E premte, 10/01/2025, 06:00
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Ngjarja e një të riu

Ngjarja e një të riu
 


"O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë.” (Enfal, 24)

Rini e dashur!

Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ju..

Ne kemi respekt për të gjithë, por kësaj radhe një respekt ekskluziv do t’ia kushtojmë rinisë sonë të dashur, mendoj qe edhe ju të tjerët do të më përkrahni. Rinia e ardhmja e popullit tonë që në supet e tyre do të vendoset përgjegjësia e zhvillimit dhe përparimit.
Dëshiroj t’ia kujtoj vetes së pari po edhe juve, se jeta në këtë botë ka një qëllim dhe domethënie. Vallë! A thua ne a e kemi parasysh ketë gjë!
A e kemi pyetur veten ndonjëherë: Pse jetojmë? Kush na krijoi? A kemi obligime, detyra ndaj Krijuesit? Pse ne vdesim? Çka do të bëhet me ne pas vdekjes?
Të gjitha këto pyetje dhe të ngjashmeve, duhet dhënë përgjigje, po në këtë mënyre mësojmë për qëllimin e jetës.

Rini e respektuar!

Zoti na krijoi të gjithëve në këtë botë që ne t’i shijojmë të gjitha të mirat e Tij. Çdo gjë e nënshtroi për njeriun dhe vetëm një gjë kërko prej tij, vetëm të besoj në Krijuesin Një. Duke shprehur dëshminë: LA ILAHE IL-LALL-LLAH – Nuk meriton të adhurohet askush tjetër pos Allahut. Duke e njësuar Krijuesin Allah në zotërim, adhurim si dhe në emrat dhe cilësitë e Tij. Të kujtojmë fjalën e Zoti ku thotë:
"Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Dharijat, 56)
Atëherë, mos ta harrojmë këtë detyrë jetësore. Nëse arrimë t’i realizojmë detyrat, kemi arritur ta përjetojmë lumturinë në këtë botë dhe botën e përtejmë, pas vdekjes
Besoj se arrita ta qartësoj ose t’ua rikujtoj me pak fjali qëllimin dhe rolin e njeriut në këtë botë.
Atëherë kësaj radhe për ju, rini e nderuar po ua tregoj ngjarjen e një të riu, shpresoj që nga ky rastë do të keni dobi. Ngjarjen e rrëfen një thirrës (hoxhë) i cili thotë (ta përcjellim me vëmendje):
Një i ri nuk ishte i pranuar në mesin e njerëzve, për shkak sjelljeve të pahijshme. Ai e kishte harruar Zotin, injoruar veten, sa që arrti në atë shkallë që ishte shembulli më i keqe për të përmendur. I pengonte të tjerët, i rebeluar, kështu njerëzit të bezdisur i luteshin Allahut që t’i rehatoj prej të riut arrogantë.
E këshilluan disa hoxhallarë, por ai prapë vazhdoi si më parë. Jetonte në errësirat e epshit, shfrenimit, degjenerimit.. Kështu një ditë një thirrës e takoi të riun epshor, e këshilloi, e qortoi për sjelljet që i bënë! Me sa u duk fjalët e tij të sinqerta ndikuan në të dhe befas ja plasi vajit. Hoxha mendoj se ai u ndikua nga këshilla dhe pranoi fjalët e Allahut dhe të dërguarit të Tij. Por, prapë ai vazhdoi me të parën, sikur mos të ketë dëgjuar fare këshillën..
I riu në fjalë nuk e dinte xhaminë, as ditën e xhuma. Ai dilet nga shtëpia pas namazit të jatcisë dhe kthehej në kohën e namazit të sabahut, dhe tërë ditën e kalonte në gjumë. U largua nga puna nuk punonte, falimentoi.. Nëna e tij qante pa ndërpre kur e shihte gjendjen e mjeruar të djalit, aq u bezdis prej tij sa që edhe ja dëshironte vdekjen.
E zinte gjumi duke dëgjuar muzikë dhe zgjohej me të. Dhoma e tij ishte e mbushur me foto gjysmë lakuriqe, të këngëtareve dhe artisteve të pavlerë. Përdorte duhanin, alkoolin, një ditë filloi ta përdorë edhe drogën..
Jetë të shfrenuar tej mase duke i përbuzur të mirat e Allahut me mëkate ndaj Tij.
Dëgjonte gjithçka përveç Kuranit!
Kishte njohuri në shumë çka përveç fesë dhe rregullave të saj.
E adhuronte çdo gjë përveç Allahun e Lartësuar.
Kalonin ditët duke mëkatuar, dhe një ditë mendoi një hoxha ta gjejë një formë dhe mënyrë të udhëzimit të riut gjynahqarë. Çka bëri ai, mori një kasetë (CD) dhe ia dhuroi të riut. (Kjo formë e komunikimit është mënyrë shumë dobiprurëse, me anë të një CD arrin të ndikosh për së mirë tek të tjerët.)
Pas një kohe përsëri ia dhuroi disa CD dhe i riu për të cilin po bëjmë fjalë, e pranoi dhuratën dhe i vendosi në makinë (veturë) por nuk kishte një interesim për t’i dëgjuar.

Kështu me një rast vendosi të udhëtoj me makinë drejtë qytetit D., rruga ishte e gjatë. Pasi që u ngop duke dëgjuar muzikë, shikoi se edhe pak i kish mbetur për të arritur në qytetin D. kështu për ta mos kaluar së koti pjesën tjetër vendosi ta dëgjojë CD me këshilla Islame, të dëgjoj se si flasin këta njerëz.
Filloi CD ta lëshoj zërin e këshillës së sinqertë.. Zëri i këshilluesit filloi t’ia tërheq vëmendjen e të riut. Tema ishte frika ndaj Allahut të Lartësuar, dalë nga dalë fjalët filluan ta arrin në zemrën e tij. Përfundoi njëra CD, ai duke dëgjuar me vëmendje, me shpejtësi filloi ta bëjë llogari me vetveten, menjëherë e aktivizoj CD e dytë që kjo kishte për temë pendimin dhe të penduarit. Filloi të shëtis me mendime në të kaluarën e hidhur. Fjalët e Allahut e thërrisnin për jetë të besimit dhe bindjes:
"O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë.” (Enfal, 24)
Iu afrua qytetit D. dhe ai nuk mund ta përmbante veten nga fjalët këshilluese Hyjnore, në trupin e tij hyri energjia e besimit e cila filloi ta dridhe dhe ta shqetësoj. Ai arriti të hyjë në qytet por para kësaj hyri në zemrën e tij imani (besimi). Që në moment filloi të ndryshoj, filloi tani të mendoj me sytë e të penduarit.
Së pari shkoi në xhami, filloi të marr abdes, lotët përziheshin me ujë.. Hyri në xhami e filloi jetën me namaz, u ringjall edhe një herë.
"Thuaj: E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e përcaktuar të zhduket.” (Israë, 81)
I riu i penduar u kthye në shtëpi me besim të shëndoshë dhe shpëtues. I shëndoshë nga sëmundja e mëkateve, fitimtarë me shpërblimin e faljes.
Hyri në shtëpi me tjetër fytyrë (pamje) që kishte dal, sa herë që dilte më parë shkonte me fytyrën e mëkatarit, tani u kthye me fytyrë të bardhe e të ndritur me nurin e imanit (besimit).
Familjarët u habitën me të dhe i thanë: çka ndodhi me ty?! U përgjigj: ndodhi një ngjarje më e madhe në jetën time, u ktheva te Allahu i penduar, e njoha rrugën për te Allahu. Të gjithë familjarët filluan të qanin nga gëzimi, rrjedhin lotët e gëzimit.

Rini e dashur!

Mos e humbni shpresën në Allahun e Lartësuar, ai është Gjithëfalës, Mëshirëplotë. Kthehuni te Krijuesi me falje dhe pendim. Mos harroni se jeta shkon shpejtë. Kujtoni se shumë të rinj me dëshira të mëdha kanë përfunduar në brendësinë e tokës.
Kujto se vdekja të vjen befas, ajo nuk kërkon leje, nuk ka gjë që e pengon.
Vëlla besimtarë!
Sigurisht që e donë kënaqësinë dhe lumturin, këtë munda ta gjesh vetëm në besim. Atëherë shpejto në pendim. Shpejto në kërkim falje. Shpejto të marrësh abdes dhe të falesh në xhami duke e iu lutur Allahut për falje.

Dijeni dhe mësoni!

"Dijeni se Allahu është me ata që ruhen nga të këqijat.” (Bekare, 194)
"Dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (Bekare, 209)
"Dhe ta dine se Allahu është Falës i madh dhe i Butë.” (Bekare, 235)
"Dijeni se Allahu është mbrojtësi juaj. Ai është mbrojtës dhe mbështetës i mrekullueshëm.” (Enfal, 40)
"Dije se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret! Allahu e di se si silleni ju dhe ku qëndroni.” (Muhamed, 19)

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu

 

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (25/04/2010)
Klikime: 1060 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 egzona  
0
ELHAMDULILA qee ka ksi ngjarje qee naa bajn me na u fercu imani sinqerishtt shum histori shum e mirr edhee perr kesaj ngjarje mujna me nxjerr perfitime shum te mdhaa edhe tee mirr .Inshalaa na bon ALL-LLAHU xh.sh me kan per banorve te xhenneti edhe naa bon qe te gjith te takohemi bash.Selam Alejkum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025