven emrin.
Gjeneratat pas Ademit mund të flisnin gjithashtu, kishin ndjenja, ndienin keqardhje apo të shqetësimit, veshnin tesha, përdornin vegla dhe aparate si dhe kishin telent për muzikë dhe arte. Instrumentet muzikore si flauta, vizatimet në mure dhe objekte tjera ashtuqë shkenctarët kanë gjetur mbeturinat e njeriut të lashtë është gjë që dëshmon se ata ishin njerëz sikur ne. Me fjalë tjera, ndryshe nga pohimet e disa njerëzve, njerëzit e parë kurrë nuk kanë qenë krijesa të egra, gjysëm majmun- gjysëm njeri.
E dini se as majmuni e as ndonjë qenie tjetër nuk mund të flasë, mendojë apo të sillet si njeriu. Allahu ka dhënë këto aftësi ekskluzivisht vetëm njeriut. (Për më shumë informata në lidhje me këtë mund të gjeni në librin "Mrekullitë e krijimit të Allahut” nga Harun Yahya).
Por disa njerëz që nuk kanë dëshirë që të pranojnë faktin se njeriu i parë ishte Ademi, parashtruan disa pohime të veta: Ata shpikën identitet të rremë për njeriun e parë. Sipas këtyre skenareve të imagjinuara, njeriut dhe majmunët rrjedhin nga një qenie e përbashkt, dmth., kanë paraardhës të përbashkët, i cili ka evoluar gjatë kohës deri në gjendjet e sotme. Nëse pyet se si ka ndodhur kjo ngjarje e pazakonshme, ata japin përgjegje themeldaltë dhe bajate: "Ka ndodhur nga rasti.” Kur pyet se a ka ndonjë dëshmi që të vërtetojë këtë pohim, ata nuk mund të sigurojnë asgjë. Si përfundim, nuk ka asnjë mbeturinë që tregon se njeriu ka evoluar nga qenie tjetër. Nëse pyetni, "Çfarë janë këto mbeturina nga e kaluara?”, ekziston përgjegja e gatshme: Disa qenie të gjalla lënë gjurmë pasiqë të vdesin, dhe këto gjurmë, që ne i quajmë fosile, mbeten të pandryshueshme për miliona vjet pa ndonjë ndryshim. Sidoqoftë, për të ndodhur kjo, ajo qenie e gjallë befas mbulohet dhe mbetet në një ambient pa oksigjen. Për shembull, nëse një zog në tokë befas mbulohet nga një grumbull i madh i zallit para miliona vjetësh, mbeturinat e këtij zogu do të mund të ruhej deri më sot. Ngjajshëm, ekzistojnë substanca që tajitet nga drunjët që quhet rrëshirë. Nganjëherë, substanca në formë të mjaltit mbulon një insekt dhe e shëndërron atë në material të fortë të quajtur qelibar, që ruan insektet e ngordhura për miliona vjet. Në këtë mënyrë mblidhet informata për qeniet e gjalla nga kohërat e lashta. Mbeturinat e tilla quhen "fosile”. Ata që sugjerojnë se njeriu i parë ka lindur nga një krijesë e ngjajshme me majmunin kurrë nuk kanë gjetur asnjë fosil që të dëshmojnë këtë pohim. Me fjalë tjera, askush nuk ka gjetur ndonjë fosil të ndonjë krijese të pazakonshme si gjysëm majmun/gjysëm njeri. Por këta njerëz kanë prodhuar fosile, vizatime dhe piktura false që të mbulojnë këtë falsifikat, bile i kanë vendosur në librat shkollorë. Të gjitha këto mashtrime janë zbuluar një nga një dhe janë bërë publike si mashtrime shkencore. Për shkak se njerëzit e tillë janë të pamatur dhe kokëfortë, është gati e pamundur për ta që të pranojnë ekzistencën e Alahut dhe të kuptojnë se Ai krijoi të gjitha. Edhepse një numri i njerëzve të tillë vazhdimisht është duke u zvogluar, ende ekzistojnë disa që mundohen që t’i shpërndajnë pikëpamjet e tyre me të meta përmes revistave periodike, librave dhe gazetave, e gjithashtu edhe nëpër shkolla. Ashtuqë të bëjnë njerëzit që të besojnë në pikëpamje të tilla me të meta, ata këmbëngulin në argumetet e tyre dhe vlerësojnë se kanë vlefshmëri shkencore. Sidoqoftë, secili hulumtim i kryer dhe dëshmi e siguruar nga shkenctarët intelegjent vërtetojnë se majmuni nuk ka mundur që të evoluohet në njeri.
Ademi, njeriu i parë, të cilin Allahu e krijoi të veçantë, ishte në të gjitha mënyrat i njejtë sikurse edhe njeriu i sotëm; ai nuk ishte ndryshe. Këto janë fakte që Allahu i shpalli neve në Kur’an. Ekziston edhe një çështje tjetër shumë interesante që Allahu na e bën me dije: Tregimi për Ademin dhe Satanin (djallin), si armik i njeriut.
|