E hënë, 23/12/2024, 08:49
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Në çfarë bien në ujdi muslimanët, krishterët dhe çifutët?

Pyetja:

Përshëndetje... kam një pyetje në qoftë se në një mbledhje gjendet një musliman, një i krishterë dhe një  hebre, për çfarë mund të binin dakord ata të tre lidhur me fenë... Ju lutem të më përgjigjeni sepse më nevojitet për një
test në shkollë. Ju faleminderit!

 

Përgjigjja:

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Nëse i bëjmë një vështrim disa ajeteve kuranore të cilat flasin për të Dërguarit para Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kuptojmë se lidhja mes këtyre feve është mjaft e ngushtë. Zoti i Madhërishëm thotë:

"Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje, ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij; siç frymëzuam me shpallje edhe Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin dhe bijtë e tij, Isain, Ejupin, Junusin, Harunin, Sulejmanin dhe Dautin, të cilit i dhamë Zeburin. Për disa të dërguar të kemi treguar më parë dhe për disa të tjerë nuk të kemi treguar ty. Sa i takon Musait, Allahu i ka folur atij drejtpërdrejt.” (Nisa, 163-164).

Mirëpo problemi qëndron në atë se pasuesit e Profetëve të mëhershëm përgënjeshtruan Profetët që kanë ardhur pas tyre. Kështu pasuesit e Davudit alejhi selam, që janë hebrenjtë, e refuzuan Isain alejhi selam për Profet, ndërsa pasuesit e këtij të fundit, të krishterët, i pranuan të gjithë të Dërguarit që ishin para Isait alejhi selam, por e refuzuan Muhamedin alejhi salatu ve selam. Ndërsa muslimanët kërkohet të besojnë në pejgamberinë e të gjithë të Dërguarve, ashtu si vërtetohet edhe në ajetin e lartpërmendur.

Pas këtij sqarimi, themi se pasi esenca e të tria këtyre feve është e njëjtë, megjithëse në fenë hebreje e të krishterë kanë ndodhur ndryshime dhe devijime nga e sakta, për shkak të mosruajtjes së origjinalitetit të librave të shenjtë të tyre. ashtu siç është realiteti me Kuranin, megjithëkëtë ka gjëra të ndryshme në të cilat pajtohen këto tri fe. Pa u zgjeruar ne do t’i përmendim disa:

1.      Vrasja e njeriut pa të drejtë është e ndaluar në të tria fetë.

2.      Gënjeshtra.

3.      Vjedhja.

4.      Tradhtia.

5.      Bërja padrejtësi tjetrit.

 

Zoti e di më së miri!  

 

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/01/2011)
Klikime: 652 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024