E hënë, 23/12/2024, 23:58
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Ngrënia në restorante në të cilat shërbehet alkooli

Pyetja:

Selam alekum! Jetoj në Perëndim. Pata dëshirë të bëj një  pyetje. A lejohet të shkohet për të ngrënë bukë në restorante, si p.sh. Macdonalds dhe në vende të tjera në restorante ku ka edhe alkool. Jo për të pirë alkool, por vetëm për të ngrënë dhe pastaj largohesh nga aty.


Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vëlla i nderuar, ju përshëndesim dhe ju urojmë për interesimin që po shprehni me këto pyetje. Vërtet ndihemi edhe ne të gëzuar kur kemi kontakte me bashkëkombësit tanë, të cilët jetojnë larg familjeve, në vende që ata konsiderohen të huaj (kurbet) dhe ballafaqohen me vështirësi në praktikimin e fesë, ndoshta më shumë se ne këtu. Megjithatë vëren se si një pjesë e tyre mundohen të jenë të përpiktë dhe t’u mbahen dispozitave islame më shumë se ata që jetojnë në vendet e tyre. Lusim Allahun e Lartësuar t`ju shpërblejë dhe t`ju forcojë në fenë e Tij sa më shumë dhe ta gjeni suksesin në këtë botë dhe në botën tjetër!

Në lidhje me ngrënien e ushqimit në restorante dhe vende në të cilat shërbehet alkooli, themi se kjo në parim është e ndaluar, për faktin se ndalimi i alkoolit në Islam nuk nënkupton vetëm pirjen, por edhe të gjitha gjërat të cilat kanë të bëjnë me të.

Tregohet se në kohën e kalifit Omer ibën Abdulaziz, një grup njerëzish kishin pirë verë dhe ai urdhëroi që të gjithëve t’u ekzekutohet dënimi i pirjes së verës (me rrahje) dhe në mesin e tyre ishte edhe një që nuk kishte pirë, madje kishte qenë agjërueshëm. Kalifi urdhëroi që edhe ky të rrihet sikurse të tjerët vetëm pse qëndroi me ta gjatë këtij mëkati dhe lexoi ajetin:

"Ai jua ka shpallur në Kuran: Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ata (njerëz që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të ishit si ata. Allahu do t’i tubojë në Xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.” (Nisa, 140)

Nga kjo ngjarje fitojmë mësimin se besimtari çdo herë dhe në çdo vend nuk duhet të manifestojë pajtueshmëri për mëkatet dhe tejkalimet që i bëjnë njerëzit, qoftë edhe me vetëm prezencën e tij.  

Pastaj ajeti me të cilin ndalohet alkooli për muslimanin thuhet kështu: "O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Prandaj, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” (Maide, 90)

Në këtë ajet kur thuhet: "...prandaj, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar” vërejmë se ndalesa e alkoolit përfshin më shumë se pirjen dhe konsumimin.

Gjithashtu Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit, mos të ulet në tavolinën në të cilën pihet (në një transmetim tjetër qarkullon) alkooli.” Shënon Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Këto janë citate të cilat ndalojnë prezantimin në vende ku pihet alkooli, mirëpo fukahatë kur flasin për haramet që bëhen të përhapura aq shumë në një shoqëri dhe është e pamundur t`u ikim atyre, siç është rasti tani me lokalet me alkool, qoftë në Perëndim por edhe te ne, themi se nëse nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë, pra nuk ka lokale pa alkool, atëherë lejohet të qëndrojmë, por të kemi parasysh që kjo mos të bëhet vetëm nëse për këtë kemi nevojë. Kurse nëse ekzistojnë lokale ku nuk ka alkool, atëherë neve nuk na lejohet të zgjedhim lokalet ku pihet alkooli. Por në këtë rast duhet të mos ulemi në tavolina së bashku me ata që pinë, pasi ndalesa në hadithin e sipërpërmendur nënkupton këtë.

Ky qëndrim të cilin e përcollëm është mendimi i dijetarëve bashkëkohorë që kanë folur në lidhje me këtë problematikë. Gjithashtu dijetari i njohur Ibën Kudame, kur flet për rastet nëse thirret besimtari në ndeja apo gosti në të cilat bëhen harame të ndryshme thotë: "Nëse ai e di se në ato gosti në të cilat thirret do të ketë ndalesa të cilat ai nuk do t’i ballafaqoj dhe nuk do t’i shohë, pasi ato do të jenë larg vendit të ushqimit ose ata do t’i largojnë në momentin që shkon, atëherë atij i lejohet të shkojë dhe të ha, kështu deklarohet Imam Ahmedi.” Allahu e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (19/03/2010)
Klikime: 1452 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 mehmeti  
0
selam alejkum A lejohet shkuarja ne vende ku sherbehet alkooli para iftarit dhe pas iftarit

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024