E shtunë, 04/05/2024, 14:39
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Namazi si orientues për shprehitë e ditës dhe natës
Namazi si orientues për shprehitë e ditës dhe natës


Ç'është koha? Diç që bren hekurin e fortë, që shkapërderdh gurin më të fortë, që thyen shpatën më të rrezikshme, që rrënon mbretër nga froni, që ndryshon kontinentet si një pupël e lehtë . . .



T'I LEJOJMË VETIT TË FLASIM PËR KOHËN

Ç'është koha? Diç që bren hekurin e fortë, që shkapërderdh gurin më të fortë, që thyen shpatën më të rrezikshme, që rrënon mbretër nga froni, që ndryshon kontinentet si një pupël e lehtë . . .

Koha do të na tejkalojë, e ne do të pyesim si kaloi aq shpejtë dhe sa kemi arritur ta shfrytëzojmë. Sikur në rrugë të ndalnim filozofin grek Heraklitin dhe ta pyesnim për kohën e saktë, ai do të na përgjigjej: "Ndalja është iluzion, çdo gjë lëviz."

Thënë thjeshtë, kjo do të thotë tani, në këtë sekondë, ta puthësh fëmiun tënd, sepse sekondën tjetër ai nuk është i njëjti fëmijë, ai është më i moshuar. Tani merri aromë lules, sepse ndoshta sekondën tjetër era do ta bart.

Në këtë, Stephen Hawking ka shtuar: "Koha është një tregim i shkurtër", ndërsa Albert Einstein do të fërkonte ballin duke thënë: "Nëse do të bisedonim me vajzën e bukur dy orë, neve do të na dukej si dy minuta, por nëse dy minuta do të uleshim në furrën e nxehtë, neve do të na dukej si dy orë. Ky është relativitet."

Secili prej nesh ndryshe përjeton dhe ndien kohën. Kur e kemi mirë në jetë, koha kalon shumë shpejtë, e kur e kemi keq, koha nuk ka fund. Meqë sot njerëzit për çdo ditë ankohen që koha kalon shpejtë, mund të konkludojmë se jetojmë jetë të mirë . . . sepse dhembja dhe vuajtja bëjnë që koha të kalojë ngadalë.

Burrështetasi amerikan, Benjamin Franklin thoshte: "Time is money! (Koha është para!)", ndërsa banori i shtetit afrikan Burundi do të shikonte çfarë bëjnë lopët, sepse në Burundi sundon "Koha e lopëve". Atje është mëngjes atëherë kur lopët shkojnë në livadh të kullosin, ndërsa dreka kur pinë ujë në lumin e afërt.

Ndërsa për një grek largësia nga shtëpia e tij deri te biblioteka e qytetit aq sa i nevojitet për të pirë një cigare. Me këto matje të kohës nuk do të pajtohej një fizikan gjerman, sepse për te 9.192.631.770 lëvizje drite të një frekuence të caktuar i përgjigjet një atomi në sekondë. Mund bile të paramendojmë që ky është numër i telefonit të dikujt, sepse shumicës së njerëzve i lëvizin në kokë sms-të. Sa mesazhe mund të dërgojmë në minutë?

Jetojmë në planet ku koha matet në mënyra të ndryshme, për dikë është para, për dikë janë lopët, për dikë cigaret, ndërsa për ndonjë biznesmen koha është luks i pastër, për dikë vlerë e paçmuar, që kur shkon një herë, më nuk kthehet.

Sikur tani juve t'ju lutesha, përderisa lexoni këta rreshta, merrni 10 euro nga portofoli juaj, t'i ndani në pjesë të imëta dhe t'i hudhni në mbeturina, a do ta bënit këtë? Përse jo! Ne me gjakftohtësi copëtojmë 10 minuta, e që nuk shpenzojmë frymë për këto. E ku janë 100, 200, 300 minuta, orë ditë ...? Ku i hudhim, d.m.th. ku i vendosim, i zgjasim, i përhapim ...?

All-llahu i madhërishëm betohet në kohën:
"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." (El - Asr, 1-3)

A thua përse besimtarët nuk janë në humbje me kohën?! Nëse vështrojmë një ditë të besimtarit, 24 orë, vetëm nëpërmes termineve të namazit, do ta keni të qartë se vetëm mund të jetë fitimtar me kohën nëpërmes shëndetit psiko-fizik. Me durim dhe duke pasuar me disiplinë namazet, besimtarët në realitet pasojnë në mënyrë origjinale "orën e brendshme" të tyre, ose me fjalë tjera, rregullojnë bioritmin e shëndoshë të organizmit të tyre (shpirtit dhe trupit). Eksperti i njohur gjerman për organizimin e kohës dhe resurseve njerëzor, Lothar Seiwert, ka bërë një ndarje të ditës, në bazë të asaj mund të dimë çfarë është i gatshëm organizmi i njeriut ose çfarë nuk i përgjigjet në orët e caktuara të ditës dhe natës.

