E diel, 28/04/2024, 10:56
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Në çastet e vdekjes
Në çastet e vdekjes
 
 
Gjendja e banorëve të varrezave është shumë e vështirë dhe e rrezikshme.

    Varrezat janë vendet, që në to fshihen trupat e personave të vdekur, duke pritur ringjalljen e tyre, tubimin e tyre para All-llahut dhe duke pritur Israfilin, alejhi selam, që t'i fryej Surit. Janë të varrosur në varreza dhe nuk din askush për gjendjen e tyre përveç All-llahut, i Cili e din të fshehten dhe të dukshmen.

        Po, kjo është vdekja, që do te ballafaqohen me të mbretërit, kryetarët, ministrat, parlamentarët, të pasurit, të varfërit, të mëdhenjtë, të vegjëlit, burrat, gratë, të rinjtë, pleqt, i shëndoshi, i sëmuari, të gjithë do të ballafaqohen me vdekjen.

        All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë në librin e Tij, Kur'anin Fisnik:

قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِيكُمْ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

        "Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'iu zënë, e mandej do të silleni tek Ai që e di të padukshmën dhe të dukshmën, dhe atëherë Ai do t'ju njoftojë me atë që e keni punuar." [El-Xhumua, 8]

        Ku janë ushtritë? Ku janë Mbretërit? Ku është pasuria që e tubove në dynja? Ku janë pallatet që i ndërtove në dynja? Ku janë ata që menduan se nuk do të vdesin dhe se nuk do të kthehen një ditë tek All-llahu? Të gjithë janë bërë popuj sikur nuk kanë ekzistuar.

        Amër Ibën Abdullah ibën Zubejri kur ka qenë në prag të vdekjes duke i numëruar frymëmarrjet e fundit të jetës së tij, familja e tij ishin rreth tij duke qajtur sepse ai tash po ballafaqohet me vdekjen dhe po ndahet nga kjo botë. Në këto momente dëgjohet muezini duke thirrur Ezanin e Akshamit, shpirti i tij afër ndarjes me trupin, dhimbjet duke iu shtuar. Pasi e dëgjoi Ezanin i tha familjes që ta marrin për krahu. Familja e tij i thanë: Ku do që të çojmë, a nuk po e sheh vetën se në çfarë gjendje je?! Tha: Subhanallah!! E dëgjoj muezinin duke e thirrur Ezanin e të mos i përgjigjem?! Më Kapeni për krahu dhe më çoni në xhami! E çuan në xhami, i fali dy reqate me imamin dhe pastaj vdiq. Po, vdiq duke qëndruar në sexhde.

        Kush fal Namaz dhe bën sabër në nënshtrimin ndaj All-llahut dhe respektit ndaj Tij, All-llahu ia bën fundin e tij të kënaqshëm për te.

        Tregon Imam Kurtubiu se një njeri, i cili ishte në momentin e vdekjes kishte qenë i zënë me dynjan dhe e kishte harruar All-llahun dhe nuk e kishte adhuruar Atë. Kishte shpresë të gjatë që të jetojë dhe kishte menduar se vdekja nuk do t'i vie kurrë. Pasi i erdhi vdekja filluan të i shtohen dhimbjet  në trupin e tij. U mblodhën përreth tij djemt dhe familja e tij për t'ia thënë lamtumirën e fundit babait të tyre. Filluan t'ia përkujtojnë shehadetin duke i thënë: Thuaj: La ilahe il-lall-llah...! Ai filloi të bërtas. Ata përsëri morën t'ia kujtojnë shahadetin, kurse ai bërtiti me një zë të madh dhe tha: Në shtëpinë e filanit rregullonie këtë dhe atë... në kopshtin e filanit mblidheni këtë dhe atë... në dyqanin e filanit merreni këtë dhe atë... duke i përsëritur këto fjalë vdiq.

        Po, vdiq. La kopshtin e filanit dhe dyqanin e filanit duke u kënaqur aty trashëgimtarët e tij dhe djemt e tij. Ndërsa ky vazhdon të dënohet për namazin që nuk e ka falur, për zeqatin që nuk e ka dhënë, për ramazanin që nuk e ka agjëruar.

