E enjte, 28/03/2024, 18:47
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Artikuj

Milingona
Milingona

Ndoshta kush e ka parë dhe e ka lexuar titullin e kësaj teme është habitur, shumë vetë ndoshta me vete mund të kenë thënë: Përse një titull i tillë! Çfarë do të na flasë hoxha për milingonën!

Ndërsa unë do të mundohem ta shuaj këtë habi dhe kureshtje, por më parë u drejtohem atyre që janë habitur: A nuk lexoni ju librin e Allahut? A nuk e shikoni sesi Allahu në të ka vendosur një sure, të cilën e ka emërtuar me këtë emër?!

"Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: "O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”! Neml, 18.
Padyshim se emërtimi i një sureje të tillë me këtë emër ka një domethënie dhe urtësi të madhe.

I nderuar lexues! Unë mendoj se kjo temë ka një rëndësi të veçantë dhe këtë e them pa e tepruar. Ai që e shikon jetën e këtij insekti; ai që lexon se ç’kanë thënë komentuesit për ajetin e milingonës, madje ai që njihet edhe me atë që kanë thënë zoologët për këtë insekt, nuk i mbaron habia asnjëherë rreth këtij insekti. Kështu që tema jonë, nuk do të jetë e përqendruar vetëm në atë se çfarë është thënë për suren Nemël; por unë do ta filloj me të dhe padyshim që kjo është një temë shumë e gjatë.

Përse duhet të flasim pikërisht për Milingonën?!
Po, me të vërtetë ajo është një krijesë e vogël, porse: "Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”. Taha, 50.
Milingona, nuk mund të them se ka një histori, por ajo ka shumë histori dhe Allahu në fillim ose në fund të këtyre historive ka thënë: "Në tregimet e atyre ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar.” Jusuf, 111.

Përse e kam zgjedhur këtë temë? E kam zgjedhur këtë temë sepse kam arritur në një përfundim dhe rezultat, të cilin dëshiroj ta arrijnë shumë prej muslimanëve.
Lexues i nderuar! Kur të lexosh në lidhje me hapin e parë të kësaj teme, dua prej teje një gjë të vetme. Krahasoje veten dhe vëllezërit e tu me bashkësinë e milingonës! Nëse vërtet je realist, sigurisht që do të shohësh se ne vërtet jemi shumë larg nga kjo milingonë e vogël! Do të gjesh se milingona ka bërë aq shumë hapa përpara, saqë shumë prej nesh do të dëshironin që ta arrinin atë. Por le të fillojmë me atë që gjendet në Kuranin Famëlartë: "Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: "O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”! Nemël, 18.
Do të japim në lidhje me këtë ajet disa shkëndija dhe të mençurve i mjaftojnë disa shkëndija për të kuptuar urtësinë që përmban ajo.
"Kur arritën në Luginën e Milingonave”.
Përse u quajt ajo lugina e milingonave? U quajt kështu, sepse shumica e banorëve të saj ishin milingona. Kur Sulejmani alejhi selam, shkon me ushtrinë e tij në këtë luginë, shfaqet çështja. "O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”!

Allahu Ekber! Në çastin që ajo ndjeu rrezikun e madh për kombin e saj thirri me të madhe: Po vjen rreziku. Shpëtoni veten tuaj që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”
Sa madhështore kjo milingonë, ajo mbarti mbi shpinë merakun për kombin e saj, në çastin e rrezikut, ajo kuptoi përgjegjësinë e saj ndaj dhe thirri me të madhe: Po vjen rreziku. Shpëtoni veten tuaj.
Shikoje me vëmendje këtë milingonë, lexues i nderuar! A mos vallë ajo u largua duke vrapuar, që të shpëtonte veten? Mos vallë tha: Çfarë të bëj? Unë jam një milingonë e dobët, ç’të bëj përballë kësaj ushtrie gjigante?

