E hënë, 23/12/2024, 20:59
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Me çfarë do të më këshillonit para martese?

Pyetja:

Jam një djalë i ri dhe së shpejti do të martohem. Me çfarë do të më këshillonit në përgjithësi, para martese, posaçërisht rreth natës së parë me nuse. Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari, ju urojmë martesën me lutjen që e bënte Resulullahu dy të martuarve: "Barekellahu leke, ue barekellahu alejke, ue xhem`e bejnekuma fi hajr.” Hadithin e cilësojnë të saktë, Hakimi, Dhehebi dhe Albani.

Vërtet martesa për njeriun është një segment mjaft i rëndësishëm në jetën, prandaj edhe Islami në shumë forma nxit në të.

Kurse këshillat me të cilat do të ishte e nevojshme të këshillohen ata që janë para këtij hapi janë të shumta. Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!), njëri nga dijetarët bashkëkohorë tashmë të njohur edhe për lexuesin shqiptar, e shkroi një libër që e titulloi "Adabu Zifaf”, "Normat e martesës”, ku i përmbledh disa norma mjaft të rëndësishme që duhet të kihen parasysh gjatë martesës dhe mbrëmjes së parë.

Ai në parathënien e librit tregon arsyen e shkrimit të librit dhe sqaron se e shkroi atë si përgjigje kërkesës së një vëllai musliman që ishte i afërt me të dhe që parapërgatitej të martohej. Ai kishte kërkuar nga hoxha që t`i japë disa këshilla të nevojshme para se të fillojë jetën bashkëshortore. Kurse hoxha si përgjigje nuk i shkroi disa fleta, por një libër të tërë.

E përmenda këtë pasi nga kjo vërehet se sa është e nevojshme që i riu, i cili është para këtij akti të dijë dhe të mësojë gjërat e nevojshme me të cilat do të ballafaqohet kur të martohet, duke filluar nga gjërat më të thjeshta e deri në ato edhe më intimet që ndodhin ndërmjet burrit dhe gruas, pasi tani ai do të ndaj shumë gjëra me partnerin e ardhshëm të jetës.

Kurse këshilla jonë do të ishte që për ju është shumë e nevojshme të lexoni diçka rreth çështjeve që kanë të bëjnë për martesën dhe raportet ndërgjinore që do të ngrihen ndërmjet teje dhe bashkshortes së ardhme tënde. Prandaj ju preferojmë të lexoni njërën nga këto libra:

1. "Fshehtësia e një martese të lumtur” të shkruar nga Rukije Abdulmaksud, një femër angleze që ka pranuar Islamin.

2. "Rregulla bashkëshortore” të shkruar nga Abdullah Nasih Ulvan.

3. "Elemente themelore të jetës bashkëshortore” të shkruar nga Muhamed Ahmed Kenan.

 Ndoshta ka edhe ndonjë libër tjetër që shtjellon tematikat në fjalë, por ajo që dimë ne është se këto janë librat e përkthyera që gjinden neper libraritë tona e që flasin për këto tematika.

Këshillat të cilat do t’i përmendja, shumica e tyre janë të cekura në këto libra, prandaj nuk do të theksoj ndonjë nga ato.

Së fundi, lus Allahun e Lartësuar t’ju jap lumturi pas martese në këtë botë dhe rehati në botën tjetër! Amin!

Alaudin Abazi

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: shpend-xhelili (17/04/2010)
Klikime: 2212 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 berat  
0
amin inshalla e selamu alejkum

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024