        Tregon Ibën Kajjimi [All-llahu e mëshiroftë]: Ka qenë një njeri që ka bërë tregti me alkool... Kur ishte në agonin e vdekjes ia përkujtuan fjalën La ilahe il-lall-llah. Ai filloi t'i përsëris disa fjalë dhe thonte: Kjo është e lirë... ky mushteri është i mirë... ky ashtu, ky kështu... derisa i doli shpirti prej trupit dhe kështu u nda nga kjo botë në këtë gjendje të mjerë.

        Po, vdiq. Sa ishte në këtë botë kishte qenë mendjemadh. Vdiq dhe u varros në dheun e tokës. Kishte pasuri shumë, por nuk i bëri dobi tek All-llahu asgjë. Nuk i ndihmoi asgjë, u varros, la tërë pasurin dhe shkoi për Ahiret.

        Tregon ibën Kajimi [All-llahu e mëshiroftë] për një njeri, i cili gjatë jetës së tij kishte pirë alkool. Kur i erdhi momenti i vdekjes së tij dhe daljes së shpirtit nga trupi i tij iu afrua atij njëri prej atyre që ishin afër tij dhe pritnin që t'ia thonë lamtumirën e fundit dhe i tha: O filan... o filan... thuaj La ilahe il-lallah! Por, atij iu ndryshua fytyra dhe iu trash gjuha. Prap ia përsëritën fjalën La ilahe il-lallah,   mirëpo në këtë moment bërtiti: Jo, jo! Por, pi ti dhe me jep edhe mua të pi...! Jo, jo! Por, pi ti dhe me jep edhe mua të pi...! Jo, jo! Por, pi ti dhe me jep edhe mua të pi...! I përsëritte këto fjalë derisa i doli shpirti dhe vdiq në këtë gjendje.

        Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu që t'na mbrojë nga ky përfundim i keq dhe nga hidhërimi i All-llahut.

        All-llahu [subhanehu ve teala] thotë në Kur'an:

وَحِيلَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ مَا يَشْتَهُونَ كَمَا فُعِلَ بِأَشْيَاعِهِم مِّن قَبْلُ إِنَّهُمْ كَانُوا فِي شَكٍّ مُّرِيبٍ

        "Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar me parë me të ngjajshmit e tyre. Vërtet, ata ishin në një dyshim të fortë." [Sebe'ë, 54]

        Tregon Sefediu [All-llahu e mëshiroftë] për një njeri që ka pirë alkool në familjen e tij. Pinte shumë dhe vazhdimisht. Një natë është dehur dhe ka ra të flejë në ballkon. Që të mos bie poshtë i ka lidhur këmbët me litar. Pas pak çohet që të ecë por me pavetëdije bie nga ballkoni më këmbë të lidhura dhe vdes në këtë gjendje.

        Një ngjarje e cila ka ndodhur në kohën tonë. M. Mugijthi, një njeri i devijuar, që pinte shumë alkool, saqë nuk dilte asnjëherë nga kafeneja. Një ditë u sëmurë rënd dhe i erdhi vdekja. Një njeri tjetër që ishte pran tij mori ta pyes: A të ka mbetur në trup fuqi që të ecësh? Ai ia ktheu: Po. Nëse do mund të eci deri të kafeneja ku kam pirë gjithherë alkool. Shoku i tij që ishte pranë tij i tha: Kërkoj mbrojtje prej All-llahut të Madhëruar! Pse nuk po thua mundem me ec deri të xhamija? Filloi të qajë dhe tha: Gjatë gjithë jetës kam dashur vetëm alkoolin dhe tash më ka mundur kjo mua dhe nuk mundem. Njeriu e përfundon jetën në atë mënyrë siç e ka jetuar gjithmonë. Nuk ka qenë adet për mua që të shkoj nëpër xhamia.

