E enjte, 26/12/2024, 14:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Mund të tingëllojë patetike, por vërtet mendoj se kam lindur përsëri
Mund të tingëllojë patetike, por vërtet mendoj se kam lindur përsëri
 
Shkruar nga Muneera
 
Vështroja fletën e zbrazët dhe mendoja se si mund t’i përshkruaja ndjenjat e thella në zemrën time kur pranova besimin: Besimin në një Zot dhe në të Dërguarin e Tij.


Si mund ta përshkruaj gëzimin e njeriut i cili e gjen rrugën e tij në Islam? Mendoj se mund të tingëlloj pak patetike, por vërtet mendoj se kam lindur përsëri. Isha çliruar prej zinxhirëve të mendimeve që më kufizuan mua. Është e mrekullueshme të ecësh rrugës së jetës, të kesh qëllim dhe udhëzim të pastër derisa Allahu është mbi ne dhe Ai na udhëzon neve me mëshirën e Tij gjatë tërë jetës sonë dhe është obligim i yni ta jetojmë atë, në modesti dhe bindje, duke bërë vepra të mira dhe duke falur namazin. Për këtë, ne do të fitojmë shpërblime  të mëdha si kompensim. Unë kam udhëtuar nëpër vende të ndryshme duke shpresuar ta gjej fatin tim, lumturinë, vendin tim në këtë botë dhe nuk e kam ditur se ishte e fshehur në zemrën time duke pritur momentin e duhur për t’u zbuluar. Asgjë nuk krahasohet me qetësinë shpirtërore, dikush e gjen atë gjatë namazit të Sabahut, derisa dielli lind dhe ju përfytyroni madhësinë dhe bukurinë e krijimit dhe Forcën e Krijuesit.

Gjatë fëmijërisë sime, mendimi im për Islamin ka qenë i rremë nga gazetat, televizioni ose mediat e tjera, që shpesh japin informata të mangëta dhe të njëanshme të çështjeve. Megjithatë, si person kureshtar, jam munduar t’i gjej vetes përgjigjet e pyetjeve të mundshme, kështu që kam kërkuar në libra dhe burime të tjera shtesë. Ne kemi lindur me besimin në Zotin, të vulosur thellë në shpirtin tonë. Ky është besimi që na udhëheq neve në kërkimin e përgjigjeve. Kam besuar, por nuk e kam kuptuar. Jam munduar të gjej përgjigjet në shumë kultura dhe popuj, vetëm për të gjetur se filozofitë dhe fetë e tyre ishin të ndrydhura brenda disa grupeve etnike. Kjo nuk ishte ajo që isha duke e kërkuar… Dëshiroja diçka universale, të përjetshme, diçka që nuk është vetëm besim i verbër.

Rruga ime drejt Islamit ishte mahnitëse, plot momente dhe takime vendimtare. Papritmas (nuk e di se si) unë vendosa ta mësoj arabishten. Përderisa ecja nëpër libraritë e Bratisllavës (kryeqytet i Republikës Svollake), duke shpresuar të gjej fjalorë të gjuhës arabe, e gjeta përkthimin çek të Kur’anit. E vështrova atë me një ndjenjë të çuditshme, prej atij momenti diçka donte ta ndryshonte jetën time. Dy muajt në vazhdim ai tekst i Kur’anit kurrë nuk u nda nga çanta ime, vërtet, e studiova atë në stacione të autobusëve, në transport publik, në rrugën deri në punë dhe anasjelltas… Dhe ishte një nga këto momente ‘studimi’ në stacion të autobusëve që
definitivisht e lëkundi jetën time… Por më le të tregoj me rend…

Konsiderohesha e huaj në punë, kështu që nuk fitova agjitacion në vërejtjet e kolegëve në terrorizëm. Vetëm dëshiroja të bëhesha muslimane por nuk e dija se si. Në një të shtune me shi isha duke shkuar në zyre për të bërë detyrat e mia. Isha ulur në tramvaj  duke menduar se diku në jug moti mund të jetë shumë më i mirë. Prapa meje dëgjova një grua duke folur me fëmijën e saj gazmor në një fjalor të përzier arabo-sllovak. U ktheva dhe isha e befasuar se shihja një muslimane, me sa dukej sllovake, me një shami në kokën e saj. Ne zbritëm bashkë dhe fatmirësisht ajo më pyeti rreth adresës që nuk mund ta gjente vet. Ne i këmbyem adresat tona dhe pastaj u larguam. Pas tri orëve unë i përfundova punët e mia dhe shkova për tramvaj. Dhe atje e pashë atë përsëri… Në tramvaj ajo më tregoi historinë e saj dhe më ftoi ta vizitoja në shtëpinë e saj. Nuk kisha për të bërë diçka kështu që pranova. Tetë orët vijuese i kalova duke diskutuar me të dhe burrin e saj rreth Islamit. Ishte një ditë para përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe ditën tjetër ata përgatiteshin për të festuar njërën prej festave më të mëdha të muslimanëve: Fitër Bajramin. Ata më ftuan në xhaminë e Bratisllavës. Gjithmonë e kujtoj me kënaqësi hapin tim brenda asaj xhamie dhe ndjenjat e para… Isha e turpshme por menjëherë e gjeta veten sikur në një familje të madhe, të pranuar ngrohtësisht.

Historitë e grave që i takova ishin të ndryshme: disa të lehta, disa të komplikuara, por ato e kishin një gjë të përbashkët: Islami ishte gjëja më e mirë që kishte ndodhur në jetën e tyre! Isha e mallëngjyer thellë nga historitë e tyre dhe u ktheva në shtëpi me një grumbull librash të cilat i lexova natën vijuese. U zgjova në mëngjes e vendosur në zemër dhe në mendje për ta hapur një kapitull të ri në jetën time. E vura shaminë dhe shkova ta vizitoj shoqen time dhe burrin e saj. Pas pak kohe unë deklarova se besoj thellë në zemrën time qe një kohë të gjatë: 

Eshshhedu En La Ilahe il-Allah. Ue eshhedu Enne Muhameden Resulullah

(Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Tij).


Përktheu: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 1064 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024