Mësimi 5. Dita e Arafatit
Ebu Katadeja tregon se është pyetur Pejgamberi sallallahu alejhi ve sel-lem, për agjërimin e ditës së Arafatit, dhe ka thënë: "I shlyen gjynahet e vitit të Kaluar dhe të ardhshëm." (shënon Muslimi)
Muhammedi, sallallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Në asnjë ditë tjetër Allahu nuk liron nga zjarri i zhehennemit më shumë robër se sa në ditën e Arafatit." (muslim).
Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Përqëndrohuni në kryerje të haxhit dhe umresë, këta të dyja largojnë varfërinë dhe mëkatet sikur që zjarri pastron hekurin, arrin dhe argjentin, dhe ska shpërblim veç xhennetit për haxhin e pranuar." (Tirmidhi)
Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Duaja më e mirë është duaja në ditën e Arafatit, kurse atë që e kam thënë unë deh pejgamberet para meje: La i lahe ilallahu vahdehu la sherike lehu, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadirë." (Shënon Termidhiu)
Shpjegim:
Dita e Arafatit është njëra ndër ditët më të vlefshme te Allahu i Lartësuar. A krenohet para melaqeve. Allahu liron nga zjarri. Agjërimi i asaj ditë është shumë me vlerë gjithashtu edhe duaja, lutjet.
Dobi:
1. Vlera e ditës së Arafatit.
2. Vlera e agjërimit, e cila i fshinë mëkatet e dy viteve.
3. Duaja e Muhamedit sallallahu alejhi ve sel-lem më e mira dua.
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
|