E diel, 22/12/2024, 14:07
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Motra Stejsi
Motra Stejsi
 
 Unë kurrë nuk kam pirë alkool e as nuk kam ngrënë mish derri.
Jam rritur si katolike. Gjatë shkollimit fillor prindërit tanë na dërgonin në një shkollë katolike për ta mësuar katolicizmin. Në shkollën e lartë ne ishim mjaft të pjekur për të vendosur nëse donim për të vazhduar me Katolicizmin ose jo, ose për të ndjekur ndonjë fe tjetër. Ata vetëm donin të na bënin me dije se kishte shumë religjione në botë dhe se është vetëm një Zot!

Vazhdova të ndjek kishën lokale dhe hyra në universitet. Njëra prej lëndëve të mia të para ishte "Studimet religjioze – perspektivë botërore”. Profesori na mësonte çdo religjion duke përfshirë edhe Islamin. Rashë në dashuri ose më mirë të them u inspirova prej periudhës islame. Kjo sepse çdo gjë që ne e mësonim unë mund ta bëja. Thosha me vete: "Tash e bëra këtë, veç e bëra këtë, e kuptova këtë, etj.” Pastaj fillova të lexoj më shumë libra për Islamin dhe mënyrën islame të jetës dhe fillova të mendoj për jetën time. Mendoja pse kurrë nuk isha përshtatur gjatë shkollës së mesme dhe madje as gjatë universitetit në atë kohë. Kjo ishte sepse unë kurrë nuk kisha dalë në takim dashurie, se nuk kisha dëshiruar, kurrë nuk isha puthur nga ndonjë mashkull, sepse dëshiroja të qëndroja në shtëpi dhe të kujdesesha për prindërit e mi (dhe ende e bëj këtë), etj. Gjithashtu, shumë prej shoqeve të mia kishin pasur takime dashurie dhe kishin mbetur shtatzëna dhe unë nuk mendoja se kjo ishte e ndershme dhe e respektueshme dhe dëshiroja të qëndroja e pastër derisa të martohesha. Nuk e dija pse, por këtë e ndieja thellë në vete dhe ende e besoj këtë. Gjithashtu unë kurrë nuk kam pirë alkool e as nuk kam ngrënë mish derri. As nuk e kam provuar e as që dua ta provoj atë. Arsyeja tjetër pse vërtet fillova të interesohem për Islamin është mënyra si trajtoheshin prindërit në Islam. E kisha një bursë për të studiuar mjekësinë në Harvard por e refuzova për të qëndruar në shtëpi dhe për t’u kujdesur për prindërit e mi (ata ishin rreth 70 vjeç dhe shumë të sëmurë). Secilin që e njihja më thoshte se jam e çmendur që bëja gjëra të tilla! Ndërsa unë vetëm u tregoja se prindërit e mi gjithmonë kishin bërë çdo gjë për mua, kishin bërë shumë sakrifica dhe kjo ishte vetëm një gjë që bëja unë për ta!

Atë çka s’e dija gjatë kësaj kohe ishte se myslimanët i çmonin njerëzit që e bënin këtë gjë dhe kjo më bëri të lumtur që e dija se disa njerëz nuk e nënçmonin këtë që unë rrija në shtëpi dhe kujdesesha për prindërit e mi.

Shkurt besoj se vërtet i takoja (dhe ende i takoj) një familje myslimane. E ndieja se mungesa e paqes në jetën time tani ishte plotësuar. Kjo sepse çdo gjë që bënin myslimanët, mënyra se si vepronin ata, mënyra se si visheshin thjesht motrat, mënyra se si hanin, çdo gjë, unë veç e kisha bërë – vetëm se nuk e dija ose nuk e kuptoja pse dhe nuk e kuptoja pse nuk isha përshtatur me shoqet katolike aq shumë sa përshtatesha me motrat myslimane dhe familjen time myslimane...

Shpresoj se nga ky shkrim do ta kuptoni pse jam bërë myslimane.

Stacey

Marrë nga:
www.muslimconverts.com
Përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 851 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024