Mësimi 26. Xhamia
Allahu i Lartësuar thotë: "Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë të veçantë për të adhuruar Allahun. E mos adhuroni në to askënd tjetër me Allahun.”(Xhin, 18)
"E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe Ditës së Fundit e që e falë namazin, jep zekatin e nuk i frikësohet askujt përveç Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).” (Teube,18)
"(Ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregëtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin. Ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 36-37)
"A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të Allahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë.” (Teube, 109)
Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Xhamia është shtëpia e çdo të devotshmi. Allahu i ka garantuar atij që xhaminë e ka shtëpi të veten me shpirt, mëshirë dhe kalim të siratit drejt kënaqësisë së Allahut dhe xhenetit.” (Taberaniu) Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Shtatë persona do të hyjnë nën hijen e Allahut, atë ditë që s’ka hije tjetër pëvreç hijes së Tij. Prej tyre: njeriu që e ka zemrën të lidhur për xhaminë.” (Buhariu dhe Muslimi)
Shpjegim: Xhamitë janë shtëpitë e Allahut të Lartësuar, të cilat shërbejnë për adhurim, kurse kujdesin ndaj tyre e bëjnë vetëm besimtarët e denjë që i kryejnë urdhërat e Tij. Çdo besimtarë i devotshëm xhaminë e ka shtëpi të veten, padyshim që zemrat duhet të jenë të lidhura për xhamitë e Allahut.
Dobi: 1. Xhamitë janë vetëm adhurim. 2. Ajo është shtëpia e çdo të devotshmi. 3. Xhamia të mundëson përjetimin e hijës së Alalhut.
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
|