E hënë, 23/12/2024, 17:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Në sa mënyra bëhet njeriu xhunub?
Pyetja:
 
Pyetja ime e radhës është: Në sa mënyra bëhet njeriu xhunub?
Selam alejkum!


Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Personi bëhet xhunub (i papastër) në këto raste:
1. Nëse ndodh ejakulimi i spermës me epsh, pa marrë parasysh në çfarë forme ndodh kjo, qoftë edhe duke qenë në gjumë. Gjithashtu edhe ejakulimi i femrës është i njëjtë.
2. Pas marrëdhënieve intime, mirëpo këtu duhet pasur parasysh se edhe mashkulli edhe femra bëhen të papastër (xhunubë) atëherë kur organi i mashkullit depërton në organin e femrës, por nëse ndodh që organet vetëm preken, atëherë ata nuk konsiderohet se janë bërë xhunubë.
Gjithashtu këtu duhet pasur parasysh se ata bëhen të papastër nëse ndodh kjo formë e marrëdhënieve (depërtim i organit të mashkullit në organin e femrës), edhe nëse nuk bëhet ejakulimi.
3. Gruaja gjatë periudhës së menstruacioneve dhe të lehonisë (pas lindjes) konsiderohet e papastër, prandaj as nuk falet as nuk agjëron.

Këto janë rastet kur njeriu bëhet i papastër dhe në këto raste ai obligohet të pastrohet (merr gusul). Allahu e di më së miri!
 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
Klikime: 1390 | Komentet: 1 | Ranguar: 1.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 fatmir  
0
selam alekim nje pytje duhesha ta di ma mir nese njeriu behet xhunub ne xhum mas kohes se syfyrit( APO MAS KOHES SE IMSAKUT)
A me kuhet AGJERIMI. ESELAMU ALEJKIM JU PERSHENDES

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024