E enjte, 18/04/2024, 01:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 9. Namazi i Bajramit
Mësimi 9. Namazi i Bajramit
 

Xhabir Ibën Semurete (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregon dhe thotë: "I kam falur bashkë me të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dy bajrame më shumë se një herë pa ezan dhe pa ikamet."(Transmeton Muslimi)

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) rrëfen dhe thotë: "Doli i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ditën e Bajramit dhe i fali dy rekate duke mos falur para tyre dhe pas tyre asgjë."(Transmetojnë xhemati)

Nga Amër Ibën Shuajbi e ky nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në namazin e Bajramit ka marrë dymbëdhjetë tekbire, shtatë në rekatin e parë dhe pesë në rekatin e dytë. (Transmetojnë Ahmedi, Ibënu Maxhe)

Transmeton Ubejdullah Ibën Abdullah se Omer Ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e ka pyetur Ebu Uakid Elejthiun: Çfarë lexonte i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në namazin e Fitër Bajramit dhe atë të kurban Bajramit? – i tha: Lexonte gjatë tyre: "Kaf uel Kuranil Mexhid" dhe "Ikterebeti saatu uen shekkal kamer". (D.m.th. suret Kaf dhe Kamer) (Shënon Muslimi)

Numan Ibën Beshir transmeton se i Dërguari i Allahut gjatë dy bajrameve dhe në Xhuma lexonte "Sebbihisme rabbikel Ala" dhe "Hel etake hadithul gashije",(D.m.th. suret A’la dhe Gashije) ndonjëherë ndodhte që të dy festat (bajrami dhe xhumaja) të bien me një ditë dhe ai i lexonte të njëjtat sure. (Transmeton Nesaiu Ibën Maxheh, Abdurrezaku dhe hadihti është sahih-autentik)

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: "I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), Ebu Bekri dhe Omeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) e falnin namazin e Bajramit para hutbes."(Shënon Buhariu)

Shpjegim:

Namazet e bajrameve nuk kanë ezan dhe ikamet falen vetëm dy reqate që në rehatin e parë miren shtatë tekbire dhe në të dytin pesë. Është e preferuar që të lexohen dy suret e lartpërmendura.

Dobi:

1. Ligjshmëria e namazit të bajrameve.

2. Namazi i bajrameve ka vetëm dy reqate.

3. Hutbeja mbahet pas namazit.
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/11/2010)
Klikime: 953 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024