E enjte, 28/03/2024, 21:27
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Mësime ditore

Mësimi 1. Ihlasi dhe nijeti (sinqeriteti dhe qëllimi)
 
Mësimi 1. Ihlasi dhe nijeti (sinqeriteti dhe qëllimi)
 
ImageShack, free image hosting, free video hosting, image hosting, video hosting, photo image hosting site, video hosting site
 
 
Mësimi 1.

Ihlasi dhe nijeti
(sinqeriteti dhe qëllimi)

Allahu i Lartësuar thotë:
مَن كَانَ يُرِيدُ ٱلْحَيَاةَ ٱلدُّنْيَا وَزِينَتَهَا نُوَفِّ إِلَيْهِمْ أَعْمَالَهُمْ فِيهَا وَهُمْ فِيهَا لاَ يُبْخَسُونَ. أُوْلَـٰئِكَ ٱلَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِي ٱلآخِرَةِ إِلاَّ ٱلنَّارُ وَحَبِطَ مَا صَنَعُواْ فِيهَا وَبَاطِلٌ مَّا كَانُواْ يَعْمَلُونَ.
"Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t’ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t’u lihet gjë mangët. Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.” (Hud, 15-16)
Nga Omeri bin Hatabi Allahu qoftë i kënaqur me të tregon: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ve selem, duke thënë:
إِنَّمَا الْأَعْمَالُ بِالنِّيَّاتِ وَإِنَّمَا لِكُلِّ امْرِئٍ مَا نَوَى فَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ إِلَى دُنْيَا يُصِيبُهَا أَوْ إِلَى امْرَأَةٍ يَنْكِحُهَا فَهِجْرَتُهُ إِلَى مَا هَاجَرَ إِلَيْهِ
"Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që çdonjëri ka pasur dhe çdo njeri do të marrë shpërblim në përputhje me qëllimin që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t’u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë që ai u shpërngul.” (Buhariu)


Shpjegim:

Do të thotë, kush e kërkon jetë e kësaj bote dhe kënaqësitë e saja, duke filluar nga ushqimi, pija, veshmbathja, pasuria, fëmijët, duke mos u përgatitur për jetën e ahiretit, duke mos e pastruar veten me punë të mira. Allahu për punët e dynjasë qe kërkon do ti japë të gjitha pa munguar asgjë, sepse çdo kush për çka ka pasur nijetin dhe ia ka bë mundin nuk do t’i mungoj. Kurse nga ahireti nuk do të kenë asgjë, gjithashtu edhe do të shkatërrohet e rrënohet.
Nijeti, qëllimi është baza e punës. Vepra e njeriut do të pranohet ose refuzohet në saje nijetit të vepruesit. Ai i cili e punon një punë sinqerisht për Allahun ka për nijet shpërblimin e Allahut dhe vepra e tij është në përputhje me sunnetin e Muhamedit salallahu alejhi ve selem, ajo pranohet. Kurse çdo nijet, jo për Allahun, vepra nuk bëhet me sinqeritet (ihlasë), ajo vepër është e pa pranuar, e refuzuar.

Dobi:

1. Kusht i pranimit të veprës është sinqeriteti (ihlasi), ajo të bëhet vetëm për Allahun e Lartësuar.
2. Rëndësia e sinqeritetit, vepra pa te është e pavlerë.
3. Për pranim e veprës, nuk mjafton vetëm ana e jashtme, pamja.
4. Të pastrohet qëllimi (nijeti) në çdo veprim, për këtë duhet përpjekur vazhdimisht.


Allahu im!
Të lutem për sinqeritet, na bë të mundur atë në fjalë dhe vepra të jashtme dhe të brendshme.


 
Ulvi Fejzullahu - Bujanoc
ulvi-fejzullahu@hotmail.com
Kategori: Mësime ditore | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/09/2010)
Klikime: 1175 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 Besmir  
1
Allahu xh.sh. ju shperblefte per keto mesime mjaft te rendesishme.Amin.

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024