Atëherë pyetja na drejtohet neve: Rreziku që i kanoset umetit tonë: a nuk është më i madh, sesa rreziku që i kanosej këtyre milingonave? Sa nga ne e ndiejnë atë që ndien kjo milingonë dhe përpiqet që ta shpëtojë umetin? Kush nga ne fle dhe zgjohet e mbart shqetësimin e rrezikut, që i kanoset umetit majtas e djathtas? Vallë shqetësimi i umetit është në krye të listës së gjërave tek ne, apo është shqetësimi i pasurisë, shtëpisë e shqetësimi i umetit renditet andej nga fundi. Në realitet për të qenë të sinqertë me vetveten, të pakët janë ata që e vënë në krye të çdo shqetësimi, shqetësimin për umetin dhe rreziqet që i kanosen atij.

Të nderuar lexues! Ejani me mua të shohim përsëri në këtë ajet kuranor: "një milingonë tha”, Allahu këtu na e sjell milingonën në trajtë të pashquar, pra, ajo ishte një milingonë e zakonshme në atë luginë të gjerë, megjithatë ajo nuk e nënvleftësoi veten e saj, porse bëri atë që kërkohej prej saj; ndërsa ne shpeshherë pyesim njëri-tjetrin: Çfarë bëri filan hoxha? Po filan dijetari çfarë bëri? Ndërsa unë të drejtohem ty, i nderuar vëlla musliman! Pasha Zotin më thuaj: ti çfarë ke bërë? Ajo ishte një milingonë e vetme dhe shpëtoi një popull, ajo ishte vetëm një milingonë e përsëri ajo jetoi me shqetësimin e popullit të saj.

Vëllai im! Motra ime! Është shumë e lehtë t’ia ngarkosh përgjegjësinë e umetit të tjerëve, por le të jemi realistë dhe të guximshëm përpara të vërtetës: Ne çfarë kemi bërë?
Ajo ishte thjesht një milingonë dhe veproi gjithë këtë mirësi, ndërsa ti nuk po mundesh të kryesh atë që bëri kjo milingonë me popullin e saj?
Por le të qëndrojmë në pikën e fundit në lidhje me këtë ajet: "O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”!

Mos vallë ajo u ul dhe po komentonte qëllimet dhe brendësitë? Mos vallë tha: Sulejmani po ju shpërfill, sepse ju jeni një ushtri e dobët? Jo, ajo e shfajësoi atë e tha: "duke mos ju parë” Edhe pse ajo u frikësua se mos i shtypnin dhe i shfarosnin, përsëri i justifikoi: "duke mos ju parë”. Por eja e të shohim në realitetin tonë! Në mesin tonë gjen që i akuzojnë thirrësit dhe i vendosin epitete të ndryshme, disa i akuzojnë se duan pozitë; disa se duan dynjanë apo karrierën, ndërsa Profeti, salallahu alejhi ue selem, i thotë mikut të tij –Zejdit-: "A mos ia çave gjë gjoksin?” Muslimi.
Ne sot po përpiqemi t’i çajmë zemrat njëri-tjetrit, ndërsa milingona ishte më e kujdesshme se ne në këtë aspekt. Ajo nuk i la shkak popullit të saj, që të fliste apo mendonte diçka për Sulejmanin.

Milingona i thotë këto fjalë, edhe pse ata mund t’i dëmtonin, po si i vete halli që ne i hapim zemrat e vëllezërve, ndërkohë që ata përpiqen për të mirën tonë. A mos vallë iu drejtuan milingonat shoqes së tyre duke i thënë, ti kërkon pozitë, apo pushtet? Jo nuk iu përgjigjën kështu, por menjëherë e dëgjuan thirrjen e saj dhe hynë në strofkat e tyre.
Nga cilësitë e milingonës, është durimi dhe këmbëngulja.

