E diel, 22/12/2024, 09:36
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

NDODHIA E VËLLAUT TONË NGA MEKKA

NDODHIA E VËLLAUT TONË NGA MEKKA
 
 
D esha të çmendem e të fluturoj nga gëzimi, kur dëgjova lajmin për pranimin tim në një shkollë në Francë. Ndieja në vete se u bëra më i lumturi në botë e kështu, do ta sundoja atë, do të bëhem një njeri me pozitë shumë të lartë. Sa herë që m`u ofronte koha e udhëtimit, e ndieja veten se po i ofrohem kohës së civilizimit, e cila do të m`i hapë dyert me të cilat do të përparoja nga të afërmit dhe shokët .
Ishte një gjë e cila më shqetësonte ... dhe më çrregullonte rahatinë..., si do ta lë Mekën ?! Me vite të tëra zemra ime është lidhur me të, kam luajtur nëpër brigjet e saj, kam pirë ujë të ëmbël nga Zemzemi i mrekullueshëm i cili m`i ka zhvilluar dhe forcuar eshtrat. Prindërit e mi..., nënën time të shtrenjtë kush do të kujdeset në mungesën time...? Vëllezërit e mi e duan atë, por jo si unë. Kush do ta dërgojë atë në Kabe çdo ditë për të falur namazin, siç e kemi traditë ?! Pyetje të shumta, por pa përgjigje . U afrua udhëtimi, u përgatitën çantat, mora në duart e mia biletat, u përshëndeta me nënën dhe ia putha ballin e duart, u përshëndeta me vëllezërit dhe motrat, u përzien lotët nëpër faqet tona. U largova nga Meka dhe nga Xhamia e Shenjtë (Kabja), udhëtova, por mallëngjimi m`i copëtoi mushkëritë.
Arrita në Francë, në një shtet të pa fe. U trondita kur i pashë grate e zhveshura të cilat i përmbushnin rrugët me pa turpësi. Vërejta pavlerësinë e gruas aty , nënçmimin e saj, ndërkohë që m`u kujtonte vlera e gruas dhe pozita e saj tek ne, në tokën e pastërtisë dhe besimit .
Fillova shkollën, por tronditja tjetër ishte ku uleshin në të njëjtën bankë djem e vajza të reja, të cilat kishin mbuluar vetëm gjysmën e trupit, ndërsa gjysmën tjetër ia kishin lënë shikuesve. Sa herë që hyja në shkollë, koka ime ulej poshtë nga turpi, mirëpo sikurse thotë një fjalë popullore: Të përzierit e shumtë e humb efektin.
Kaloi një kohë, shikimet filluan të normalizohen, madje ndieja një kënaqësi kur shikoja në to. Filloi të më flakërohet zemra, ndërkohë që të vetmin problem që kisha ishte se si ta shuaj në vete atë zjarr që më ndizej në zemër. Sa shpejt ndodhi një gjë e tillë!!
E mësova gjuhën frenge për disa muaj dhe ajo që më shtyu ta mësoj frengjishten ishte që sa më shpejt të filloja komunikimin me to. Kaluan disa muaj të vështirë, kur, papritur, e pashë veten rob të një sykaltrosheje. Filluan të më pushtojnë ndjenjat dhe emocionet e një të huaji. Fillova të jem i lidhur me të, e dashurova aq shumë, sa që nuk mund të mendoja asgjë, vetëm se për të. Nuk kisha asnjë problem tjetër përveç saj, erisa.... atë natë, arriti pika e fundit e besimit në dashurinë e asaj vjaze..., desh u çmenda.
Më shpërtheu vaji, sa që më dogji shpirtin. Shikoja në muret e varura fotografi të Mekës, Kabes, prindërve e pamje të nryshme të vendit tim. Fillova ta urrej veten deri në atë shkallë, sa që doja të vrisja veten, mirëpo djallja nuk më lejoi, edhe pse i tregova se jam musliman dhe këtë çështje Islami e ka ndaluar. U pendova për atë që bëra deri më tani, mirëpo ajo e ndryshoi metodën. Një natë më mori në shtëpinë e vetë tek familja e saj, aty pash një tjetër nga motrat e saj e cila ishte më e bukur se ajo. E gjithë kjo ndodhte para syve të prindërve të tyre, por ata ishin njerëz të cilëve u mungon në fjalorët e tyre fjala nder (xhelozi); kjo fjalë nuk kishte definicion tek ata.
Për mua u hapën rrugët e së keqes dhe këmba më rrëshiqti në rrugën më të keqe, ndërkohë që nuk mu kujtua të kërkojë nga Allahu që të më largojë nga kurthi i tyre. U hodha në to e u bëra një prej injorantëve, filluan përzierjet edhe më shumë, sa që shpresa e tyre ishte që një ditë të më merrnin dhe të shkojmë së bashku në kishë që ta vizitoj kishën dhe të shikoj se si ata adhurojnë zotin ditën e diel. Të shikoj se si njerëzit pendohen në atë ditë para përgjegjësve fetarë të tyre, të shohë se si atë ditë priftërinjtë e krishterë u bëjnë falje të gabimeve. Shkova me to si i çmendur dhe u ndala para derës së kishës i dyshuar, kur papritur më erdhi një shenjë nga njëra prej tyre që të hyja në kishë dhe të veproja si ata. Pasi hyra aty, pash se si ata bënin me dorë në gjoksat e tyre në forme të kryqit (u kryqëzonin). U ngrita edhe unë duart edhe fillova të bëjë si ata, tani hyra edhe më brenda dhe aty pash atë që edhe injoranti e di se është gjë e kotë, mirëpo i Madhëruar është Ai cili i rrotollon zemrat! U mashtrova me kotësinë e priftërinjtë kishtarë. Më la përshtypje si ata ua falnin njerëzve faljen e mëkatëve. Kjo ndodhi pasi e kishtahumbur kënaqësinë e besimit, ashtu siç thotë pejgamberi alejhi selam:
"Kur njeriu bën zina i largohet besimi dhe i qëndron mbi kokë si një çadër e kur të pendohet kthehet tek ai. "
Filloi të më paraqitet në vete edhe një pëlqim dhe t’u besoj atyre çka thonë, deri sa arritikulminacioni dhe njëra nga to erdhi duke ecur me mendjemadhësi duke mbajtur në dorën e saj një kuti të çmuar nga kristali të stolisur me ar. Buzëqeshi me një buzëqeshje cioniste, mirëpo unë nuk e kuptoja, e përshëndeta me një puthje të ngrohtë dhe në moment më dhuroi atë dhuratë të shtrenjtë, e cila nuk përmante në vete përveç një kryq të artë. Para se të më flasë, më përqafoi, më mbështolli me duart e veta rreth qafës dhe ma vuri kryqin në qafë. Filloi të më ndriçojë kryqi në qafë dhe kjo ishte shkalla e fundit që arrita nga ndryshimet e mia, i cili filloi me një epsh të fëlliqur dhe më arriti aty ku nuk arrihet duke përfunduar me kufr (mohim ). Lusim Allahun që të na mbrojë nga një gjë e tillë !
Jetova vite të tëra, sa që edhe bisedat telefonike me prindërit e mi i ndërpreva, edukata, lidhja shpirtërore, respekti i cili ishte më herët, të gjitha këto u tretën ...
Afrohej fundi i shkollës, erdhi koha për kthim, kthim për në Mekë... një katastrofë e madhe, i dalur nga Meka musliman, i kthyer i krishter?! Zbrita në aeroport në Xheda (qytet në Arabinë Saudite) me një veshje nga e cila u befasuan edhe prindërit, me një zemër të zezë e të nxirë, nuk e dija as të mirën e as të keqen.
Përqafova nënën me një ftohje të çuditshme edhe pse ajo lotonte. Edhe gëzimi i vëllezërve dhe motrave mori një kahje tjetër, u bëra në shtëpi i vetmuar e gjithnjë i mërzitur, kohë pas kohe komunikoja me ato vajzat në telefon dhe dilja i vetëm me makinë, por nuk e dinte askush se ku shkoja .
Familja më vërejti se kisha një kohë të gjatë që isha kthyer e unë ende nuk kisha shkuar në Qabe ( Harem), dhe se nuk isha duke e falur namazin. Më këshilluan sa që edhe u ngritën zërat, e unë u thash se çdo kush është i lirë të bëjë ç`të dojë dhe se namazi nuk obligohet me forcë, ndërsa nëna shpesh herë u vetmonte dhe falte namaz duke e lutur Allahun për gjithë ne, e më shumë për mua, sa që një natë e ndëgjova zërin e saj duke qarë e duke kërkuar nga Allahu udhëzim për mua. Një ditë motra ime e vogël hyri në dhomën time e unë atë e doja