TA DËGJOJMË ORËN TONË TË BRENDSHME NËPËRMES NAMAZIT

06 - 08h (Koha e namazit të sabahut)
- RREZET E PARA TË DIELLIT - MELATONINI TËRHIQET
Rrezet e diellit ndikojnë që hormoni i gjumit i ashtuquajtur melatonin tërhiqet që të na bëjë të zgjuar dhe të përgatitur për aktivitete ditore.
Allahu i madhërishëm në Kuranin fisnik thotë:
"Dhe Ne ju krijuam juve në çifte. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat). Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim." (En - Nebeë, 8-11)

- NGRITET TENSIONI I GJAKUT DHE ADRENALINI
(Hormoni i cili na lëviz).

- ZEMRA RRAH MË SHPEJTË
Gjaku ende nuk është më i dendur dhe nuk duhet nxituar, sepse ekziston rreziku nga sulmi në zemër. Mënyra më e mirë që të notojmë të sigurt dhe qetë në ditën e re është namazi i sabahut, i cili zgjat jo më tepër se 4 rekate, mjafton që të na lëviz dhe zgjojë.

- AKTIVITETI MË I MADH I TRURIT
Sipas sunnetit nuk preferohet gjumi pas namazit të sabahut për shkak se tërë organizmi ynë zgjohet dhe aktivizohet, ndërsa me gjumë të përsëritur e sjellim në gjendje të hutisë.

- NGRITJA E TESTOSTERONIT DHE ESTROGJENIT
Hormoni mashkullor dhe femëror, në kaptinën e përmendur En - Nebe, përmendet që jemi të krijuar çift, mu për këtë shkencëtarët preferojnë afërsinë e bashkëshortëve në orët e hershme të mëngjesit, mu për shkak të ngritjes së hormoneve seksuale dhe për shkak të zgjimit komplet të organizmit.

- SHEQERI NË GJAK (GLICEMIA) ËSHTË NË MINIMUM
Koha për mëngjes - fruta, qumësht, lëngje të freskëta, kurrsesi ushqim i rëndë p.sh. pite, mish me fasule dhe ngjashëm, sepse tretja ende është e dobët, rrezik i madh për tru dhe zemër është pirja e duhanit në orët e hershme të mëngjesit.

08 - 10h (Mëngjes)
- ILAÇET OSE ALKOOLI VEPROJNË 5 HERË MË FUQISHËM SESA NË PERIUDHËN TJETËR TË DITËS
Nuk preferohet marrja e ilaçeve në këtë periudhë, ilaçet duhet të merren para orës 8:00 ose pas orës 10:00.

- SISTEMI IMUNOLOGJIK ËSHTË I DOBËSUAR
Ndjenja për dhembje është tejet e lartë, në punë të kryesh detyrën që nuk kërkohet, për bisedë biznesi, 9 - 10h e kemi shtrëngimin e dorës më të fuqishëm.

10 - 12h (Koha e namazit duha, nafile)
- EFIKASITETI I TRURIT ARRIN MAKSIMUMIN 10 - 11h
D.m.th. duhet shfrytëzuar këtë periudhë për të gjitha punët me rëndësi, pas orës 11:30 energjia ynë dobësohet.

- KUJTESA AFATSHKURTËR MË SË MIRI VEPRON NË KËTË PERIUDHË
Çdo gjë që dëshirojmë ta mësojmë shpejtë, por duhet ditur se nuk qëndron gjatë në kujtesë.

- SEROTONINI - HORMONI I DISPONIMIT TË MIRË ËSHTË AKTIV

- KREATIVITETI VIE NË SHPREHJE

- STIMULUESIT DOPAMINA DHE NORADRENALINI PËRMIRËSOJNË KONCENTRIMIN DHE KREATIVITETIN

- KOHA IDEALE PËR PROVIM

12 - 15h (Koha e namazit të drekës)
- KONCENTRIMI YNË DHE ENERGJIA DUKSHËM BIE
Trupit i nevojitet energji në formë të ushqimit të lehtë dhe gjumi 12 - 13h, duhet bërë punë më të lehta pa nxitim, 13 - 14h qarkullimi i gjakut është jostabil dhe nuk është koha e mirë për termine të rëndësishme.