        Ka thënë Ibën Ebi Mesudi: Një herë, tek një njeri, që ishte në momentin e vdekjes, filluan njerëzit rreth tij t'ia përkujtojnë shahadetin duke i thënë: Thuaj La ilahe il-lallah! Mirëpo, atij iu rëndua gjuha. Ata vazhdimisht e nxitnin që t'a thojë shehadetin dhe duke ia përkujtuar All-llahun. Ai në këtë gjendje të rëndë, duke ndier dhimbje të forta dhe pasi që iu ngushtua trupi i tij, u bërtiti me zë të madh atyre që e ishin pranë tij dhe iu tha: Ai i cili thotë La ilahe il-lall-llah është qafir-jobesimtar. Pastaj rënkoi edhe më shumë dhe vdiq. Pasi e varrosën e pyetën familjen e tij: Çka ka bërë ky njeri gjatë jetës së tij? Ata u përgjigjën se ai ka pirë alkool dhe kështu e ka çuar tërë jetën. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu që t'na ruajë nga ky përfundim i keq, Amin!

        Tregon Ibën Kajjimi [All-llahu e mëshiroftë] se një njeri ishte i dhënë pas këngës dhe muzikës dhe duke qenë në këtë gjendje e zuri vdekja. Pasi filluan t'i shtohen dhimbjet në trup, njerëzit që ishin përreth tij filluan t'ia përkujtojnë shahadetin duke i thënë: Thuaj La ilahe il-lall-llah! Ai filloi të këndojë vargjet e muzikës, me të cilat kishte çuar tërë jetën e tij me to dhe e kishte harruar All-llahun dhe kishte harruar se vdekja do t'i vie një ditë. Njerëzit përreth tij filluan t'ia përkujtojnë shehadetin duke i thënë përsëri: Thuaj la ilahe il-lall-llah! Mirëpo, atij iu rëndua gjuha e tij dhe nuk mund ta thonte këtë fjalë. Në këto momente filloi t'i përsëris këngët, të cilat kishte qenë tërë jetën i zënë me to. I mjeri filloi të përshpërisë: Tra la la, tri li li... tra la la, tri li li... derisa i doli shpirti nga trupi duke kënduar dhe shqiptuar tingujt e muzikës.

        Po, këta janë ndihmëtarët e shejtanit dhe armiqt e Rrahmanit- Gjithmëshiruesit. Këta janë armiqt e besimtarëve dhe vëllezërit e jobesimtarëve, të cilët në Ditën e Kijametit do të mblidhen me parin e Faraonit dhe Hamanit, ku do të qëndrojnë në zjarrë të xhehenemit. Janë ata  që e kanë lënë namazin dhe nuk e kanë falë atë. Ka thënë i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:

بين العبد والكفر – أو الشرك - ترك الصلاة

        "Në mes njeriut dhe kufrit-mosbesimit apo shirkut është lënia e namazit."

        Ky është dënimi që e ka pas në momentin e vdekjes. Vallë, si do të jetë gjendja e tij pas vdekjes?!

        Gjithashtu, tregon Ibën Kajjimi  [All-llahu e mëshiroftë] për një njeri, i cili ishte në agonin e vdekjes. Kishte qenë mëkatar i madh dhe e kishte harruar All-llahun, Krijuesin e tij dhe kishte harruar se një ditë do të vdes dhe do ta lë këtë botë kalimtare dhe të përkohshme. Nuk shkoi shumë kohë dhe i erdhi vdekja. Ata që ishin afër tij e kapën dhe e shtrinë në shpindë dhe ia drejtuan duart. Filluan t'ia përkujtojnë fjalën La ilahe il-lall-llah, mirëpo ai filloi t'i thojë shprehjet e tija, shprehje të cilat i kishte përsëritur gjatë tërë jetës. Pasi filloi shpirti t'i dalë nga trupi i tij bërtiti me një britmë të  madhe: Pse të them La ilahe il-lall-llah pasi që mua nuk më bën dobi kjo fjalë?!! Nuk e di a jam falur ndonjëherë për All-llahun!! Pastaj vdiq.

        Kjo është vdekja, rruga për Ahiret. Çdo gjë që është pas vdekjes është edhe më e vështirë (për keqbërësit).

 

        Mahmud El-Misrij
        Përktheu:
        Lulzim Kabashi

Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/10/2009)
Klikime: 1563 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 xhevrije  
0
allahu ju knaqt ju shperbleft per kto kshilla mjaft te mira eselamu alejkum.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024