E mërkurë, 04/12/2024, 09:20
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

NJË TREGIM PËR EDUKIM SHPIRTËROR

 

NJË TREGIM PËR EDUKIM SHPIRTËROR

 

Prof. Fejzullah Haxhibajriq

D ikur në lashtësi në Ezel-parafillim sipas urdhërit të Zotit “Kun (Bëhu) - u krijua një trup i bukur të cilit iu dha emri Rruh (shpirt). Pak më vonë kur u krijua bota ekzistuese (Kjainat) - u krijua një vajzë e bukur të cilës iu dha emri Nefs. U krijua në etapa. Perveç bukurisë së saj, ajo është tinzare, e ndritshme, reagon shpejtë, hidhërare dhe largon hajrin. është edhe pa frikë dhe turp.

Krijuesi i vërtetë e pyeti Nefsin: “Kush jam Unë dhe kush je ti”? Nefsi u përgjigj “Unë jam unë dhe Ti je Ti. Unë jam për veten time dhe Ti je për veten Tënde”.

Krijuesi i Lartëmadhëruar e hudhi Nefsin në zjarr, por edhe pas kësaj, dha të njejtën përgjigje. E dënoi me ftohtësi-akulli, por, prap e dha të njejtën përgjigje. Atëherë All-llahu i Madhërishëm e urdhëroi Nefsin me uri, pa ushqim dhe pije. Gjendjen e urisë Nefsi nuk mundi gjatë ta duroj. Filloj të qajë dhe të kërkojë ndihmë. Në pyetje dha këtë përgjigje (ikrar): “Ti je Krijuesi ndërsa unë jam i krijuar”.

Nefsi pra është i ulët, dhe bën gjëra të ulëta. Udhëzon në delikte dhe konflikte. Dhe ku mundet e humbë njeriun. U martuan Rruhi nga Alemi-emër (Bota urdhërore) dhe Nefsi nga Alemi-halk (Bota e krijuar).

Zoti i Gjithëfuqishëm i dha Rruhit ferman (dekret) në të cilin ishin urdhërat dhe ndalesat. Nefsi të nevojitet por kujdes është mashtrues, mos ia plotëso dëshirat por udhëzoje. Mundohu që nefsi ti kaloj gjendjet. Emmare (udhëzim në të keqe), levvame (që kritikon veten) Mulhime (inspiruar) dhe të arrijë deri te faza Mutmeinne (e qetësuar). Këto gjendje përbëjnë një tërësi të quajtur Rruhi-kul-li dhe Nefsi kul-l-li. Këto pjesë o njeri ekzistojnë tek ti dhe te unë.

Nga kjo martesë babait Rruh dhe nënës Nefs lindi fëmiu i quajtur Kalb (zemër). Krijuesi i Gjithëmëshirshëm i dhuroi fëmiut një margaritar shumë të shtrenjtë që ta ruaj në gjoksin e tij. Ky margaritar është Imani (besimi).

Babait Rruh rreptësisht i është urdhëruar ta ruaj margaritarin Iman. Krijuesi i propozoi Rruhit dy rojtarë, dy robër të ndershëm fisnik si dy vezir (ministra). Ata ishin Akl (mendja) dhe Teufik (udhëzimi).

Këta duhet të kujdesen dhe ta ruajnë fëmiun. Mendja mirë i rëndit gjërat dhe di çfarë duhet bërë (habir), andaj konsultohu me të të mbështetu tek ai dhe mos u mashtro nga Nefsi, sepse Nefsi nuk e dinë mendjen. Veziri (ministry i dytë) nuk duhet shumë të flas, sepse ai është i sinqert me përvojë dhe me kualitete të larta. Andaj ai le të përkund fëmiun dhe mos e ndaj prej tij. mundohu që armiqët mos ti ndajnë. Mos u bën me Nefsin por me Mendjen. Vendosuni në qytetin e sheriatit sepse aty i keni të gjitha konforet. Në këtë qytet të Sheriatit, ty do të binden të gjithë edhe milingona edhe gjarpëri. Në një pallat të qytetit vendose djalin, por ruaju se armiqët mos t’ia vjedhin djalit margaritarin, sepse nëse ia vjedhin atëherë ke humbur edhe djalin.

Armiku i jashtëm është shejtani ndërsa këtij i ndihmon nga brenda nefsi. Andaj kujdesu mirë për Imanin e djalit.

