E shtunë, 11/05/2024, 10:04
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Mos e dëmto fqiun

Mos e dëmto fqiun

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.



Ebu Hurejre përcjell se dikush i tha Profetit salallahu alejhi ue selem: "O i dërguar i Allahut! Filan grua falet natën dhe agjëron ditën, jep sadaka e bën këtë e atë, por ajo e mundon komshijen e saj me gjuhë."
Profeti salallahu alejhi ue selem, tha: "Nuk ka mirësi tek ajo, ajo është prej banoreve të zjarrit”. Ata përsëri i thanë: "Është dhe një grua tjetër e cila fal namazet e detyrueshme, jep sadaka copa qumështi të thata dhe nuk e mundon komshijen e saj? Profeti tha: "Ajo është nga banorët e Xhenetit”

Shpjegim: Ky hadith në vetvete është një kërcënim për atë që sillet keq dhe e mundon fqinjin e tij, aq sa Profeti ka lajmëruar për gruan që e bënte këtë edhe pse kishte punë të mira se ajo është nga banoret e zjarrit. Në këtë rast ky hadith duhet të besohet ashtu sikurse e ka pohuar Profeti dhe se ai nuk flet nga mendja e tij dhe mund të jetë i njëjtë si shumë lajme të tjera që ai ka lajmëruar, sikurse rasti i personit që luftonte me trimëri të jashtëzakonshme në një prej luftërave të muslimanëve aq sa të gjithë u habitën dhe i treguan për të Profetit salallahu alejhi ue selem, i cili ua preu këtë emocion duke u thënë se ai është në zjarr.

Normalisht ata nuk arritën ta perceptonin fillimisht diçka të tillë dhe filluan t’i vinin nga mbrapa për ta parë se çdo të ndodhë me të, kur ky person u plagos nga dhimbjet e mëdha e vuri thikën poshtë barkut dhe u mbështet tek ajo derisa vdiq. Kur e pa këtë skenë dikush nga shokët e Profetit erdhi dhe i tha: "Dëshmoj se ti je i Dërguar i Allahut, personi që ti the është në zjarr kur u plagos, vrau veten…”

Megjithatë nëse kjo grua nuk i ka bërë shok Allahut, sigurisht që nuk do të jetë prej personave që do të qëndrojë përgjithmonë në zjarr, porse ajo fillimisht do të hidhet në zjarr pastaj do të dalë prej saj pasi të jetë pastruar nga gjynahet.

Po ashtu, në këtë hadith përforcohet edhe njëherë e drejta që ka fqinji dhe se Allahu atë që kujdeset për të drejtën e fqinjit do ta fusë në Xhenet, edhe pse ajo nuk ka vepra të shumta vullnetare, si shkak i begatisë që i ka dhuruar përkujdesja ndaj fqinjit të saj.
Ebu Hurejre përcjell se Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nuk hyn në Xhenet ai nga gjëma e të cilit komshinjtë nuk janë të sigurt”

Shpjegim: Ky hadith ashtu sikur dhe hadithi më lartë fokusohet në të drejtën e fqinjit. Teksti i këtij hadithi në vetveten e tij ka po të njëjtat përgjigje sikurse hadithi tjetër:

E para: Ai është real për çdokënd i cili i konsideron si të lejuar dëmin dhe mundimin ndaj komshiut edhe pse ai e di se një gjë e tillë është e ndaluar nga Allahu dhe i Dërguari i tij. Ky person nëse beson kështu automatikisht është i pafe dhe nuk hyn në xhenet fare, sepse ky ka bërë hallall atë që Allahu e ka konsideruar haram.

E dyta: Se shpërblimi i tij është që mos hyjë në xhenet në momentin kur do të hyjnë ata që e meritojnë atë, pra në momentin kur do të hapen dyert e tij që të hyjnë fituesit, por ai do të vonohet e më pas do të hyjë. Bëhet ky lloj komentimi në këtë hadith dhe të ngjashëm me të, sepse besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit është se kush është njësues, por vdes duke kryer gjynahe të mëdha, çështja e tij është në dorë të Allahut, nëse do e fal me mëshirën e Tij dhe nëse do e ndëshkon për ta futur më pas në xhenet. Allahu e di më mirë.

Tek Buhari është përmendur një hadith i ngjashëm me këtë vetëm me një ndryshim të vogël, nga Ebi Shurejh se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Pasha Allahun nuk ka besuar. Pasha Allahun nuk ka besuar. Pasha Allahun nuk ka besuar”. Thanë: "Kush, o i dërguar i Allahut?” Tha: "Ai nga gjëma e të cilit komshinjtë nuk janë të sigurt”.
Me këtë tekst mohohet besimi i përkryer që duhet të ketë një musliman, sepse kryerja e çdo ndalese shkakton ulje dhe zvogëlim të besimit, parim ky i cili është i njohur në mesin e Ehli Sunetit dhe Xhematit
Pra, çdokush që nuk e dëmton komshiun, sigurisht që ai është në rrugë të shtimit të besimit dhe po faktorizon një shkak që çon në futjen e tij në Xhenet. Allahu e di më mirë.
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: shpend-xhelili (07/01/2010)
Klikime: 727 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024