shumë edhe pse ajo ishte me vite pak më e vogël se unë, isha në një pozitë i shtrirë edhe isha duke dëgjuar një kasetë me këngë franceze, kur ajo rastësisht më hetoi zinxhirin e lidhur në qafë dhe filloi të luajë me të, papritmas, u befasua kur hetoi kryqin krishterë në gjoksin tim. Bërtiti më një zë të lartë dhe i shpërtheu vaji, u ngrita dhe e mbylla derën, fillova ta qetësoj e ta kërcënojë nëse do t’i tregon dikujt. Tani u bëra në shtëpinë time si një deve e çartuar, ndërkohë që të gjithë kishin kujdes nga unë.
Një ditë hyri nëna, mu drejtua duke më thënë ngrihu dalim dhe të shëtisim me makinën tënde! Isha prej atyre të cilët nuk ia kthejnë kërkesat nënës, U ngrita. Pasi u futëm në makinë iu drejtova nënës se ku dëshiron të shkosh?! Mu përgjigj duke më thënë se donte të shkonte në Qabe (harem) për ta falur jacinë, mu thanë duart në timonin e makinës, u mundova t`i ikë e t`i arsyetohem se nuk mundem ta dërgoj atje, sa që edhe fyti mu tha për të biseduar, mirëpo ajo ishte e vendosur që unë ta dërgoja atë deri atje. Fillova të shkojë, por më dukej sikur po shkoja në zjarr. Kur arritëm në Qabe iu drejtova nënës me një gjuhë të vrazhdë duke i thënë shko ti e unë po të pres këtu. Nëna e dashur filloi duke më lutur që edhe unë të hyja në xhami, mirëpo ishte e kotë. Filluan t`i rrjedhin lotët. O biri im, zbrit me mua, përmende Allahun, ndoshta Allahu të udhëzon dhe të kthen në fenë tënde! O biri im, e gjithë kjo (namazi) është disa minuta, kurse ti përfiton dobi shumë të mëdha, ndërsa unë qëndrova në inatin tim të çuditshëm.
Nëna zbriti duke qarë, unë qëndrova në makinë, i mbylla dritaret e makinës, e lëshova një kasetë me muzikë frënge, mirëpo ia ula zërin, u shtriva dhe fillova ta dëgjoj, papritur dëgjova një zë të tmershëm i cili copëtonte qiellin e Mekës e i dridhte kodrat e saj. Ai ishte ezani i ëmbël e i bukur të cilin e këndonte shejkh Ali Mula. Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Eshhedu en la ilaheil Allah ...
Në zemrën time hyri trishtimi, fika radion dhe mbeta i habitur. Fillova ta dëgjoj ezanin me vëmendje, ishte një gjë të cilin nuk e kisha dëgjuar vite të tëra. Uallahi, pa dashjen time filluan të më rridhnin lotët nëpër faqe. Futa dorën në gjoksin tim, kapa kryqin e fëlliqur, e këputa dhe e hodha me forcë nga trupi im. Aq shumë më kaploi vaji sa që njerëzit kthenin shikimin nga unë, ndërkohë që ata ishin duke shkuar për në harem (Qabe). Zbrita nga makina dhe nxitova së shpejti për në vendin ku merret abdesi, aty zhvesha rrobat e mia, pastrova tërë trupin dhe hyra në Harem (Qabe), pasi isha larguar nga Haremi dhe Islami shtatë vite të plota. Kur pashë Qaben gati më ra të fikët nga kënaqësia e cila dominonte aty dhe nga tubimi i të devotshmëve si dhe atyre të cilët ishin lidhur në namaz. Plotësova namazin (rekatet e mbetura) dhe lotët filluan të më rridhnin sa që pengova të gjithë ata të cilët u lutnin pranë meje. Pas namazit më kapi një i ri e filloi të më qetësojë e të më rikujtojë në Allahun e Madhëruar se Allahu i falë të gjitha mëkatet, ia falë atij të cilit pendohet. E falënderova atë dhe e luta Allahun për të me një zë të shterrur, pastaj dola nga Haremi (Qabja) sa që këmbët mezi më mbanin. Arrita deri te makina, aty më priste nëna e dashur e cila mbante me vete sexhaden, u ofrova pranë saj dhe fillova të qajë e ta puth, gjithashtu edhe ajo filloi të qajë e të më përkëdhelë me dorën e saj të butë dhe përnjëherë ngriti duart e saj në qiell dhe filloi të thoshte:
 
