Mësimi 22. Vlera e diturisë (2)
Allahu i Lartësuar thotë:
" ... O Zoti im, shtoma dijeninë!" (Ta-ha, 114)
"... Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe." (Nisa, 113)
"Përkundrazi! Ai (Kurani) është shpallje e qartë në zemrat e atyre, të cilëve u është dhënë dija. Shpalljet Tona i mohojnë vetëm keqbërësit." (Ankebut, 49)
"Nuk është mirë që besimtarët të shkojnë në luftë të gjithë njëherësh, por prej çdo bashkësie, një grup të mbetet mbrapa, që të thellohet në mësimin e fesë dhe kështu të këshillojë popullin e vet, mbasi të kthehet nga lufta, që t’i frikësohet Allahut." (Tevbe, 122)
Nga Ebu Hurejra, Allahu e mëshiroftë, transmetohet: "I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të, ka thënë: "Kur të vdesë njeriu, i ndërpritet veprimtaria e tij, përveç tri gjërave: sadakaja e vazhdueshme, dituria prej së cilës kanë të tjerët dobi ose ndonjë fëmijë i mirë që bënë lutje për të."( Shënon Muslimi)
Kurse Sehl ibn Muadhi transmeton nga Enesi, i cili transmeton nga babai i tij, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Kush i mëson dikujt dituri, ai do të marrë shpërblimin e atij që punon sipas saj duke mos i munguar aspak shpërblimi edhe atij që vepron sipas saj." (Shënon Ibn Maxheja, dhe shejh Alabani e gjykon si hasen)
Nga Sehl ibn Sadi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qoftë mbi të, i tha Aliut, Allahu e mëshiroftë: "Sikur ta udhëzojë Allahu edhe vetëm një person përmes teje është më mirë për ty sesa devetë e kuqe." (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
Transmeton Ebi Humamete nga i Dërguari i Allahut, paçja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: "Kush shkon në xhami dhe nuk dëshiron diçka pos të mësojë apo t’i mësoj të tjerëve diçka të mirë, ai do ketë shpërblim sikurse është shpërblimi që ta ketë kryer haxhin e plotë." (Shënon Taberaniu në "El-kebir" dhe shekh Allbani e shënon në sahihun e tij)
Transmeton Hudhjfe ibn Jemani, Allahu e mëshiroftë, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: "Vlera e diturisë është më e mirë se vlera e adhurimit (ibadetit)..."( Shënon Taberaniu në Eusat, dhe Elbezariu me transmetim hasen dhe gjithashtu në sahihet e shejh Albanit)
Shpjegim:
Allahu i Lartësuar ia mësoi pejgambereve dhe të tjerëve atë që nuk e kanë ditur. Njeriu duhet ta kërkoj diturinë dhe dituritë e nevojshmë për të pasur mundësi të jetoj sa më mirë deh si besimtarë i sinqertë. Dituria është e dobishme edhe pas vdekjes sepse sevapet të vinë edhe më pas.
Dobi:
1. Dituria të sjell të mira nëtë dy botët.
2. Dituria e ngrit njeriu dhe e bën të dobishëm.
3. Lutju Allahut për dituri të dobishme.
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc