E shtunë, 21/12/2024, 12:55
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 31. Kujdesë se çka po fletë!
Mësimi 31. Kujdesë se çka po fletë!

All-llahu i Lartësaurë thotë:
"O besimtarë, shmanguni morisë së parashikimeve! Disa parashikime me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiu¬no¬ni njëri-tjetrin e as mos përqeshni njëri-tjetrin! A do dikush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vde¬kur? Ju atë e dini se është shumë keq - prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu vërtetë pranon pendimet dhe është shumë i mëshirshëm.” (el-Huxhurat, 12)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: "Kush beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, le të fle¬të mirë ose le të heshtë.”(Muttefekun alejhi)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: "Vërtet njeriu me një fjalë të folur, për të ci¬lën ai deklarohet (pa e menduar), mund të rrëshqa-së drejt zjarrit më larg se distanca ndërmjet lindjes dhe perëndi-mit.” (Muttefekun alejhi)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: "Vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu ësh¬të i kënaqur, kurse ai nuk ka kujdes, do të jetë i ngritur nga All-llahu në shkallë (të nderit). Dhe vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu s’është i kënaqur, kurse nuk ka kujdes, do të hudhet në Xhehenem.”(Transmeton Buhariu)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: "Vërtet njeriu flet një fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka. All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj e kënaqësinë e Tij deri në ditën e takimit me të. Dhe vërtet njeriu flet një fjalë, të cilën All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka shpre¬suar se do të arrijë diçka, All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj ze¬mërimin e Tij deri në ditën e takimit me të.”(Maliku në Muvatta dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka thënë: "Mos flitni shumë pa përme-ndjen e All-llahut. Sepse, shumë biseda pa përmendjen e All-llahut e vdesin zem¬rën. Vërtet, më së largu nga All-llahu janë ata që i kanë zemrat e vdekura.”(Transmeton Tirmidhiu)

Shpjegim:
Është e domosdoshme të dihet se çdo njëri duhet ta ruajë gjuhën e tij nga çdo e folur, përveç asaj që tregon dobi. Madje edhe atëherë, nëse është e barabartë të flitet dhe të mos flitet edhe për gjërat e dobishme, është më mirë përmbajtja nga të folurit, sepse shpeshherë kuvendimi i lejuar e çon njeriun në të palejuarën apo të jopreferuarën. Është e nevojshme të përmbahemi nga të folurit, përveç nëse është i mirë, d.m.th. nëse dobia e tij është e dukshme. Ndërsa nëse dobia e tij është e dyshimtë, atëherë nuk bisedohet.

Dobi:
1. Besimtari duhet ti largohet paragjykimeve.
2. Besimtari i mirë fletë vetëm mirë.
3. Fjala e mirë të drejton për në xhenet.
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/11/2010)
Klikime: 1523 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024