Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Një vajzë amerikane pranon Islamin
Fëmijëria Jam rritur në një familje që më ka mësuar të besoj në Zot që e vogël. Shkoja në kishë çdo të diel, shkoja në kurse Bible dhe këndoja në korin e kishës. Por, megjithatë, feja nuk ishte pjesa kryesore e jetës sime.
Ka pasur raste kur e kam ndier veten më pranë Zotit. Shpesh i lutesha Atij për udhëzim dhe forcë në momente dëshpërimi, ose thjesht për dëshira të veçanta. Por, pa kaluar shumë, ndjeva se kjo ndjenjë afërsie zbehej kur nuk i lutesha Zotit për diçka. Atëherë kuptova se edhe pse besoja, nuk kisha besim të fortë.
Bota ishte si një "lojë" Botën e mendoja si një lojë. Duke u rritur dhe duke u bërë më e vetëdijshme për botën, nisa të besoja më shumë në Zot. Besoja se Zoti duhet të ekzistonte për të parandaluar kaosin që do të ekzistonte po të mos ishte Ai. Ndihesha e ngushëlluar kur mendoja se ekzistonte një forcë mbinatyrore që e udhëzonte dhe e mbronte njeriun.
Fëmijët e marrin fenë prej prindërve Fëmijët zakonisht e marrin fenë prej prindërve. Edhe unë nuk bëja përjashtim. Në moshën 12-vjeçare, nisa të mendoja thellë për botën time shpirtërore. Sa herë që kisha nevojë, i lutesha Zotit. Por kush qe ky Zot?
Unë kisha dëgjuar se feja nuk mund të debatohet. Por shpesh dëgjoja debate mes shoqeve dhe shokëve të mi rreth Protestantizmit, Katolicizmit dhe Judaizmit. Përmes këtyre debateve unë vendosa të kërkoja më shumë të vërtetën. Kështu, në moshën 13-vjeçare, nisa kërkimin tim për të vërtetën. Dhe pas disa muajsh kërkimi, mendova të provoja Krishtërimin.
Thirrja për "shpëtim"? Mbaj mend se kam shkuar shumë në kishë. Më kishin thënë se mjaftonte të besoja Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar timin dhe do të kisha jetën e përjetshme në parajsë. Por gjatë kësaj kohe unë kisha frikë për veten time, se mos shkoja në ferr. Shpesh kisha ëndrra të këqija dhe ndihesha shumë e vetmuar në botë.
Përveç besimit të pakët, unë kisha edhe një mori pyetjesh që ia kisha bërë çdo krishteri të ditur, por në të vërtetë nuk mora kurrë një përgjigje të kënaqshme. Gjërat që m’u thanë më ngatërruan edhe më shumë. Më thanë se nuk duhet të mendoja me logjikë për Zotin. Duhet vetëm të besoja dhe do të shkoja në parajsë. Por aty qe problemi, tani unë nuk kisha më besim, nuk besoja.
"Dialogu Mes Muslimanit dhe të Krishterit" Pyetjet e mia vetëm sa shtoheshin, bashkë me paqartësinë. Tani isha 15 vjeçe dhe kisha ndjekur verbërisht një besim fetar për arsyen e thjeshtë se ishte feja e prindërve të mi.
Dhe një ditë kërkimit tim i erdhi fundi. Nuk besoja më dhe nuk kisha më nevojë të lexoja, nuk shkoja as në kishë, nuk lexoja as Biblën. Por, një ditë një shoqe më dha një libër të titulluar "Dialogu mes Muslimanit dhe të Krishterit.
E mora librin dhe e lexova. Më duhet të pranoj me turp se gjatë kërkimit tim nuk kisha marrë në konsideratë asnjë fe tjetër përveç Krishtërimit. Njohuritë e mia rreth Islamit qenë të cekëta, minimale. Në fakt, edhe ato njohuri ishin plot keqkuptime dhe stereotipa. Por libri më befasoi. Prej atij momenti ndjeva se nuk isha e vetmja që besoja se ekzistonte vetëm Një Zot. I kërkova shoqes më shumë libra dhe ajo më dha disa libra dhe broshura.
