E diel, 22/12/2024, 22:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Kuran [24]
Sunnet [35]
Akide [48]
Fikh [46]
Tefsirë [48]
Sira [15]
Dave [9]
Tregime [99]
Urtësi [31]
Mesazhe Islame [105]
Artikuj [392]
Hutbe [91]
Arti Islame [18]
Pyetje & Përgjigje [520]
Poezi Islame [11]
Emra musliman [5]
Poezi Islame [94]
Kurani dhe shkenca [147]
Histori [26]
Familja Islame [106]
Shtyllat e Fesë [193]
Mësime ditore [43]
Ligjërata nga hoxha i nderuar Ulvi Fejzullahu
Video [44]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Pyetje & Përgjigje

Më brengos fakti që ende nuk e kam gjetur fatin e jetës

Pyetje:

Selam alejkum! 

Allauh ju shpërbleftë për punën që bëni!

Jam një motër myslimane, 26 vjeçare. Jam sociologe me profesion, gjithashtu  fali edhe pesë kohët e namazit. Më brengos fakti që ende nuk e kam gjetur fatin e jetës edhe pse vazhdimisht lus Allahun që të ma lehtëson rrugën për të më takuar me një person të ndershëm e të moralshëm mirëpo kjo s’ka ndodhur ende. Nuk di ç’ të bëj më shumë apo ndoshta ende nuk ka ardhur koha kur Allahu ka bërë caktimin për mua. Çka kishit mundur të thoni ju për këtë ose si të veproj unë në këtë rast i cili më brengos shumë kohëve të fundit dhe në njëfarë mënyrë e ndiej veten si të pavlerë në shoqëri dhe familje në këtë drejtim edhe pse profesionalisht kam arritur atë çka kam pasur dëshirë mirëpo në këtë drejtim ende jo. Pres përgjigje nga ju!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër e nderuar! Në çdo situatë duhet të jeni e pajtuar me vendimet dhe caktimet e Allahut Fuqiplotë. Shumë sprova janë të rënda në fillim, por më vonë ato e japin shpërblimin e durimit, aq sa i sprovuari e falënderon Allahun për gjendjen e mëparshme pasi ta kuptojë se ka qenë në favor të tij ajo sprovë. Mjafton durimi për të llogaritur në shpërblimin për shkak të tij!

Motër, nuk keni nevojë ta trajtoni veten si të pavlerë për shkak të mosmartesës deri më tani, si intelektuale dhe si njeri që përfillni mësimet islame! Përkundrazi, niveli i juaj intelektual duhet t'ju bëjë edhe më krenare për të arriturat tuaja. Ju edhe pse sipas besimit dhe profesionit që keni, e dini rëndësinë e familjes dhe nevojën për jetë bashkëshortore, megjithatë nuk duhet ta konsideroni veten si të vonuar apo se ju ka kaluar koha. 
Nëse ndiheni se keni probleme me magji, atëherë kërkoje shërimin e Allahut përmjet mënyrave legjitime, që i pranon Allahu. Në anën tjetër, shoqërohu me motra muslimane dhe bashkëvepro me to në jetë, ndoshta Allahu ju begaton me bashkëshort të mirë dhe të devotshëm.

Për më gjerë, lexo edhe këto linqe:

http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1223&Itemid=30si dhe:

http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1590&Itemid=30si dhe:http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1218&Itemid=30 
Allahu e di më së miri!



                                                                 Muhamed Dërmaku
 

Kategori: Pyetje & Përgjigje | Shtuar nga: ShpendXhelili (10/02/2011)
Klikime: 4827 | Komentet: 10 | Ranguar: 4.5/2
Gjithsejt komente: 10
9 agnesa  
1
pershendetje kam nje hall mbase te gjith ketu qajn hallet e tyre pata deshir qe dhe un te tregoj per hallim tim,nese mundeni teme ndimoni juv kisha lutur,jam ne lidhje me nje djal aj esht ne shtetet perendimore kemi qen te lidhur vetem permes inernetit nuk jemi takuar live ende,pershkak qe ka patun probleme dhe nuk ka mundur te vi por meka premtuar shum se nje ka qellime te mira per mua,por edhe un kam patun shum qellime t emira per te nuk ekam genjyer asnjeher at gjithmon jukam lutur zotit qe teme ndimoj ne ket lidhje qe ekam,kemi qen shum mir gjat bisedave qe kemi folur 1vit,por tash ka ndryshuar aj nuk me shkrun si me par si kemi shkruajtur dhe meka humb besimi tek aj tash,dhe nuk jam ka shpresoj fare por aj me thot qe nuk me ka harruar,dhe nuk di sitja bej juv lutem nese mundemi teme ndimoni se qfar te bej me pelqen aj djal shum,nganjher them qe mos kam ber gabim qe isah e lidhun permes netit se esht mekat nga zoti te veprojm ashtu,ju jam shum mirnjohese nese mundeni teme ndimoni ALLAHU-juv shperbleft

10 liridonlajqi  
0
nese je e interesuar te njohtohemi, gjithashtu beqar, me kontakto

8 emine  
0
selam mfalni qe po hi ne pyetje e juaja po a keni besim dhe a jeni te bindshem ne mbeshtetjen e all-llahut ather pa dyshim qe all-llahu do te udhzoj ne rug te vertet
po esht ajeti kuranor ku thot ALL-LLAH ESHT ME DURIMTARE
pa dyshym se all-llahu askend nuk e ka len pa furnizim po edhe ju si thoni pa fat......... alm