Kur babai Rruh e dëgjoi urdhërin e Zotit, e morri fëmijën dhe hyri në pallat. Filloi me edukatën e fëmiut (sejri suluk). Hapësira e cila i takon Sheriatit është e madhe , përfshin Xhennetin dhe Xhehennemin dhe arrin deri te Arshur-Rrahman. Rruhi e zgjodhi Sheriatin për gjykatës. Rruhi e muar edhe flamurin e quajtur Teuhid (Njësi). Duke bartur në dorë flamurin hyri në pjesën e quajtur I’tikad, vendi ku ruhet imani (besimi). Aty pa një derë të quajtur “Emare” nëpër të cilën secili duhet kaluar. Secili udhëtarë ishte i shqetësuar nga njerëzit e egër që silleshin rreth derës, dhe nuk qanin kokën për njerëzit e ndershëm që donin të kalonin këtë derë. Në mesin e këtyre njerëzve ishte një njeri i quajtur Gadab (hidhërim) dhe bashkëshorten Shehvet (epshore). Ishin të pandashëm dhe të paedukuar. gruaja ishte një bukuroshe e papërshkruar dhe sjellje ngacmuese. Ndërsa bashkëshorti pehlivan i vërtetë. Dhe që të dy bënin ngatërresa dhe ngacmonin njerëzit.

Ata dominonin para derës dhe të gjithë të dobëtit i mbytnin. Me këta bashkpunonte një magjistare e aftë dhe mashtruese e përkryer.

Para derës ata e ndalën Rruhin dhe gruaja Shehvet filloi ti krekosej dhe ta përkëdhel duke i thënë: “Unë dhe burri im të duam, se ti je i bukur si Hëna”. Rruhi e largoi, por ajo ia solli bashkëshortin Gadabin, por edhe ai nuk pati sukses. Erdhi magjistarja, por edhe nga ajo shpëtoi. Ata, tani u bashkuan me nefsin, e këtyre iu bashkua edhe shejtani. Gruaja nefsi u bashkua me ata për t’iu hakmarrë burrit të saj Rruhit. Nga shqetësimi i madh Rruhi u sëmur dhe iu ndryshua mënyra e jetesës. I erdhi gruaja dhe i tha: “I dashuri im ta solla një (doktor) mjek të mirë për të shëruar” ky mjek ishte shejtani. Tani shejtani i tha Rruhit: “Ti vërtetë qenke shumë i sëmurë, trupi t’u paska dobësuar, andaj kam ardhë që të shëroj dhe të bëjë të lumtur. Kjo më shkon për dore. Rruhi e pa dhe e kuptoi se secili ishte më i zi se tjetri, por ishte i dobët dhe s’mund t’i largonte. Gruaja e shfrytëzoi rastin, e vjedhi fëmiun dhe ia japi shejtanit në edukim. Kur e pa këtë Teufiku shkoi te Akli dhe i tha: “O vezir i mençur, ma morrën fëmiun, më thuaj çfarë të bëjë”. Që të dy shkuan bashkërisht ta shpëtojnë fëmiun. Gjatë rrugës takuan një njeri tejet dinjitoz me emrin Shexha’at (trim dinjitoz) dhe një tjetër shumë të njerëzishëm me emrin Iffet (njerëzishëm).

Akli, Tevfiku, Shexha’ati dhe Iffeti u bashkuan për ta shëruar Rruhin dhe shpëtojnë Imanin. Ata gjetën një mjel të ditur, udhëzues të vërtetë (Rashid).

Te i sëmuri i përzuan tradhtarët dhe mashtruesit. Teufiku përsëri e ktheu fëmijën pranë vetit, e pastruan nga ndyesitë e shejtanit dhe fëmiut iu kthye ngjyra dhe aroma e mëparshme.

Rashidi i tha Rruhit se i ka sjellur edhe ilaçet për shërim. Një shurup ishte Ashk (dashuri e sinqertë ndaj All-llahut), i dyti quhej Istigfar (pendim dhe bindje ndaj All-llahut), i treit ishte Dhikr (përmendja e përhershme e All-llahut) dhe i katërti Xhezba (afrim kah All-llahu).

Me këtë Rashidi e përfundoi detyrën e tij, por babai Rruh e luti që t’i shoqërojë edhe më tej.

