E premte, 29/03/2024, 15:50
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 3, Agjërimi vullnetarë (i shevalit)
Mësimi 3, Agjërimi vullnetarë (i shevalit)
ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site

Allahu i Lartësuar thotë:
فَٱسْتَقِمْ كَمَآ أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ
"Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty…"
وَٱعْبُدْ رَبَّكَ حَتَّىٰ يَأْتِيَكَ ٱلْيَقِينُ
"Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!"
I Dërguari i Allahut, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë:
من صام رمضان ثم أتبعه ستاً من شوال كان كصيام الدهر
"Ai që agjëron Ramazanin dhe e pason duke agjëruar gjashtë ditë nga shevali, është sikur të ketë agjëruar pa ndërprerë." (Transmeton Muslimi)

Shpjegim dhe sqarim:

Feja e Allahut të Lartësuar është e vetmja fe që ithtarëve të vet u mëson stabilitetin dhe vendosmërinë; kërkon prej tyre që ata të jenë të patundur në rrugën e drejtë dhe adhurues të denjë deri ne vdekje. Kërkohet që muslimani të jetë një personalitet i vendosur dhe i qëndrueshëm gjatë tërë jetës dhe jo një besimtar sezonal. Veprimet dhe adhurimet nuk përfundojnë me përfundimin e Ramazanit. Nuk është e hijshme për muslimanin që të jetë lëkundur, por duhet të qëndrojë i patundur në adhurimin e Allahut gjatë tërë jetës.
Ramazani është tridhjetë ditë, një (e mirë) shpërblehet me dhjetë dhe kështu llogariten treqind ditë. Po ashtu edhe gjashtë ditë të shevalit në shpërblim janë gjashtëdhjetë dhe kështu plotësohet një vit i plotë.

Dobi:

1. Adhuro Allahun deri në vdekje.
2. Ibadetet nuk përfundojnë me ramazan,por ato vazhdojnë.
3. Agjërimi i gjashtë ditave të shevalit, llogaritet agjerim i pandërprerë.

Allahu im!
Më bën adhurues i rregullt, dhe më bë prej vepërmirëve te Ti.
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (02/10/2010)
Klikime: 769 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024