Milingona është e habitshme në durimin dhe vendosmërinë e saj, ah, sikur ndonjëri prej nesh ta kishte durimin dhe vendosmërinë e milingonës, qoftë për të mësuar fenë e Allahut, qoftë në thirrjen e njerëzve në këtë fe.
Meditoni për jetën që bën milingona; imagjinoni përpjekjet që bën ajo për të hipur në ndonjë mur. Mundet që ky mur të jetë i lëmuar, kështu që ajo ngjitet e bie, përpiqet andej e këndej, e ndodh që një gjë e tillë të përsëritet më shumë se dhjetë herë.
Ndodh që ndonjëri prej nesh ndërmerr ndonjë projekt, apo ndonjë punë, një herë, dy apo tri herë, më pas zmbrapset. Më i miri ndër ne është ai që arrin objektivin e tij në përpjekjen e tretë, ndërsa milingona, nuk resht së përpjekuri.
E shikon lexues i nderuar! Nëse dobësohesh, kujto milingonën dhe përpjekjet e saj. Kujto milingonën dhe seriozitetin që ajo ka në punë! A nuk e keni parë milingonën kur mban farat? Ajo mban mbi vete shumë herë më tepër se pesha e saj dhe përshkruan me të distanca të mëdha dhe në vende të vështira. Vërtet ne kemi shumë nevojë për një seriozitet dhe këmbëngulje të tillë, sidomos në çështjen e kërkimit të dijes. Ka prej dijetarëve muslimanë, të cilët janë ende gjallë që e fillojnë kërkimin e dijes që mbas namazit të sabahut e deri në namazin e jacisë pa ndërprerje, ndërsa ne lodhemi kur dëgjojmë një mësim apo ligjëratë nga akshami e deri në jaci.
Nga cilësitë e milingonës është besnikëria.

Në bashkësinë e milingonës gënjeshtra nuk ka vend, si mendoni ju për një gjë të tillë? Në mesin e tyre nuk njihet gënjeshtër e pastër apo e papastër. Imam Ibën Kajim el-Xheuzije tregon një histori, e cila e vërteton një gjë të tillë: Një burrë duke ndenjur vendos një thërrime ëmbëlsire në tokë, e gjen atë një milingonë dhe i dërgon sinjal shoqeve të saj, kur vinë ato afër vendit ky burrë e ngre këtë thërrmijë ëmbëlsire, ato kërkojnë andej këndej, e pasi nuk e gjejnë largohen. Kjo ndodhi tre herë, herën e tretë ato e venë këtë milingonë në mes dhe e shqyejnë copa-copa me akuzën si gënjeshtare.
Si mendoni nëse këtë e aplikojmë me veten tonë? Vallë, a i kalon ndonjërit prej nesh java e ai të mos gënjejë? Nëse je vërtet i tillë atëherë e meriton që të përgëzohesh, por ne e kemi liruar perin në këtë pikë dhe jemi shumë të shkujdesur ndaj saj, ndërsa bashkësia e milingonës nuk e njeh gënjeshtrën.

Nga cilësitë e milingonës është bashkëpunimi, ato nuk janë egoiste.
Nëse shikon një grumbull milingonash, a sheh se ato ecin gjithsecila në qejf të vet? Është e pamundur. Ato ecin në një vijë edhe nëse rruga nuk është e përshtatshme. Po ashtu është pohuar nga zoologët se nëse një milingonë sëmuret, atëherë milingonat e tjera nuk e lënë atë, porse ato bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për ta transportuar në fole që më pas ta kurojnë.
Bashkëpunimi i milingonave është i habitshëm, kur ato gjenden përpara një vije me ujë; a e dini sesi ia bëjnë për ta kaluar atë? Vjen një grup milingonash, hyjnë në ujë dhe me shpejtësi e çajnë atë dhe ndërtojnë një urë mbi të cilën kalojnë milingonat e tjera. Edhe pse shumë prej milingonave, të cilat hyjnë në ujë mbyten, përsëri ato sakrifikojnë për të shpëtuar milingonat e tjera. A nuk është kjo me të vërtetë e habitshme? A nuk e shikoni se sa shumë kemi nevojë ne për shembuj të tillë sakrifice, të cilat sot po na i mëson milingona?!
Shoqëria e milingonave nuk njeh rrëmujë.

Kjo krijesë kaq e vogël, që ne nuk na e mbush mendjen, ka një rregull dhe sistem drejtues të habitshëm në vetveten e saj. Tek ato nuk ka rrëmujë. Çdonjëra prej tyre e di funksionin dhe detyrën e saj. Foleja e milingonave ka mbretëreshën që merret me vezët dhe mbretërinë, ushtarët që ruajnë folenë nga armiqtë, punëtorët që hapin tunele dhe transportojnë ushqimin, grupi i zbulimit që merret me gjetjen e ushqimit dhe informacionin e tij. Është me të vërtet një shoqëri shembullore me një rregull preciz. Të gjithë atje punojnë të barabartë, nuk gjen të privilegjuar e as milingona që mbahen me hatër. Po ne në punët që bëjmë a mbajmë me hatër dhe a kemi të privilegjuar?!

Milingonat janë bashkësi e pastër.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se disa milingona në disa raste e pastrojnë veten më tepër se njëzet herë në ditë. Ndërsa ne themi: Ai që e pastron veten çdo të xhuma Allahu e shpërbleftë, sepse ka njerëz që rrinë dy apo tre javë pa u larë, mund të hyjë në xhami e njerëzit nuk munden t’i rrinë dot afër. Ndaj nëse bëhesh dembel dhe përton të pastrohesh, menjëherë kujto milingonën.

Milingona është bashkësi që e lartëson dhe i bën tesbih Allahut.
Një gjë e tillë është pohuar në hadithin që e përcjell Ebu Hurejre, se Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Një milingonë e pickoi një profet dhe ai e dogji të gjithë folenë e tyre, ndërsa Allahu i shpalli. A e dogje një popull që lartësonte dhe i bënte tesbih Allahut, a nuk të mjaftoi të digjje vetëm atë që të pickoi”. Buhariu dhe Muslimi.
Çdo gjë e lartëson Allahun ndërsa krijesat që e lartësojnë më pak Atë, jemi ne njerëzit, janë dhe xhindet.

Le të shohim në vetet tona: Sa e përmendim ne Allahun? Më i miri ndër ne është ai që e plotëson tesbihun mbas çdo namazi.
Por në përfundim po e mbyll me një lloj tjetër të milingonave, një lloj që ndryshon nga ai që kemi folur deri tani. Ajo është milingona e bardhë. Ky insekt përfaqëson një pjesë të mirë të shoqërisë sonë në të cilën ne jetojmë. Shembulli i saj është si shembulli i munafikëve, të cilët shfaqin besimin dhe fshehin mohimin. Dhe milingona për të cilën ne po flasim, punon gjithmonë në fshehtësi. Milingona e bardhë gërmon thellë në tokë, ajo mund ta ndërtojë folenë e saj në një thellësi prej 45 m, ndërsa milingona për të cilën folëm lart hyn në tokë vetëm disa centimetra. Shikoni sa dallim kanë ato nga njëra-tjetra.
Shoqëria Islame është shoqëri e pastër, e shëndoshë dhe e drejtë, ajo vepron gjithmonë punë të qarta, nuk ka të fshehta, ndërsa milingona e bardhë shihni sa thellë hyn, sepse kështu ajo mund t’i realizojë planet dhe qëllimet. Kështu janë dhe hipokritët, Allahu tregon për munafikët kur thotë: "Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit, e nëse flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre. E megjithatë ata janë si trungje të rrëzuara”. Munafikunë, 3.


Prof. dr. Nasir el-Omer
Kategori: Artikuj | Shtuar nga: ShpendXhelili (07/03/2011)
Klikime: 2088 | Komentet: 3 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 3
3 afrim  
0
"O ju milingona,hyni ne vendet tuaja qe te mos u copetoje Sulejmani dhe ushtria e tij pa e ndiere"--Dijetaret thone se kjo milingone eshte milingona me oratore dhe gjuhetare::Me pjesezen O-ajo thirri.Me peremrin Ju-terhoqi vemendjen.Me foljen Hyni-urdheroi.Me 'mos u copetoje'-ndaloi.Me 'Sulejmani dhe ushtria e tij'-percaktoi drejtimin e rrezikut.Me 'pa e ndiere'-i justifikoi.

2 Roland  
0
ALL-LLAHU eshte Ai, qe krijoi dhe orjentoi! ''Falenderimet i takojne vetem ALL-LLAHUT te lartesuar,Gjithdishem,Madherishem..!''

1 irma  
0
e mrekullueshme ..allahu ju shperblefte

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024