“O Zoti im vetëm ty të falënderoj! O Zoti im vetëm ty të falënderoj!
O Zoti im nuk u hodh poshtë lutja ime e as kërkesat e mia!
Elhamdulilah, Elhamdulilah!”
 
Ia hapa derën dhe morëm rrugën për në shtëpi, por nuk kisha mundësi të flas me të nga të qarët e tepërt.Vetëm se dëgjova nga ajo duke më thënë: " O biri im, uallahi nuk erdha në Qabe vetëm se të lutem për ty. O biri im, uallahi nuk kam harruar të bëjë lutje asnjë natë. O biri im, po të lutem se unë jam nëna jote, mos e lerë namazin
asnjëherë, që Allahu të ndihmojë e të mëshirojë !
Ngrita zërin e të qarët e ajo ende u mundonte të më qetësojë e të më rehatojë. Ndieja se të gjithë problemet dhe mërzia më dolën nga vetja ime bashkë me kufrin të cilin e kisha pasur. Pasi u ktheva në shtëpi fillova t`i djegë të gjitha librat, kasetat, fotot e këqija të cilat i kisha.
Grisa çdo gjë e cila më rikujtonte ditët e zeza, duke hyrë kështu në luftë të madhe me ndjenjat e mia. Çuditesha se si e lejova veten time që të bëja zina?! Si e lejova veten t`i nënshtrohem të krishterëve zullumqarë?! Si hyra ne kishë?! Si e lejova veten të gënjejë Allahun dhe të mbajë kryq, ndërkohë që Allahu thotë:
"Por ata nuk e vranë atë, as nuk e kryqëzuan , por kështu iu duk atyre " (Nisa, 157)
Si e si?!! Pyetje të shumta të cilat më mundonin. Po mos të më kishin ardhur disa shokë të cilët më përmbanin nga mërzia, njëri prej tyre ishte dijetar me vlerë të madhe dhe disa të rinjë të sinqertë më shoqëruan deri sa i mësova tre xhuze të Kuranit për një kohë shumë të shkurtë. Ata nuk më linin natën e as ditën, e ajo që më tërhiqte më shumë ishte edukata e shkëlqyeshme e tyre, Allahu i shpërbleftë !
O Zoti Im! Më prano tek Ti, sepse Ti o Zoti im ke thënë në Librin tënd
"Thuaju atyre që nuk kanë besuar, në qoftë se ndalohen (prej mosbesimit), e shkuara e tyre do t`u falet" Enfal, 38.
Ndërsa unë o Zoti im u largova nga ajo e keqe që isha. Më fal mua për atë të cilën ka kaluar! Ndërsa Ti ke thënë :
"Thuaj! O robërit e Mi që i keni tejkaluar caqet kundër vetvetes, mos i humbni shpresat nga Mëshira e Allahut, vërtetë që Allahu i falë të gjitha gjunahet . Zumer, 53.
O Zoti im, nuk i kam shkëputur shpresat nga Ti, sepse kam shumë e shumë mëkate, e nuk mund të mi falë mëkatet askush përveç Teje! Më falë mua me faljen Tënde dhe më mëshiro se Ti je Mëshiruesi më i madh!
E pas kësaj Allahu e pret robin e vet e nuk shpejton ndaj tij, edhe pse ka arritur nga robi i tij një largesë nga e cila është vështirë afërsia, mirëpo Mëshiruesi i Lartmadhëruar është i Ditur dhe i Urtë, Falës i mëkateve, Pranues i pendimeve, i rreptë në ndëshkim, Dhuruesi që arrin kudo me mirësinë e Tij, tek Ai është kthimi i fundit .
Sa kthim i mirë është tek Allahu dhe sa i mirë është pendimi i vërtetë, sa i Urtë është Allahu i Madhëruar e sa të nevojshëm jemi ne për Atë.
O ju që po thërrisni njerëzit në fenë e Allahut! Përkushtohuni për t'i nxjerrë ata nga errësira në dritë me emrin e Zotit të tyre me urtësi dhe polemikë të mirë, me durim të madh e jo urrejtje dhe mallkim ndaj tyre, apo largimin e udhëzimit të tyre, sepse Allahu i Madhëruar është rrotullues i zemrave dhe gjykues i tyre, ashtu siç është transmetuar nga Abdullahu ibn Amr ibn Ass se ai ka dëgjuar pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të ketë thënë:
"Zemrat e birit të Ademit gjinden mes dy Gishtave të Mëshiruesit, i rrotullon ato si të dojë."
Ndërsa pejgamberi alejhi selam bënte lutje duke thënë :
"O Zoti im! Ti je Ai i cili i rrotullon zemrat, rrotulloi zemrat tona në devotshmëri ndaj Teje!
 
Amin! Amin! Amin!
 
Vëllai im i dashur dhe motra ime e nderuar! Mbetemi me shpresë që kjo ngjarje sado pak të ketë prekur zemrën tënde! E lusim Allahun e Madhëruar që të na mundësojë të gjithëve pendimin e sinqertë, sikur që ia mundësoi vëllait të lartëpërmendur!
Mundësisht, pasi ta lexoni këtë ngjarje, lajmëroni edhe të tjerët për ta lexuar! Mund ta kopjoni apo fotokopjoni për ta shpërndarë, ndoshta Allahu do e ndokush udhëzohet e shpëton nga zjarri i xhehenemit dhe fiton xhenetin, të cilin Allahu e ka përgatitur për pendimtarët dhe të devotshmit ndaj Tij.
 
Allahu na ndihmoftë të gjithve! Amin !
 
 
Përshtati nga arabishtja i varfuri tek Allahu i Madhëruar : Llukman Neziri
 
E shkëputur nga alb-muslimstudents

Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/09/2009)
Klikime: 934 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024