Një herë, një djalosh nga radhët e armiqve pretendonte se kishte hyrë në Islam dhe se kishte shkuar te një mësues i madh (te dijetari) në një vend ku ai kishte qenë duke mbajtur një ligjëratë rreth mësimeve kur'anore.
Tema e asaj ligjërate kishte qenë në lidhje me kaptinën e tetëmbëdhjetë të Kur'anit e cila quhet el-Kehf.
Me të mbaruar ligjëratën, shejhu u kishte dhënë mundësinë vëllezërve të pranishëm që të parashtrojnë pyetje. Kur i erdhi rendi jobesimtarit që të pyesë, ai u drejtua kah ai dhe i tha: "I nderuar, në ngjarjen e njerëzve "që fjetën" në shpellë, aty, njashtu, përmendet edhe një qen, ndërsa unë po mendoja se a do të bënte t'ju parashtroja pyetjen në lidhje me ngjyrën e atij qeni që përmendet aty. Ma merr mendja se nuk kam bërë keq që pyeta, sidomos nëse është gjë së cilës nuk ia dini përgjigjen!"
Ndërkaq, shejhu iu drejtua djaloshit dhe i tha: "Jo, nuk prish punë fare; të gjithë duhet ta dinë se qeni ishte i verdhë!" Djaloshi ia ktheu: "A jeni i sigurt? Dua të them, a mund të ketë pasur ngjyrë tjetër?" - "Jo!" - ia ktheu shejhu i moshuar. "Ngjyrë të verdhë ka pasur, definitivisht!" - shtoi ai. Sidoqoftë, djaloshi e falënderoi atë edhe një herë dhe shkoi në rrugën e vet.
Ditën tjetër, armiku me moshë të re, duke aktruar sikur po kërkonte dituri, vajti në një anë tjetër të qytetit dhe mori pjesë në një tubim të dijes, tek i cili të pranishmit kishin qenë duke diskutuar gjëra të ndryshme në lidhje me ajetet e Kur'anit. Kur erdhi koha e parashtrimit të pyetjeve, mashtruesi e ngriti dorën dhe e parashtroi pyetjen vijuese: "Në kaptinën el-Kehf, njerëzit që fjetën përmenden të kenë qenë në numra të ndryshëm, porse çdoherë përmendet edhe qeni i tyre i cili numërohet bashkë me ta. Më konkretisht, po më intereson se, vallë, a do të kishte kompetencë ndonjëri prej njerëzve të dijes për ta treguar ngjyrën e qenit të tyre." Shejhu i atyshëm ia ktheu: "Po, gjithsesi! Ai qeni në këtë ngjarje që përmendet në Kur'an ishte me ngjyrë të zezë!" Sido që të jetë, pabesimtari i ri ishte i kënaqur dhe i tha: "I nderuar, a jeni plotësisht i sigurt se ngjyra e atij qeni ishte e zezë?" - "O djalosh!" - ia ktheu ai - "e hedh poshtë emrin tim, në mos qoftë ashtu!" - "Ju faleminderit shumë!" - i tha pabesimtari.
Në një natë tjetër, ky pabesimtar, ende duke pretenduar se ishte musliman, shkoi te shejhu i parë që e vizitoi dhe, kur erdhi koha e parashtrimit të pyetjeve, ai prapë e ngriti dorën dhe pyeti: "O shejh, ju keni aq shumë dituri, kurse unë jam thjesht një fillestar. Sidoqoftë, po e pyesja veten nëse do të kishit pasur mundësi t'i përgjigjeni edhe një herë pyetjes së asaj nate në lidhje me ngjyrën e qenit në shpellë, e cila (ngjarje) është e përmendur në Kur'an, në kaptinën el-Kehf? Shejhu i tha: "S'ka problem, porse nuk ka dyshim në mesin e dijetarëve të mëdhenj të Islamit në këtë çështje: qeni kishte ngjyrë të verdhë dhe se çdokush që pohon në ndonjë mënyrë tjetër, ai s'ka dituri, në fakt!" Me të dëgjuar këtë, djaloshi ia ktheu: "I nderuar, çfarë do të kishit thënë nëse një tjetër tha se do ta hedhte poshtë pozitën e vet së konsideruari dijetar në Islam bazuar në faktin se qeni nuk ishte i verdhë, po i zi?", ndërsa shejhu iu drejtua këtij: "Atëherë pozita e tij nuk është e një dijetari, por e një njeriu të marrë!" Pak më vonë, armiku kishte shkuar te shejhu që besonte se qeni kishte ngjyrë të zezë dhe i kishte thënë se ai shejhu i pjesës tjetër të qytetit e kishte ofenduar dhe se i kishte thënë se ky nuk ka aspak dituri rreth Islamit si dhe e kishte rivërtetuar pohimin e vet se qeni ishte i verdhë. Ky shejhu, pasi e dëgjoi, u nevrikos dhe ia ktheu duke bërtitur: "Ti thuaji atij se unë kam thënë se ai është pa dituri. Unë kam diplomuar në shkollat më të mëdha të Islamit, gjersa ai s'është tjetër pos i marrë!" Përndryshe, plani i pabesimtarit po shkonte mirë. Për më tej, për kohë jo shumë të gjatë, e tërë bashkësia qe ndarë në dy tabore. Secili tabor pohonte se shejhu përkatës kishte përgjigjen e saktë. Kishin filluar përleshje nëpër rrugë, ndërsa muslimanët kishin nisur ta sulmojnë njëri-tjetrin. Çdonjëri ishte i përfshirë në këtë turbullirë - nuk do të kishe mundësi të thoje se kishte ndonjë që nuk ishte pjesë e kësaj. Piskamat, goditjet e rrahjet ishin pjesë e çdo ane të vendit. Ndërkaq, pabesimtari u kthye te njerëzit e vet dhe u tha: "Le të shkojmë e t'i luftojmë tani, sepse tash e kemi lehtë për t'i mposhtur!" Dhe kjo, pra, ishte ajo që ndodhi, në të vërtetë!
Allahu na ruajttë prej fitneve të këtilla! Amin!
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 03.04.2009 Burimi: http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents/message/45546
|