Mirë se vjen Ramazan!
Kënaquni në këtë muaj të bekuar dhe urime Ramazanin!Te Allahu, Ramazani është muaji më i madh, prandaj Ai e zgjodhi atë të jetë periudhë për kryerjen e shumë veprave të adhurimit, siç është agjërimi. Agjërimi është akt i adhurimit, të cilin Allahu i Plotfuqishëm ia atribuoi Vetes dhe deklaroi se shpërblimet e tij do të jenë të vazhdueshme pa ndonjë mënyrë të kufizimit: "… përveç agjërimit; ai është për Mua dhe Unë jam Ai që do të shpërblejë për të.” Gjithashtu Allahu i Plotfuqishëm e zgjodhi muajin e Ramazanit për fillimin e zbritjes së shpalljes së Kur’anit të lavdishëm: "Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit?” (El-Kadër, 1 dhe 2) Në këtë mënyrë, Allahu i Plotfuqishëm ka mbledhur së bashku, për të gjithë muslimanët, në këtë muaj të bekuar dy bekime të mëdha: Kur’anin dhe agjërimin. Kur’ani përcakton mënyrën e jetës: "Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta…” (El-Isra’, 9), dhe ia mundëson njeriut të bëj dallimin në mes asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe; çka është e vërtetë dhe çka është rrenë; çka është e drejtë e çka është e gabuar. Prandaj, Allahu i Plotfuqishëm përshkruan Kur’anin e lavdishëm si "…udhërrëfyes për njerëzit, dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…” (El-Bekare, 185) Sidoqoftë, nganjëherë njerëzit neglizhojnë ndjekjen e rrugës së drejtë dhe ndjekin epshet e dëshirat e tyre për të bërë mëkate, pra ndjekin rrugën e gabuar. Kjo bën që te njeriu dëshira e tij të dobësohet dhe kështu ai nuk arrin të ngritët në nivelin e mbajtjes së përgjegjësisë mbi vete. Atëherë, është vështirë të zbulohen dhe të kuptohen efektet e agjërimit në natyrën njerëzore dhe mënyra si mund të ndryshojë ai drejtimin dhe fuqinë e tij që të bëjë gjithë atë që është e mirë dhe e preferuar. Atëherë nuk është për t’u habitur se si një njeri vërejti se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, gjatë ligjërimeve të tij, e inkurajoi personin që agjëron që t’iu largohet të pavërtetave dhe të gjitha veprave të liga, si: tregimi i gënjeshtrave dhe arroganca. Ai gjithashtu e inkurajoi atë të bëhet modest dhe jo të ngadalësohet në kryerjen e asaj që është e mirë, të tregojë mëshirë përballë personave të cilët gabojnë si dhe të shpenzojë në rrugën e Allahut qoftë edhe një gjysmë hurme, të rris numrin e punëve të mira dhe mos ta ngrit veten në mendjemadhësi, teke dhe kotësi.
Ramazani rrënjos ndjenjën e dallimit të së
|