Duke mësuar për Islamin Unë mësova rreth Islamit nga një këndvështrim intelektual. Unë kisha një shoqe të ngushtë që ishte muslimane dhe i bëja shpesh pyetje rreth praktikave islame. Unë nuk e konsideroja ende Islamin si fe timen, pasi shumë gjëra të kësaj feje më mbanin larg.
Pas disa muajsh leximi, filloi muaji i Ramazanit. Çdo të premte i bashkohesha komunitetit lokal musliman në çeljen e iftarit dhe në leximin e Kuranit. Shpesh u bëja edhe pyetje vajzave muslimane dhe habitesha se si ishin kaq të sigurta për atë që besonin dhe ndiqnin. Po filloja të ndihesha e lidhur me këtë fe, që deri tani e ndieja të largët.
Islami më solli qetësi Islami më dha shumë qetësi dhe mbështetje, pasi prej një kohe të gjatë unë mendoja se isha e vetmuar. Kuptova se Islami ishte shpallur si përkujtim për mbarë botën, që t’i udhëzonte ata në rrugën e drejtë.
Besimi nuk qe i mjaftueshëm për mua, unë desha edhe një disiplinë që do të udhëhiqte jetën time. Unë nuk doja të besoja thjesht se një person ishte shpëtimtari im dhe kjo mjaftonte për një biletë për në parajsë. Unë doja të dija si të veproja që të fitoja kënaqësinë e Zotit. Doja të isha pranë Zotit. Doja të isha e vetëdijshme për Zotin dhe mbi të gjitha doja të kisha një shans për të shkuar në parajsë. Nisa të ndieja se Islami më jepte pikërisht atë që kërkoja.
Prandaj vazhdova të mësoja më shumë. Madje shkova në festimet e Bajramit dhe në një kurs javor me shoqet e mia. Unë vazhdova kështu për një periudhë të gjatë, herë shkoja në kurs e herë jo. Kur nuk shkoja, tundimet e shejtanit ishin edhe më të mëdha. Në fillim të shkurtit të vitit 1997 erdha në përfundimin se Islami ishte i vërtetë dhe i drejtë. Megjithatë, nuk dëshiroja të bëja një veprim të nxituar, prandaj vendosa të prisja edhe pak.
Pranimi i Islamit Më 19 mars 1997, pas kthimit nga kursi javor, ia thashë shehadetin vetes. Më 26 mars e thashë shehadetin edhe para dëshmitarëve dhe u bëra zyrtarisht muslimane.
Nuk mund ta shpreh me fjalë kënaqësinë dhe gëzimin që kam ndier, po ashtu edhe barrën e rëndë që kam hequr nga shpatullat. Më në fund mendja ime ishte në paqe. ...
Tani kanë kaluar rreth pesë muaj që kam thënë shehadetin. Islami më ka bërë një person më të mirë. Jam më e fortë dhe i kuptoj më shumë gjërat. Jeta ime ka ndryshuar shumë. Kërkimi i gjatë për besimin ka përfunduar dhe feja tani është pjesë e jetës sime të përditshme. Çdo ditë po përpiqem të jem muslimania më e mirë që mund të jem.
Njerëzit shpesh habiten se si një 15-vjeçare mund të arrijë të marrë një vendim kaq të rëndësishëm. Jam mirënjohëse që Allahu më bekoi me këtë qetësi që në këtë moshë të re.
Përpjekja për të qenë një muslimane e mirë në një shoqëri jomuslimane. Është e vështirë të jesh një muslimane e mirë në një shoqëri kryesisht të krishterë. Të jetosh me një familje të krishterë është edhe më e vështirë. Por unë nuk dekurajohem, madje përpjekjet e mia po më bëjnë më të fortë. Dikush një herë madje më tha se unë jam më e mirë se disa muslimane që kanë lindur muslimane, pasi m’u desh ta zbuloja Islamin përmes eksperiencës sime dhe kështu e kisha kuptuar më mirë mirësinë dhe mëshirën që Allahu kishte treguar ndaj meje. Por më duhet ta pohoj se nuk jam e aftë ta shpreh si duhet mirënjohjen time ndaj madhështisë, mëshirës dhe lavdisë së Allahut të Madhëruar. Shpresoj se rrëfimi im do t’i ndihmojë muslimanët dhe muslimanet e tjera që mund të jenë duke kaluar të njëjtën situatë që kam kaluar edhe unë.
Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Natassia M. Kelly
|