E premte, 10/01/2025, 06:10
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Nëse të ngushtohet kjo botë lidhu me këtë numër 222
                          Nëse të ngushtohet kjo botë lidhu me këtë numër 222

                               

 
Shumicës prej nesh i rëndohet ndonjë çështje në këtë botë, saqë kërkojmë ndërmjetësim për ndonjë post, për kalimin e ndonjë provimi, për ndonjë kërkesë në organet qeveritare e të ngjashme me këto.

Më gëzon fakti t’ju ndihmoj në realizimin e këtij ndërmjetësimi me qëllim që t’ju lehtësohen punët tuaja. Është shumë e thjeshtë, lidhu me këtë numër special 222 pa ndonjë hyrje tjetër.

A e di mënyrën e lidhjes?

Numri i parë 2 nënkupton orën 2 pas mesnate.

Numri i dytë 2 nënkupton dy rekate.

Numri i tretë 2 nënkupton dy pika lot.

Me fjalë të tjera, dy rekate namaz në orën 2 pas mesnate bashkë me dy pika loti. Kërkoje Allahun e Lartësuar në këtë kohë dhe me lejen e Tij do të të lehtësohen punët e tua dhe do të arrish atë që synon.

Allahu i Madhërishëm është Sunduesi, Mbizotëruesi, i Cili zbret në qiellin e kësaj bote në pjesën e tretë e të fundit të natës dhe thotë: "A ka kush më lutet Mua që t‘i përgjigjem atij, a ka kush më kërkon Mua që Unë t‘i jap atij dhe a ka kush pendohet tek Unë t‘a fal atë?”

Pasha Allahun, dije se sikur të mblidhet i gjithë populli për të të ndihmuar për diçka, nuk do të të ndihmonin dot përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. E nëse do të mblidheshin për të të bërë dëm, nuk do të dëmtonin dot përveç asaj që ta ka caktuar Allahu.

Kthehu në dorën e Tij, në dorën e të Cilit është drejtimi i qiejve dhe i tokës. Shumë prej nesh i japin përparësi ndërmjetësuesve ndaj Allahut të Lartësuar. Fillon të hulumtojë për ndërmjetësim para se t’i drejtohet Allahut me lutje. Allahu i Madhërishëm në Librin e Tij, të cilit nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë, thotë: "Dhe Zoti juaj thotë: "M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem” (Gafir, 60)

Ndërsa i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: "Kush e lexon ajetin Kursi pas çdo namazi nuk e pengon këtë njeri për t'u futur në xhenet përveç se vdekja.”

Allahu jua largoftë brengat dhe shqetësimet dhe ju dhuroftë qetësi shpirtërore.

 

 

Përshtati: Almedin Ejupi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (02/06/2010)
Klikime: 1350 | Komentet: 4 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 4
4 endriti  
0
222

3 endriti  
0
222

2 endriti  
0
222

1 Drilon Dervishi  
0
Eshte gjeja me e paket qe mund te bejme, te pakten ne ditet e sotme. Kjo pasi jemi ne ata qe po e bejme boten te ndryshoje dhe kjo ne drejtim me shume negativ se ne ate pozitiv.
Por, ALLAHU na shpetofte dhe na ndihmofte te jemi prej atyre krijesave te dashura perTE siç ishim dhe vazhdojme te jemi akoma edhe pse po bejme jashtezakonisht gjera ne kundershtim me ç'ka na eshte cituar prej TIJ!

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2025