Mësimi 23. Bë mirë
Allahu i Lartësaur thotë: "Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit". (Ali Imran: 133- 134).
Transmeton Abdullah ibn Omeri, radijall-llahu anhuma, se një njeri erdhi te Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe tha: o i Dërguar i All-llahut, cili njeri është më i dashur te All-llahu dhe cilat janë veprat më të dashura te All-llahu?
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha: "Njerëzit më të dashur te All-llahu janë më të dobishmit për njerëzit, kurse veprat më të dashura te All-llahu janë: - gëzimi i një muslimani; - t'ia largoj një brengë; - tia lajë borxhin; - tia largoj urinë; - të eci me një vëlla timin për ndonjë nevojë të tijë është më e dashur për mua se sa të qëndroj nëj muaj itikaf në këtë xhami (xhaminë e Pejgamberit); - ai që e përman hidhërimin e tij, All-llahu ia mbulon të metat; - ai që ngulfat mllefin e tij edhe pse ka mundësi që të hakmiret, All-llahu ia mbush zemrën me shpresë Ditën e Kijametit; - ai që ecë me vëllanë e tij derisa tia kryejë nevojë, All-llahu ia forcon këmbët atë ditë që shumë këmbë do të rrëshqasin. Kurse sjellja e keqe e prish fenë ashtu sikurse e prish mjaltën uthulla". (transmeton Taberaniu, Ibn Ebi Dynja, e të tjerë, hadithi është hasen.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Njerëzit më të dashur te All-llahu janë më të dobishmit për njerëzit". Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: "Udhëzimi i njeriut në vend të humbur është për ty sadaka, të shikosh për njeriun me pamje të dobët është për ty sadaka, largimi i therës dhe ashtit nga rruga është sadaka, të shprazish nga kova yte në kovën e vëllaut tënd është sadaka". (Shënon Tirmidhiu).
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Ushqeni të uriturin, vizitoni të sëmurin dhe çlironi të robëruarin". (Buhariu). Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë: "Ishte një njeri që u jepre njerëzve borxh. Djemve që e mbledhnin borxhin u thoshte: nëse takoni ndonjë të ngratë faljani, se ndoshta All-llahu na e fal neve. E kur e takoi All-llahun e gjeti se ia kishte falur mëkatet". (Buhariu dhe Muslimi). Shpjegim: Argumentet e lartpërmendura janë mjaftë të qarta për bamirësi, dhe ata që dëshirojnë ta fitojnë dashurinë e Allahut të Lartësuar le t aushtrojnë bamirësinë me të gjitha porositë profetika të lartpërmendura.
Dobi: 1. Allahu i do bamirësat. 2. Bëhu i dobishëm pët të tjerët. 3. Falni të ngratit dhe nevojtarët.
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
|