Mësimi 4. Dhjetë ditët e Dhul-hixhes
Allahu i Lartësaur thotë:
"Vërtet që numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë muaj në vit, ashtu siç u urdhërua nga Allahu ditën kur Ai krijoi qiejt dhe tokën; nga këta, katër janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë dhe mos i bëni padrejtësi vetes suaj në." (Teube, 36)
"Viti e bën rrotullimin në një formë të njëjtë që kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën, viti ka dymbëdhjetë muaj dhe katër prej tyre janë të shenjtë, tre janë (vijnë) radhazi, si: dhilkade, dhilhixhe dhe muharrem, ndërsa rexhebi gjendet mes xhumades dhe shabanit." (Transmeton Buhariu)
Muhammedi, sallallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur tek Allahu sesa në këtë ditë (të Dhul-hixhes)." I thanë: "As xhihadi?" Tha: "As xhihadi, përveç nëse del ndokush vetë dhe me pasurinë e vet dhe nuk kthehet me asgjë." (Transmeton Buhariu)
Muhammedi, sallallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk ka ditë që vepra të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditë, prandaj sa më shumë shqiptoni tehlil (La ilahe il-lall-llah), tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (El-hamdu lil-lah)." (Transmeton Ahmedi)
Muhammedi, sallallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Nuk ka ditë ku punët llogariten më të mëdhaja dhe janë më të dashura tek All-llahu sesa këto ditë, prandaj në këto ditë shtoni përmendjen e këtyre fjalëve: La ilahe il-lall-llah, All-llahu Ekber dhe El-hamdu lil-lah".(Shënon Ahmedi)
Shpjegim:
Muaji Dhul-hixhe është njëri ndër muajt e shenjtë të cilësuar nga Allahu i Lartësuar qëkur u krijuan qiejt dhe toka.
Dhjetë ditët e muajit hënor të Dhul-hixhes kanë vlerë të madhe tek Allahu i Lartësuar, sepse është një dhjetëshe e bekuar.
Atëherë le të bëhen disa veprime me anë të tyre të fitojmë kënaqësinë dhe faljen e Allahut të Lartësuar, si: pendimi nga të gjitha gjynahet (teube), shtimi i veprave të mira, i ibadeteve të tjera vullnetare, i urdhërimit në të mirë dhe i ndalimit nga e keqja; kryerja e haxhit,madhërimi i Allahut të Lartësuar.
Dobi:
1. Allahu i Lartësuar i krijoi muajtë, dh katër prej tyre i veçi të shenjtë.
2. Allahu e don ibadetin e ditëve të dhul hixhes.
3. Shtone tekbirin, tahlilin dh etahmidin në këto ditë.
Allahu im! Fali gjynahet e mia, Ti je Falës më përfshi në faljen Tënde.
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc