Mësimi 19. Kamata
Allahu i Lartësuar thotë:
"Ata që e hanë kamatën (ditën e gjykimit), nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. (kjo ndodh kështu) ngase thanë: "Tregtia është njësoj sikurse edhe kamata"! E Allahu e ka lejuar tregtinë, por e ka ndaluar kamatën." (Bekare, 275).
"Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar" (Bekare, 276).
"E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), ta dini se do të jeni në luftë me Allahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni." (Bekare, 279).
"O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtarë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata." (Bekare, 278).
"Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, Allahu nuk e do asnjë mohues dhe mëkatar." (Bekare, 276).
Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: "I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshi mbi të, ka mallkuar atë që e ha kamatën, ai që ushqen kamatën (e jep atë), ai që e evidencon atë si dhe ata që janë në cilësinë e dëshmitarëve në kontratën ku ekziston kamata." Dhe tha: "Të gjithë këta janë të barabartë" (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: "Largohuni prej shtatë mëkateve shkatërruese (rrënuese). Shokët e tij i thanë: O i Dërguar i Allahut, cilat janë këto mëkate? (Ai) Tha: "Të bërit rival Allahut (shirku), magjia (sihri), mbytja e njeriut që e ka ndaluar Allahu me përjashtim nëse këtë e kërkon drejtësia (e fesë), keqpërdorimi (ngrënia) i pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja ndaj grave të ndershme besimtare" (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Ebu Hurejre transmeton se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kamata është shtatëdhjetë lloje mëkatesh, më e lehta është sikur njeriu të martohet me nënën e vet." (Shënon Ibn Maxheh dhe Albani e cilëson të saktë).
Shpjegim:
Përdoruesit e kamatës në ditën e gjykimit do të jenë si të çmendur. Allahu i Lartësuar urdhëron që njerëzit të largohen prej sajë, sepse ajo e zhduk dhe e çrrënjosë pasurinë, e largon e bereqetin. Ajo që është po ashtu shumë serioze, ai që merret me kamatë i ka shpallur luftë Allahut.
Dobi:
1. Do të ringjallet sikurse ai që e ka kapluar shejtani.
2. Asgjësimi dhe zhdukja e pasurisë.
3. Shpallje luftë Allahut.
Përgaditi: Ulvi Fejzullahu - Bujanoc