7 era  
0
kam ni pytje lidhje me fatin , kam qen e fejume jam nda po nese jam nda qe kam pas sehire ai asht martu me ni tjter po a muj amundem prap un te martohem me to perseri te bashkohem

6 Shpetim  
0
m FALI QE PO JU SHKRUJ ktu po zdita ku me shkru jam 18 vjecar spo di shka me bo po keshen keit me fizikun tem ( Pamjen teme ) po mundohem me ju ik cdo her por prap ndokush kesh spo di as shka me bo nuk jam shum musliman i fort falem vetm te premten dmth n xhuma une i falemnderohem zotit qe me ka fal po ne shkoll zakonisht qeshin me mu dhe m shkojn nerva dhe shpesh kerkoj pergjigje pse qeshen me nje robt t zotit po nuk gjej pergjigje zdi qa te bej qka boj shkon keq askush nuk em jep perkrahje as ne familje nuk xhej perkrahje per asgje

5 shqipe  
0
Lejla Moter.
Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

moter e nderuar!

un lexova qa ki shkru. dhe nese ekam kuptu mir po dan me dit mos je prek me magji. un kam lexu ne shum vene se nese beson Shum ne Zot. Nese falesh 5 vakte perdh edhe sikur si the qe po interesohesh mu msu gjdo dit ka diqka jep,sadak si the,thua dua i ban qato si duhet muslimani mi bo. ateher nuk munet met kap magjia! Si je prish me at djalin sdan me thon kurgjo,sepse qashto epat shkru Zoti,ati i kofshin fal.por nese prap mendon qe ki naj magji mundesh te shkojsh te naj hoxh i mir met knu doa. ama veq met knu.ama duhesh me kqyr mir se po ka edhe hoxha qe po meren me sene te kqija. kur t knon hoxh munet mi ti hjek qat tkeqen qe eki brenda nese eki brenda.ama qysh eki pershkru ti veten smendoj qe ki najsen,sepse po meresh shum me fej. ishallah te kam pergjigj pytjen. Ishallah ki fat me gjdo sen ne jet,Ishallah Zoti te jep shendet e tana tmirat. Mos e le kur tfalnit. per tmir!


4 indira  
0
pershendetje ... jam nje grua 26 vjecare qe 8 vite jam e martuar kam probleme bashkeshortore,,,kam nje hall qe sdi se nga tja mbaj ,,mora burin me dashuri 2 vitet e para ishin mir por me pas gjithcka ndryshoi tek ai ,, me genjente se punonte si rojtar tek nje diskotek por pas sa kohesh e kuptova se nuk ishte ashtu .... Ai ka klube nate nat dit esht jash shtepie kur vjen e kur nuk vjen ne shtepi nuk dij vet as nga shkon e cka ben me shum,, femi nuk kemi akoma buri thot qe nuk esht koha e duhur ,,,,kam duruar kaq vite nate e dite duke qendruar vetem e duke prit se ndoshta Allahu nje dite e kthen ne rug te drejt por ajo deshire akoma nuk me eshte plotesuar ,,,,ju lutem me tregoni a eshte gabim nese vjen koha te ndahem nga ai dhe a eshte haram qe jetoj me kshu njeriu ,, ju lutem me ndihmoni se kam nje dhimbje te madhe ne shpirt....

3 gona  
0
eselam alejkum deshta me ba nje pytje ,un kam qen e martuar dhe jam nda nga aj njeri sepse aj me ka genjy prej fillimit ka qen me nje femer te huaj duke shkuar dhe kishte pas femi dhe mu sme ka treguar kur jam martuar un mbas 1 viti un e kam kuptuar se aj kishte femi dhe aj ishte martuar me mua vetem per deshiren e prindve te vet dhe nuk i ka interesu se mu ma ka shkatrru jeten po deshti zoti dhe un e kuptova se aj mu nuk um don per gru aj e dojke at tjetren dua me dit se a kom bo mir qe jom largu prej ti e kom desht shum ka qen burri jem i par ne jeten time.

2 fitimi  
0
Selam alejkum! inschallah all-llahu jau hap rruget per te mira e ju nderon me nga nje burr te devotshum zoti ju ndihmoft

1 exe  
0
Moter e nderuar,ju jeni ende e re per te menduar keshtu ,nuk bene te jeni pesimiste,aq me teper kur jeni besimtare dhe e arsimuar.Une jam 32 vjeqare, e pamartuar,po ashtu me pergatitje universitare dhe kam nje pune te mire.Nuk bregosem per statusin tim aspak,nese eshte e percaktuar nga Zoti te mbetetm vet gjate gjithe jetes do te pajtohem me kete fakt,megjithse fatit nuk i dihet,shpresat s bene kurre me i humb.Une shpresoj shume per nje te ardhme te mire edhe ne kete moshe,njoh femra edhe me te moshuara te pamartuara kolege ,bashkepunetore te mia qe jan shume optimiste per jete,jane ne te dyzetat sinqerisht.Mendo edhe ti keshtu,mos i humb shpresat,mbeshtetu te Zoti krijuesi yt.Ai e di me se miri qka eshte me e mira per ty.Pershendetje,çdo te mirë!

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024