14 - 15h MË SË MIRI TË FLESH GJYSËM ORE (20 - 30 min)
Pejgamberi s.a.v.s. ka këshilluar gjumë pas namazit të drekës i cili quhet kajlula, ndërsa shkenca bashkëkohore vërteton se gjumi i pasdrekes parapengon sëmundjet kardiovaskulare dhe arebrale dhe zgjat jetën.

15 - 17h (Koha e ikindisë)
- EFEKTIVITETI I MENDJES NË RRITJE

- FRYMËMARRJA DHE PULSI KANË VLERË OPTIMALE

- FLOKËT DHE THONJËT RRITEN MË SË SHPEJTI
Nuk është mirë në këtë kohë të lyhen thonjtë dhe nuk duhet shkuar te floktari, sepse vërja e kemikateve në flokë do të dëmtojë rritjen dhe kualitetin.

- LËVIZSHMËRIA, SHPEJTËSIA DHE AFTËSIA NË PUNË ËSHTË MË E MIRË

- FUQIA E DËSHIRËS PREZENTE
Pejgamberi s.a.v.s. e ka përbuzur gjumin në kohën e ikindisë dhe ka urdhëruar lëvizje dhe kontakte shoqërore edhe për femra edhe për meshkuj për shkak të begatisë së kësaj periudhe, kjo është koha e ditës kur melekët zbresin në tokë.

- KUJTESA AFATGJATË ËSHTË E FUQISHME
Ata që dëshirojnë të mësojnë përmendësh p.sh. Kuran ose provimet në shkollë dhe fakultet, atëherë kjo është periudha më e mirë kur duhet mësuar.

- KOHA PËR TERMINE TË RËNDËSISHME NË BIZNES

- KOHA E PËRSHTATSHME PËR MBAJTJEN E LIGJËRATAVE OSE PREZENTIMI I GJËRAVE

- EKZISTON NDIESHMËRI EMOCIONALE
Kohë ideale për t'i ndihmuar tjerët, bamirësi, punë sociale, lëmoshë, etj.

- KOHA MË E MIRË PËR VAKSINIM
Nuk ka kundër-efekte.

17 - 19h (Koha e namazit të akshamit)
- KOHA E PASTRIMIT TË VESHKËVE
Kohë ideale për çaj ose kafe.

- KOHË IDEALE PËR DARKË

- KOHË E SHKËLQYER PËR TRENING TRUPOR SI FORMË E MËNJANIMIT TË HORMONIT TË STRESIT - KORTIZOL

Namazi i akshamit gjithsesi mund të ndihmojë shumë që tërë ajo që është grumbulluar gjatë ditës qoftë mirë ose keq ta përpunojmë në një mënyrë pozitive, d.m.th. nëpërmjet lutjes ndaj Allahut të madhërishëm, me lutje për mbrojtje dhe lëvizje të matura fizike.

19 - 21h (Koha e namazit të jacisë)
- AFTËSITË MENDORE DOBËSOHEN
Nuk është kohë për lexim ose mësim.

- SHQISAT E DËGJIMIT, TË PARËT DHE AROMËS ARRIJNË MAKSIMUMIN
Në errësirë na nevojitet të shohim dhe dëgjojmë më mirë.

- TENSIONI I GJAKUT DHE PULSI BIEN
Nuk duhet bërë asgjë që do të na shqetësojë, sepse do të veprojmë kundër trupit tonë.

- KOHA KUR SISTEMI NERVOR ËSHTË MË I QETË
Është kohë e mirë për zgjidhjen e konflikteve brenda familjes, apo marrëdhëniet bashkëshortore, ndërsa është gabim t'i bëjmë këto kur kthehemi nga puna ose kur jemi të stresuar ose me brenga.

- KOHË PËR BISEDË TË KËNDSHME ME TË AFËRMIT

- LËKURA MË SË MIRI PRANON PRODHIMET KOZMETIKE
Zbukurohuni me krem vitaminash, maska ose ngjashëm, por edhe përgatituni për gjumë, sepse Pejgamberi s.a.v.s. ka këshilluar gjumin pas namazit të jacisë.

21 - 23h (Natë - namazi i jacisë verës)
- ADRENALINI BIE
Trupi thotë të ngadalësojmë.

- MELATONINI RRITET
Trupi thotë se është koha e gjumit, lëshohuni fjetjes.

- MEKANIZMI MBROJTËS ËSHTË POSAQËRISHT AKTIV KUNDËR INFEKSIONEVE
Koha kur trupi në fazën e pushimit dhe fjetjes vetëm lufton kundër infeksioneve, nëse në këtë kohë jemi aktiv me mendje dhe trup, ne dobësojmë mekanizmin tonë mbrojtës.

- TRETJA PUNON NË MINIMUM
Çdo gjë që hamë në këtë kohë mbetet rëndë në stomak, personat që kanë traditë të hanë në këtë kohë, më vonë fitojnë sëmundje të ndryshme të stomakut si gastritis, ulqer, etj.

- DISPONIMI BIE, NDËRSA AGRESIVITETI DHE ZEMËRIMI RRITEN
Kjo d.m.th. që kjo është kohë kur nuk duhet hyrë në biseda të rënda dhe serioze, ngase kjo është kohë kur trupi dëshiron të pushojë, lëshohet dhe mbledh energjinë, ndërsa këtë energji më së miri e mbledhim nëpërmes aktivitetit shpirtëror në formë të lutjes së lehtë, d.m.th. me namaz.

- NËSE JEMI ZGJUAR DHE JETOJMË TË VETMUAR, ATËHERË VETMIA NË KËTË KOHË TË NATËS SHUMË RËNDË PËRBALLOHET
Më së miri të flemë ose të bisedojmë me Krijuesin e Plotfuqishëm nëpërmes namazit.

23 - 01h (Gjysma e natës)
- KOHA E GJUMIT TË THELLË

- KUSH FLEN NË KËTË KOHË MË SË MIRI PUSHON DHE RIPERTËRIHET

- HORMONI I RRITJES ËSHTË AKTIV
Fëmijët dhe të rinjtë që janë në fazë të rritjes, duhet në këtë kohë të flenë, nëse dëshirojnë të fitojnë në gjatësi.

- RIPËRTËRIHEN QELIZAT, MËNJANOHEN YNDYRNAT DHE ZGJATEN MUSKUJT

- NDIESHMËRI E VEÇANTË NË EMOCIONE DHE DHEMBJE
Ata të cilët janë zgjuar në këtë kohë të natës, zakonisht mendojnë për momentet e rënda nga e kaluara, jo rrallë qajnë, që të largohemi nga këto momente të dhembshme të cilat dobësojnë trupin dhe shpirtin tonë, më së miri është t'i lëshohemi gjumit të shëndoshë regjenerues.

- KEMI REAGIM TË DOBËT NËSE JEMI ZGJUAR
Kjo në veçanti është paralajmërim për vozitësit!

01 - 03h (Koha e thellë e natës)
- FAZA E ËNDRRAVE
Ai i cili në këtë kohë është zgjuar, ka vështirësi të flejë përsëri. Tensioni i gjakut, metabolizmi dhe temperatura e trupit janë në minimum.

03 - 06h (Koha e namazit të natës, ndërsa verës është koha e sabahut)
- NË MËNYRË INTENZIVE NDIEJMË DHEMBJEN
Nëse kemi dhembje kronike, me namaz mund t'i lehtësojmë nëpërmes mbështetjes në ndihmën e Krijuesit të Gjithëmëshirshëm.

- NA VIJNË MENDIME TË RËNDA DHE NGARKUESE
Koha më e mirë e ngritjes, të marrim abdes duke falur namazin e natës, ose nëse është verë, të ngritemi dhe të falim namazin e sabahut, abdesi dhe namazi na mbrojnë nga mendimet e këqija për veten dhe të tjerët, ndikojnë pozitivisht dhe në mënyrë relaksuese.

- TRUPI DHE SHPIRTI JANË GATI NË FUND
"Gjumi është vëlla i vogël i vdekjes". Thuhet çdo natë kur flemë, shpirti ynë e lëshon trupin dhe Allahu i madhërishëm përsëri e kthen kur vjen koha e zgjimit, për këtë preferohet që të flemë me abdes, që të lexohen lutjet përkatëse dhe shehadeti në rast që shpirti nuk kthehet, ndërsa nëse zgjohemi është sunnet ta falënderojmë Allahun që na ka kthyer shpirtin.

- ASTMATIKËT KANË PENGESA ME FRYMËMARRJE, NGASE RRUGËT E FRYMËMARRJES NGUSHTOHEN

- NUMRI MË I MADH I VDEKJEVE DHE FATKEQËSIVE NDODH NË KËTË PERIUDHË
Ju dëshiroj shumë sukses në kuptimin dhe pasimin e shprehive të ditës dhe natës!

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (07/01/2010)
Klikime: 566 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024