Dhe bashkarisht udhëtuan për ta kaluar derën e Emmarës. Por shejtani nuk i lëshonte dhe vazhdimisht mundohej ta mashtroj nefsin. Me të ishin edhe shoqëria e tij: hidhërimi, epshi, egoja, kacafytja, tradhtia, mendje madhësia, hipokrizia etj. sulmonin nga të gjitha anët. Por Rashidi (dietari i vërtetë) dhe Rruhu shkonin rrugës së sinqertë duke arritur te dera e dytë e quajtur Levvame. Akli dhe Teufiku gjithmonë vinin në ndihmë Rashidit, dhe për ta ruajtur fëmiun e vendosn në djepin e quajtur Sirr (fshehtësi).

Kështu udhëtonin më tej të sigurt. Gjatë rrugës që kalonin, pinin sherbetin e Dhikrit. Kaluan Levvamen dhe erdhën deri te kapia e mulhimes, Rruhu ishte gjithnjë e më i disponuar.

Erdhën deri te një vend i bukur i quajtur Vilajet i vogël. Ishte kënaqësi e veçantë te një tendë e quajtur Ahfa (fshehtësi e thellë). Këtu Rruhi përjetoi zbulime (Futuh). Rruhi vazhdimisht përmendte All-llahun. Këtu u sëmua nefsi. Deshi të bëjë një dredhi për ta ftuar shejtanin,. Qante, rënkonte dhe ankohej tejmase. Nefsit ia gjetën një shërbëtore të quajtur HubbiDunja (simpatia e dunjasë), duke shpresuar se kjo do t’ia sjellë shejtanin. Hubbi dunja u miqësua me shejtanin fshehtas për të mos ditur Rruhi. Por këtë e panë Akli dhe Teufiku dhe u vuan në akcion për ta ruajtur nefsin.

Këtu ishte një rojtar i quajtur Ilham i cili nuk lejonte asgjë të keqe dhe të dyshimtë. Ia tërhoqi vërejtjen Rruhit që të mos e mashtrojë nefsi. Kur nefsi e pa se u dobësua, filloi t’i lepihet Rruhit. Për ta penguar nga goditjet e nefsit, Rashidi ia rriti dozën e Dhikrit dhe të Ashkut . Këtu ranë të gjitha dyshimet. Kështu arritën në rajonin e pjesëve të bukura dhe madhështore të Mutmeines. Në derën gjysëmharkore shkruante Irxhi’i (Këthehu shpirt). Këtë derë (kapi) e ka ndërtuar mjeshtri i Ezelit. Te kjo derë nuk mund të arrijë çdokush.

Rruhi hyri nëpër këtë derë duke parë gjërat më të bukura. Këtu i pa Evliatë në grupe. I pa gjërat hakikaten (realishtë).

Këtu kupton çfarë janë Pejgamberët e kush janë Evlijët. Ndryshimi ishte për nga Nuri. Këtu pa edhe të vërtetën mbi Muhammedin a.s. (Hakikati Muhammedije) dhe ndryshimin e tij me Pejgamberët e tjerë. Pa brendinë e namazit dhe Qabes, brendin e Kur’anit dhe Nurin e tij. Pa, çfarë do të thotë të jeshë i afruar te All-llahu (tekarrub ilAllah). Pa, hapësira pa anë e pa fund dhe shumë begati të tjera. Pa një kështjellë të quajtur Kasri ma’rifet (pallati i njohurisë). Rruhi hyri në këtë pallat dhe pa një ballkon të quajtur Rida (kënaqësi).

Nefsi ishte i kënaqur dhe Rabbi i kënaqur me të. Kjo kështjellë kishte gjashtë anë-gjashtë shartet e imanit.

All-llahu, rreth pallatit për ta penguar nga shejtani vendosi një rrethojë të quajtur Fard me pesë roje: Kelimi shehadetin, Namazin, Agjërimin, Zeqatin dhe Haxhin. Pas rrethojës Fard vendosi edhe dy rrethoja tjera: Vaxhib dhe Sunet për ta ruajtur Imanin. Këto rrethoja i ruante edhe ushtria e quajtur Amel (veprat e mira), në fund shejtani u largua. Rruhi arriti te Hakku dhe ky ishte Vuslet.

Përktheu dhe përshtati

dr. Ali Iljazi

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 774 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024