E diel, 20/10/2019, 14:32
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Tregime

Mendoja...
Mendoja...
Shkruar nga Jusra Aliu
 
Ishte natë e sytë e mi ishin drejtuar drejt yjeve ndricuse, ndjeja në zemrën time një boshllëk dhe lutesha që dikush të me tregonte rrugën e jetës.
Pyesja veten pse jetoj e si eci në këtë tokë duke zbrazur në të mëkatet e mia, mendoja sa bujare qe toka e durimtare, shihja drejt qiellit e cuditesha me qetësinë e tij, nuk isha e qetë derisa thellë në shpirt besoja se "dikush " ka krijuar gjithcka.

Ajo që doja ishte të fitoja dritën më të bukur se drita e yjeve, e ajo është drita e besimit, atëherë nisa të mesoj kuptimin e kësaj bote e, kjo s’ishte rastësi dhe as hamendje fëmijërore. Isha futur në rrugë pa rrugëdalje në kërkim së të vërtetës.
 
Mbaja një kryq në qafë e lexoja vargje Biblike më dukeshin përralla të bukura. Një ditë mendova me vete, nëse ai Jezusi është varur në kryq për mëkatet e njerëzve e ata janë te shpëtuar pse jetojnë në këtë botë me vuajtje, thash me vete nëse dikush do vriste dikë tjetër me pistoletë të afërmit e tij nuk do ta varnin atë në qafë e kështu e hoqa kryqin e besoja Zotin të Plotfuqishëm, por vargjet Biblike thoshin se Zoti ha, pi, fle si ne.
Thash me vete si mund të të ndihmojë dikush që nuk sjell dot as vetën në jetë? Si mund të të sjelle mirë dicka që është bërë nga duart e tua? E lash këtë rrugë të humbur dhe prapanike. Desha t’i thërras llogjikës e të bindem se cila është rruga e jetës... 
Më thoshin të mos e besoj Zotin pasi nuk duket, shihja gjurmët e mia në borë e mendoja se edhe Zoti ka lënë argumente për t’u besuar.
 
Duke u bërë 12 vjece kuptova se mund t’ju ktheja një përgjigje, edhe ajri nuk duket,  edhe mendja edhe shpirti i robit nuk duken, por gjithsesi ekzistojnë se ne e ndiejmë ajrin, dhimbjen etj, pastaj nëse nuk do kishte Krijues nuk do kishte krijesa, cdo gjë që ekziston dëshmon për ekzistencën e Allahut. Kjo ështe rruga e jetës rruga e lumturisë tashme nuk ndiej boshllëk, por kënaqesi të pakrahasueshme kjo është rruga e shkencës, rruga e dijës së dobishme, rruga e shpëtimit, rruga e pastër që e bënte varfrinë me zemër të pasur,  të pasurin kokëulur, të bardhin të përqafojë të ziun, mëkatarin e bën të shpresoje, vepërmirin të veprojë, kjo rrugë bën që dijetarët të friksohen dhe jetimet të mëshirohen.
Lus Allahun të udhëzojë cdo njeri që kërkon udhëzimin!
Kategori: Tregime | Shtuar nga: shpend-xhelili (01/08/2010)
Klikime: 621 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 2
0 Spam
2 eli  
Amin ,All-llahu e udhëzoft at qe e kerkon fen e vertet Islamin

0 Spam
1 bjondina  
allahu eshte 1

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2019