E martë, 23/04/2024, 07:07
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 30. Abdesi të pastron nga gjynahet
Mësimi 30. Abdesi të pastron nga gjynahet
 



All-llahu i Lartësaur thotë:
"O besimtarë! Kur të niseni të kryeni faljen (namazin), lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja me gjithë bërryla, kurse kokën tuaj fërkojeni (bëni mes-h), edhe këmbët tua¬ja deri në zog të këmbës. Dhe nëse jeni të papastër (xhunub), atëherë pastrohuni! Por, nëse jeni të sëmurë ose në rrugë, ose në qoftë se keni kryer nevojë natyrore apo keni pasur marrëdhënie me gratë tuaja e nuk gjeni ujë, atëherë me duart tuaja prekni tokën e pastër, lë¬mo¬ni fytyrat tuaja dhe duart tuaja. All-llahu nuk do t'u bëjë vështirësi, por do që t’ju pastrojë dhe t'ua plotë¬sojë dhuntinë e vet që të jeni mirënjohës.” (Maide, 6)


Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Kur merr abdest robi musliman (besimtari), kur ta lajë fytyrën e vet, prej fytyrës së tij del çdo mëkat që ka bërë duke shikuar me sytë e vet, këto mëkate bien së bashku me rënien e ujit ose me pikën e fun¬dit të ujit. Ndërsa kur t’i lajë duart e veta, atëherë çdo mëkat i dorës bie me ujin ose me pikën e fundit të ujit të dorës. Kur t’i lajë këmbët, atëherë çdo mëkat i këmbës do të bie prej këmbës së bash¬ku me ujin e abdestit, apo me pikën e fundit të ujit të abdestit nga këm¬ba, kështu që kur të kryhet abdesti, mbetet i pastër prej mëka¬teve.” (Transmeton Muslimi)

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "A dë¬shi¬roni t’ju tregoj se me çka All-llahu i shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja?” Të pranishmit i thanë: "Po, o i Dër¬gua¬ri i All-llahut!” Pejgamberi s.a.v.s. u tha: "Marrja e abdestit edhe atëherë kur është vështirë, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe prit¬ja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë, kjo është fortifi¬ka¬të.” (Transmeton Muslimi)

Shpjegim:
Allahu i Lartësaur urdhëron që para se të falet namazi të miret abdesi, sepse është njëri ndër kushtet e pranimit të namazit. Pastaj besimtari m eabdes pastrohet nga gjynahet ashtu sin a tregon Muhamedi sal-lallahi alejhi ve selem.

Dobi:
1. Marrja e abdesit është obligim.
2. Me abdes Allahu ti fal mëkatet.
3. Abdesi është mburojë për muslaimnin.
 
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/11/2010)
Klikime: 1419 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 1
1 Fatlum  
0
Selam alejkum aga hoxh deshta tju bej nje pytje nese munet qfar lutje duhet te bejsh kur te ulesh para allahut xh,sh et lutesh qeti fal mekatet qe ike ber mendoj me serijozitet nese eke dhe nuk i perserit Jufaliminderit Allahu shu shperbleft .

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024