E diel, 22/12/2024, 03:04
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Nga tregimet e të penduarve

                    Nga tregimet e të penduarve
 
Allahu s.v.t thotë:{Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut,pse vërtet, Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”}. Ez-Zumer 53
Transmeton Burejdete [Allahu qoftë i kënaqur me të]-se Maiz ibn Malik El-Eslemi [Allahu qoftë i kënaqur me të]-erdh te i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] dhe tha: O i Dërguar i Allahut, i kam bërë padrejtësi vetes dhe kam bërë amoralitet dhe dua që të më pastrosh (të më japish dënimin), i Dërguari i Allahut e ktheu, të nesërmen ai prap u kthye  dhe i tha: O I Dërguar i Allahut unë kam bërë amoralitet, e Ai (i Dërguari i Allahut) e ktheu për së dyti dhe dërgoi dikë te fisi i tij të pyet se a është i menqur? a mohojnë ndonjë gjë nga sjelljet e tij?
Thanë: nga ajo që e njohim dhe e shohim, ai është prej të mirëve tonë.
Erdhi te i Dërguari i Allahut për së treti, i Dërguari i Allahut prap dërgoi dikë të pyes te fisi i tij dhe ata u përgjigjën se është i menqur dhe nuk ka asnjë të metë.
Kur erdhi për herën e katërt, urdhëroi (i Dërguari i Allahut) që të bëhet rexhëm (dënimi me vdekje e që bëhet me gurë).
Pastaj erdhi El-Gamidijetu dhe tha: O i Dërguar i Allahut kam bërë amoralitet, më pastro e Ai (i Dërguari i Allahut) e ktheu.
Të nesërmen erdhi dhe tha: O I Dërguar i Allahut pse më kthen?
Ndoshta dëshiron të më kthesh ashtu siç e ktheje Maizin, pasha Allahun unë ja shtatzënë?
I tha:tani nuk të dënojmë, shko derisa ta lindish fëmiun?
Thotë:pasi e lindi fëmiun erdhi me fëmiun e saj të mbështjellur, dhe tha ky është fëmiju që e kam lindur.
I Dërguari i Allahut i tha: shko dhe jepi gji derisa ta zvjerdhish.
Kur filloi fëmiu të hanë erdhi (te i Dërguari i Allahut) me fëmiun, ndërsa fëmiu në dorë kishte një copë buk.
Tha: ky është o i Dërguar i Allahut e kam zvjerdhur dhe ka filluar të hanë ushqim.
Ia dha fëmiun një njeriu nga muslimanët, pastaj urdhëroi të bëjnë rexhmin e saj.
Erdhi Halid ibn Velidi me një gur dhe e hudhi në kokën e saj saqë gjaku i saj spërkati fytyrën e Halid ibn Velidit [Allahu qoftë i kënaqur me të] dhe e fyeri.
I Dërguari i Allahut e dëgjoi fyerjen e tij asaj dhe tha: mos u ngut o Halid, betohem në Atë, në dorën e të cilit është shpirti im, ajo ka bërë një pendim sikur të ishte penduar mbledhësi i tatimeve do të ishte fal.
Pastaj ia fali namazin e xhenazës dhe e varrosën.(transmeton Muslimi).
 
Shpjegimi:
Sahabët kanë arritur të plotësojnë imanin por kjo nuk don të thotë se ata janë të mbrojtur (nga mëkatet) mirëpo kur ndonjëri prej tyre bënte mëkat nxitonte në pendim te Allahu dhe kërkonte që të kryhet dënimi e të pastrohet nga mëkati.
 Dobitë:
-Fuqia e besimit të Sahabëve.
-Gjerësia e mëshirës së Allahut në pranimin e pendimit

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
Klikime: 716 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024