Mësimi 29. Lexone Kuranin
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Di¬tën e Gjykimit për të zotët e vet.” (Transmeton Muslimi)
Nevvas bin Sem’ani r.a. thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: "Ditën e Gjykimit do të vijë Kur’ani dhe të zotët e tij, të cilët vepronin sipas tij në këtë botë (dunja); u prijnë su¬ret "El-Bekaretu” dhe "Ali imran”, të cilat ndërmjetësojnë për sho¬kun (lexuesin) e vet.”(Transmeton Muslimi)
Uthman ibnu Affani r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an dhe ia mëson atë dikujt.” (Transmeton Buhariu)
Umer ibnul Hattabi r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet All-llahu me këtë Libër do t’i ngrejë disa popuj, ndërsa disa të tjerë do t’i degradojë.” (Transmeton Muslimi)
Ibnu Umer ibnul Hattabi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Nuk ka xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit All-llahu ia ka dhënë Kur’anin dhe ai është me të ditë e natë dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi.” (Muttefekun alejhi)
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Zotëruesit të Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhe hip lartë, lexoje ashtu si e ke lexuar në dynja. Vendi yt do të jetë te ajeti i fundit të cilin do ta lexosh.” (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Shpjegim: Hadithet e lartpërmendura shum qartë na tregojnë për rëndësin e leximit të Kuranit, ai do të ndërmjetësoj në ditën e gjykimit, lexuesit do të kenë pozita të larta. Kurse Allahu m këtë libër i privilegjon individët dhe popujt.
Dobi: 1. Lexuesi përjeton ndërmjetësim e Kuranit në ditën e gjykimit. 2. Ai që e mëson Kurnain konsiderohet njëri ndër më të mirët. 3. Kurani të lartëson nëse ti e respekton.
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
|