Motivet për konvertim
Shkruar nga Ali Köse
Në disa tipe të konvertimeve fetare besimi shfaqet jashtë bashkëveprimeve me anëtarët e lëvizjeve fetare.
Prej hulumtimeve të konvertimeve fetare Lofland dhe Skonovd (1981) ofruan gjashtë tipe të konvertimeve (tipi intelektual, mistik, eksperimental, i dashurisë, i rilindjes, dhe detyrues), secila prej tyre e karakterizuar me pesë elemente të pavarura: 1. shkalla e nxitjes shoqërore, 2. kohëzgjatja e përkohshme, 3. niveli i zgjimit emocional, 4. toni emocional i përvojës së konvertimit, 5. rendi i pjesëmarrjes në besim. Ata e karakterizuan secilin motiv të konvertimit me përshkrime të hollësishme dhe me fjalë të këtyre ndryshimeve. Ata gjithashtu njoftuan se këto tipe të mëdha ndodhin në kohë të ndryshme dhe me frekuencë të ndryshme, të varur nga përmbajtja historike dhe shoqërore. Gjashtë motivet e konvertimit të skicuara nga Lofland dhe Skonovd paraqiten në këtë mënyrë: - E para, mënyra intelektuale e konvertimit, bëhet e njohur me ideologjitë alternative dhe mënyrat e jetës nga personat, kërkimet private të tyre si leximi i librave, shikimi i televizionit dhe mënyrave të tjera të papërcaktuara. Sidoqoftë, kjo mënyrë ka pak ose fare nxitje të jashtme shoqërore, procesi nuk zgjat shumë dhe në nivel mjaft të lartë të besimit është arritje paraprake te konvertimi aktual. - E dyta, mënyra mistike e konvertimit është e karakterizuar nga trauma dhe forca e madhe subjektive. Në këtë mënyrë të konvertimit ka nxitje të vogël por jo direkte të shoqërisë mbi të konvertuarin; ai madje ka mundësi të jetë vetëm gjatë kohës së konvertimit. Periudha kritike e konvertimit është shumë e shkurtër, megjithëse periudha e stresit i paraprin ngjarjes kritike të tërheqjes për disa ditë ose javë. Niveli i zgjimit emocional është tepër i lartë dhe është i përcjellur nga rritja aktive e besimit. - Në të tretën, konvertimi eksperimental, mundësia e konvertimit merr një eksperiment, qëndrimin ”më trego” dhe është gati t’i japë procesit një përpjekje. Në këtë mënyrë, konvertimi i sinqertë vjen më vonë. Në fillim, konvertimi i mundshëm përdoret në ritualet grupore dhe në aktivitetet organizative dhe mëson të aktrosh si i konvertuar. - Në të katërtën, mënyra e rilindjes, dashuria personale ose simpatia e fortë për besimtarët praktikues është qendër e procesit të konvertimit. Sadoqë nxitja shoqërore është e pranishme, funksionet e saj më shumë janë si "mbështetëse” dhe tërheqje, se sa si shtytje. Procesi është relativisht i gjatë. - E pesta, konvertimi rigjallërues, është nivel i lartë i zgjimit emocional dhe besimi vjen pas pjesëmarrjes. - E gjashta, detyrimi ose ndërrimi i pikëpamjeve, paraqitet vetëm në raste të rralla dhe në rrethana speciale, por është supozuar prej disave të jetë i përhapur në mes të religjioneve të reja të botës perëndimore.
Sipas Loflandit dhe Skonovdit, të konvertuarit në Islam kryesisht kalojnë përmes tri motiveve të konvertimit: motivit intelektual, emocional dhe eksperimental. Dy motivet, emocional (shembull dhe imitim) dhe intelektual (përgjigje për mësim) janë karakteristika të rëndësishme. Këto dy motive duket të jenë të shoqëruara nga mënyra eksperimentale. Kemi parasysh rastin e Gjonit i cili hyri në Islam pasi kuptoi faktin se Jezusi nuk ishte perëndi dhe nuk ishte kryqëzuar. Gjoni ka shkallën bachelor në teologji dhe tani jep mësime religjioze në shkollën e mesme. "Isha i lumtur, besoja në Zot dhe besoja se ajo që e bëja ishte e drejtë. Ajo çka më shqetësoi ishte se kur përgatitesha për kursin e Islamit e bleva përkthimin e Kur’anit. Ajo çka gjeta më shokoi. Kur fillova ta lexoj atë isha i interesuar veçanërisht në vargjet që kishin të bëjnë me Krishterimin dhe u shokova. Isha i tmerruar kur lexoja versetet e Kur’anit rreth kryqëzimit të Jezusit, rreth asaj se ai ishte fjalë e Zotit, por jo Zoti. Dhe, kjo më bëri të mendoj: "Kjo është interesante.” Sepse, ja ku është libri i cili më tregonte për këto dhe nëse Profeti Muhamed ishte autori i tij, si mund t’i dinte ai. E di sot sepse unë kam mundësi më të mëdha për burime të tjera të cilat ai nuk i kishte pasur. Njëra prej mundësive më të mëdha, natyrisht, është se unë di të shkruaj dhe lexoj përderisa ai nuk dinte. Kështu, çka vendosa të bëj. Pasi e dija se duhej të isha i ndershëm, unë duhej ta sfidoja Kuranin në mënyrën e njëjtë sikur që bëra me Gospelin e Lukës. Kurani ta ofronte këtë sfidë. Vendosa të shkruaj një komentim të Kuranit nga njohuritë e mia të kufizuara. Kështu, vazhdova verset për verset dhe pak nga pak. Njëra prej gjërave që gjeta ishte se kur gjeja një problem unë mund të filloja ta gjeja përgjigjen e atij problemi, ndërsa sipas eksperiencës sime të përdorimit të teknikës së njëjtë të Gospelit të Lukës kur gjeja problemin, përgjigja e atij problemi më sillte probleme të tjera. Dhe, sa më shumë punoja në të aq më shumë kuptoja se unë mbaja diçka që ishte përtej mendjes sime. Pastaj, erdha në fazën kur e kuptova se mbaja diçka hyjnore, jo punë të dorës së njeriut. Pastaj, e kuptova se ishte fjalë e Zotit. Kjo ishte vetëm një gjë për mua dhe duhej të besoja në të, ta përcillja. Gjatë kësaj faze unë nuk kisha folur me asnjë musliman. Kështu, unë u bëra musliman në mungesë të muslimanëve, vetëm përmes studimit të Kuranit.
Marrë nga libri: "Conversion to Islam”, Ali Köse Përktheu: Fexhrie Kaçiu
|