E mërkurë, 24/04/2024, 05:34
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 8. Bajrami
Mësimi 8. Bajrami
 

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili thotë: "Banorët e Medinës në kohën e injorancës kishin dy festa në të cilat argëtoheshin gjatë tyre, mirëpo kur erdhi i Dërguari i Allahut në Medinë u tha: "Ju keni pasur dy festa në të cilat argëtoheshit gjatë tyre, tani Allahu ato ua ka zëvendësuar me dy të tjera më të mira: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami." (Transmeton Ebu Davudi, Hakimi, Bejhakiu me zinxhir sahih-autentik)

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: "I Dërguari i Allahut ditën e Fitër bajramit nuk dilte për në xhami derisa të hante disa hurma, kurse hurmat i hante në numër tek."(Transmeton Buhariu)

Ebu Seid el Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmeton dhe thotë: "I Dërguari i Allahut dilte për të falur namazin ditën e kurban Bajramit dhe Fitër Bajramit në musala. (vendfalje e caktuar për të falur namazin e Bajramit)" (Transmeton Buhariu)

Umu Atije (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) thotë: "Jemi urdhëruar në kohën e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ne, gratë e shtyra në moshë, madje edhe gratë të cilat ishin me menstruacione që të dalim në Bajrame për të marrë pjesë në lutjet e muslimanëve si dhe mirësitë gjatë tyre. Kurse ata të cilët ishin me menstruacione i largoheshin vendit ku faleshim."(Mutefekun alejhi)

Xhabir Ibën Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: "I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në ditën e Bajramit e ndërronte rrugën gjatë shkuarjes dhe kthimit nga musala."(Transmeton Buhariu)

 

Shpjegim:

Nga hadithet e lartpërmendura mësojmë se myslimanët i kanë vetëm dy festa. Në këtë ditë myslimanët i mësoj Muhamedi salallahu alejhi veselem që të dalin dhe ta falin namazin e bajramit.

Dobi:

1. Ligjshmëria e fitër bajramit dhe kurban bajramit.

2. Dalja për namaz e të gjithëve.

3. E preferua është ndërrimi i rrugës.

Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/11/2010)
Klikime: 749 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024