E mërkurë, 04/12/2024, 09:40
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 3. Vlera e haxhit
Mësimi 3. Vlera e haxhit
 

Ebu Hurejr tregon: E pyetën Pejgamberin, sallallahu alejhi ve sel-lem: cilët punë janë më të vlefshme? Ai tha: "Besimi në Allahun dhe të dërguarin e Tij. U tha: më pastaj? Tha: "lufta në rrugë të Allahut" u tha: e më pastaj? tha: "haxhi i pranuar". (Shënon Buhariu).

Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Kush e kryen haxhin dhe (gjatë kryerjes se tij) nuk shan dhe nuk bën mëkat, kthehet si ate ditë kur është i lindur nga nëna e tij." (muttefekun alejhi)

Pejgamberi, sallallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: „kush e kryen haxhin dhe (gjatë kryerjes se tij) nuk shan dhe nuk bën mëkat, kthehet si ate ditë kur është i lindur nga nëna e tij" (muttefekun alejhi)

Muhammedi, sallallahu alejhi ve sel-lem thotë: „umreja pas umresë është shpagim për çka ka pasur ndërmjet (prej mëkateve të vogla) kurse për haxhin e pranuar ska shpërblim veç xhennetit" (Muslim).

Shpjegim:

Haxhi i pranuar është ai haxh i plotë dhe i shëndoshë, pa munguar shpërblimet. Haxhi është njëra ndër veprat madhore të Islamit dhe ibadetet më të dashura te Allahu i Lartësuar, sepse në vete ngërthen disa lloje të adhurimeve. Allahu premtoj shpërblim shumë të madh dhe falje të gjynaheve, aq sa myslimani të pastrohet nga mëkatet po si fëmija i porsalindur.

Dobi:

1. Haxhi ka vlerë të madhe dhe pozitë të lartë.

2. Haxhi i pranuar "mebrur" është shkak i shlyerjes se mëkateve.

3. Haxhi është sebep për të hyrë në xhenet.
 
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (14/11/2010)
Klikime: 569 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024